Kriza e zgjedhjeve në PD: Rikthim në dhjetorin 2021

10 Prill 2022, 22:15Politika Ylli Pata

 

Kriza e zgjedhjeve në PD: Rikthim në dhjetorin 2021

“Zgjedhjet” që po kryhet në bazën e Partisë Demokratike, me nismën e Sali Berishës, nuk janë gjë tjetër veçse e njëjta skemë që ne pamë në muajin dhjetor.

Veçse ka një ndyshim; pasi këtë herë nuk ekziston Komisioni i Themelimit, por vetëm një grup që udhëhiqet edhe formalisht nga Sali Berisha.

I cili, po tenton të ndryshojë strukturat e bazës, në mënyrë që të arrijë një ndryshim të Kuvendit Kombëtar të PD-së, pasi sipas statutit, anëtar i këtij organi janë sekretarë, e kryetarë të seksioneve dhe degëve të partisë në 61 bashkitë e vendit.

Ky proces është sërish paralel dhe jo një organizim i vendosur edhe formalisht nga struktura më e lartë ekzekutive e Partisë Demokratike që është kryesia.

Por kemi të bëjmë thjesht me një nismë të Berishës, i cili ka dërguar njerëzit e tij në bazë, të cilët më pas kanë shpërndarë në rrjete sociale përgjithësisht në ambjente lokalesh private pamje të atyre që i quajnë “zgjedhje në bazë”.

Deklarata e kreut të Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Agron Kapllanaj, ka deklaruar se ato nuk janë zgjedhje zyrtare, por thjesht zgjedhje brenda Foltores apo në “Shtëpinë e Lirisë” që ishte subjekt i veçantë me PD-në në zgjedhjet e pjeshshme të 6 marsit.

Pra, për sa kohë dega e partisë dhe Partia Demokratike e Shqipërisë nuk ka njoftuar zgjedhje në gjithë vendin do të thotë që edhe në Mallakastër nuk ka pasur të tilla. A më fal, zgjedhje për Foltoren, ose për Shtëpinë e Lirisë kanë kohë që kanë filluar, ato janë zgjedhje në të drejtën e tyre, të zgjedhin strukturat e tyre, të zgjedhin kryetarin e partisë së Foltores apo të Shtëpisë së Lirisë dhe sigurisht ne nuk jemi pjesë e asaj lëvizje. Kështu që demokratët mallakastriotë sot nuk kanë zgjedhje. Partia Demoratike e degës së Mallakastrës nuk ka zgjedhje dhe nuk ka sesi t’i njohë ato si zgjedhje brenda Partisë Demokratike", deklaroi Kapllanaj.

Ndërkaq, “zgjedhje” janë kryer edhe në Kuçovë, Koplik, apo edhe Shkodër, por që nuk janë konsideruar të tilla nga ana e strukturave legale të PD-së.

Jemi në një situatë, ku sipas të gjitha gjasave Berisha do të tentojë që t’i shtojë anëtarëve të Kuvendit Kombëtar që ka pasur në anën e tij dhe t’i bashkojë  emrat e ri “të zgjedhur”. Por gjithashtu siç pritet të ndodhë; Kryesia e PD-së dhe Këshilli Kombëtar, nuk do t’ja njohë këto zgjedhje, pasi Kuvendi duhet të mblidhet me vendim të posaçëm kryesie. E në një përplasje të tillë do të vijmë në të njëjtën situatë si në dhjetorin e vitit të shkuar, kur Berisha mblodhi Kuvendin më 11 dhjetor e shkarkoi të gjithë kupolën e PD-së, e nga ana tjetër Basha dhe PD mblodhën Kuvendin e shkarkuar krerët e Foltores.

Kështu që e gjithë fabula me bashkim nuk ka gjasa të ndodhë, pasi Berisha kërkon që të njihet vendimi i gjykatësit Agron Zhukri, i cili njeh foltoren si organ i PD-së, kurse Alibeaj e kryesia kërkon që të pritet vendimi i Gjykatës së Apelit. E sipas gjasave, ai do të vendosë një farë qartësie juridike në palët që përleshen brenda PD-së, por jo atë politike. Tashmë, si në bazë, edhe në qendër kemi dy parti të ndryshme…

TemA  

3 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Sali Berisha, ka vene ne dispozicion shuma te medha parash qe te qendroi ne fuqi vendimi i gjyqetarit Zhukri i cili i dha te drejten Sali Berishes te drejtoi PD-ke dhe te futet ne selin e SHQUPIT. Saliu ka futur sekseret me te zot,pazarxhinjet, qe me valiçe me para te blejn gjykatesit dhe te len ne fuqi vendimin e gjykatesit Zhukri. Ka mundesi te ndodh,pasi gjykatesit ne shqiperi e han lekun dhe jane te korruptuar.

    Përgjigjjuni
    1. l
      lolita

      Me mire te djegin edhe nje here mandatet se sa te zgjedhin nje ish per mish...me ish-in as gjysmat e votave qe moren heren e fundit nuk i kapin dot...

      Përgjigjjuni
      1. K
        KOZi...

        Eshte nje pale dhe po ben riorganizimin ! Nuk marrin pjese te gjithe se dikush mungon, dikush eshte jashte vendit, dikush ka hatermbetje por perfundimi cdo here eshte i formuluar edhe ne seksionin me te vogel - shumica eshte mbledhja hapet - nje e dy cfare ben PD !!! Shikoni cfare ben qeveria se ajo shikohet ne gjith europen jo c,ben opozita !!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje