
“Ndërprerja e mandatit të kryetarëve në nivelin bashkie është një vendim i kongresit. Nga një analizë që ne kemi kryer na kanë rezultuar problematika”.
Kështu deklaroi Sekretarja për Gruan në PS, Etilda Gjonaj për Euronews Albania.
“Jemi në një moment riorganizimi edhe mbi bazën e ndryshimeve të statutit të PS të cilat kanë nevojë që të kenë një komunikim më të mirë me të gjitha strukturat”, u shpreh ajo.
Ish-ministrja nënvizoi se socialistët janë të bashkuar edhe është shumë i rëndësishme procesi i integrimit ne BE.
“Qëllimi i ndryshimit të statutit është rioarganimi, një strukturë e re si sekretari ekzekutiv në nivelin bashkish që do të sjellë të gjitha procedurat administrative, do i raportojnë në qendër”, tha ajo.
Lini një Përgjigje