Rikthehet Pandeli Majko, betohet në Kuvend

11 Prill 2022, 17:29Politika TEMA

Rikthehet Pandeli Majko, betohet në Kuvend

Pandeli Majko është rikthyer si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas procedurës, ai bëri betimin në seancën e sotme plenare.

Majko zëvendëson ish-deputetin e PS, Alqi Bllako, i cili u arrestua si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, gjatë periudhës kur ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.

Majko u rendit vetëm një vend poshtë listës fituese të PS-së, i 19-ti për zgjedhjet e 25 prillit, duke mbetur jashtë parlamentit.

2 Komente

  1. S
    Sheshi i flamurit

    mos...tani u kompletuam

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sqepari

      Me shprese se do ta beje ate tunelin qe bashkon nen det Shq me italine!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje