"Rama i kërkoi SPAK-ut të godasë kuçedrën e korrupsionit në Shqipëri dhe të hetojë Berishën, opozita e quan presion të patolerueshëm"

10 Prill 2022, 10:47Politika TEMA

"Rama i kërkoi SPAK-ut të godasë kuçedrën e

Kryeministri i Shqipërisë Rama i kërkoi SPAK-ut të godasë kuçedrën e korrupsionit në Shqipëri dhe të hetojë ish-kryeministrin Berisha. Opozita e quan presionin ndaj SPAK-ut të patolerueshëm, shkruan Deutsche Welle.

Me një gjuhë figurative të ashpër Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i bëri thirrje Strukturës Anti-Korrupsion, (SPAK) “të godasë në kokë kuçedrën e korrupsionit” dhe “të hyjë më thellë në kraterin e vullkanit të poshtërsive, krimeve, vjedhjeve.” Në kongresin e PS-së, zhvilluar të shtunën (09.04), ai e nxiti SPAK-un të hetojë ish-kryeministrin Berisha, të cilin Departamenti Amerikan i Shtetit, (DASH) e shpalli në maj të vitit të kaluar “persona non grata” për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në Shqipëri.”

“Ata që akuzohen për korrupsion dhe minim të demokracisë duhet të përfshihen në hetimet e SPAK-ut, që duhet të hetojë nëse akuzat e qeverisë amerikane janë ose jo të bazuara.” – tha Rama në Kongresin e PS.

Reforma në drejtësi dhe goditja e korrupsionit


Në fjalën e tij prej rreth një ore e gjysmë në Kongresin e PS, kryeministri Rama u ndal gjatë në pritshmëritë e qytetarëve nga reforma në drejtësi, të fokusuara në ndëshkimin e korrupsionit në nivel të lartë. Dënimin me burg në shkurt të këtij viti për shpërdorim detyre të ish-ministrit të brendshëm socialist, Saimir Tahiri, arrestimet me burg nga SPAK-u të Lefter Kokës, ish-ministër i Mjedisit në mandatin e parë qeverisës të kryeministrit Rama dhe deputetit socialist Alqi Bllako, që të dy për aferën e inceneratorëve, kryeministri Rama i konsideroi si rezultate të dukshme të reformës në drejtësi, që po godet zyrtarë të PS, forcës politike në qeverisje, gjë që sipas tij në qeverisjet e mëparshme të ish-kryeministrit Berisha as që mund të përfytyrohej.

Rama tha se përgjegjësia e zyrtarëve të lartë të qeverisjeve socialiste të arrestuar nga SPAK-u është “vetëm personale dhe PS nuk është zyrë avokatie për askënd.” dhe i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë edhe për pasuritë e prokurorëvedhe gjykatësve që vettingu i ka nxjerrë jashtë sistemit.

Opozita: Presioni ndaj SPAK-ut i patolerueshëm

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, e quajti propagandë kongresin e PS „që nuk mund të fshehë keqeverisjen dhe varfërinë e shqiptarëve.” Në median sociale ai theksoi që kryeministri Rama nuk përmendi vjedhjen e miliona eurove nga ministrat e deputetët e tij në aferën e inceneratorëve dhe heshti për boshatisjen e vendit nga emigrimi i rinisë.

Komisioni i Rithemelimit të PD i drejtuar nga ish-kryeministri Berisha i cilësoi në një deklaratë për mediat “të patolerueshme, të pafalshme dhe tërësisht kriminale presionin dhe shantazhin e hapur që Edi Rama ushtroi ndaj organeve të reja të drejtësisë”./DW

31 Komente

  1. T
    Te gjithe plehrat e saliut

    Jo vetem rama qe e ka per detyre,por edhe populli i vdekur duhet te ngrihet e te protestoj prane spakut qe po kthehet ne aspak. Ky far spaku qe i kerkon fakte amerikes per kriminelin sali sikur keta vijne nga marsi dhe nuk e njihin kete kriminel,kur edhe komentusit neper bllogje po ja numrojne edhe keta te spakut vetem kerkojne rritje rrogash.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Kucedra e korrupsionit te papare ne Albanistan eshte Rama vete .Pike.

      Përgjigjjuni
      1. K
        KAPEDANI

        Po ,Rama është kuçedra .

        Përgjigjjuni
        1. m
          mirel

          Salikadavra eshte Baljlozi...

          Përgjigjjuni
      2. T
        Tahipi

        Na henksh mune ti dhe kumanari jot. Ti dhe larot e tjere si ty bashke me kryemafiozin nese keni prova çojini ne SPAK dhe denojeni perndryshe mos na çani karin. Muti qe kumanari ju jep kohe pas kohe ju mjafton sa per te lehur se per te kafshuarskini takat. Kur te vije radha jone do tia qepim letrat mire kumanarit tend e sdo kete Soros ta shpetoje.

        Përgjigjjuni
      3. F
        F-22 Raptor

        Kur opordhzita denoncon ne SPAK mazhorancen, eshte ok! Kur pozita i kerkon SPAK-ut, te hetoj krokodilet e krimeve e korrupsioni ne krahun tjeter, konsiderohet prej tyre presion! Hajde merri vèsh keta te pafytyre e te liq!

        Përgjigjjuni
        1. P
          POPULLI

          Po të shantazhosh nga tribuna e kongresit, është presion. Po të çosh dosjen me këmbët e tua ,është denoncim që e ke për detyrë .

          Përgjigjjuni
          1. F
            F-22 Raptor

            O POPULLI, cfare te denoncoj Rama thua? Dosjet jane aty per CEZ-DIA, Gerdecin, 21 janarin, privatizimin e Klubit Partizani et., etj.!

            Përgjigjjuni
            1. P
              POPULLI

              Reformën në drejtësi Rama po e trumbeton të suksesshme, se populli e kuptoi që këta janë njësoj, po ikën nga sytë këmbët. Vërtet dosjet janë atje dhe nuk po hetohen, kjo do të thotë që reforma dështoi. Rama këtë duhet ta pranoi dhe të vërë në lë.vizje mekanizmat për ti hetuar këta prokurorë. Nëse ai nuk e ka atë fuqi , imagjino një qytetar të thjeshtë. Mua Rama nuk më duket I pa fuqishëm se hashashin e gjeti mekanizmin ta legalizoj , ta gjejë mekanizmin dhe për SPAK - un ta bëj funksional , detyrë e qeverisë është. Thirjet nga kongresi janë politikë , për tu hedhur simpatizantëve të tij hi syve.

              Përgjigjjuni
              1. F
                F-22 Raptor

                POPULLI, pergjithesisht dakord me ju! Gjithsesi te falenderoj per kendeveshtrimin e reagimin etik.

                Përgjigjjuni
        2. B
          BABALE i PD

          Nuk ka opozite jane qesharake kur ballona tabaku thote te jetohen inceneratoret qenka llogjike kur thote pozita te hetohen krimet e Berrishes qenka nderhyrje haaaa mjere populli per keta plehra

          Përgjigjjuni
          1. x
            xhoxhi

            Fajn e kanë amerikanët të cilët e nxorn non grata Salinë dhe nuk publikuan asgjë pse e bënë non grata.Amerikanët duhet të sillnin gjithë provat me fjalë e figurë që populli ta kuptonte se ka të drejtë që ky njeri duhet dënuar.Duke mos publikuar asnjë provë ai këndon si këndezi në majë të plehut.Kur Rama nuk flet thonë ja ky e ka fajin tani që foli opozita u ngrit më kembë se tha që të dënohet koka e korupsionit Saliu dhe ibën presion drejtësisë.Shqipëria ka 30 vjet që ska më keq Enveri e bërë shtetin për tre vjet ku kishim frikë të bënim një shkejle ligji sot vriten ne mes të ditës.U bë gjykata kushtetuese gjoja e re dhe është shumë më keq se ajo që ishte vetëm rrogat u ritën dy tre fish.U bë SPAK-u gjoja për peshqit e mbëdhenj dhe meret me drogën dhe jo me ata që shkatëruan Shqipërinë.Pra ne nuk duhet të presim asgjë.U bë kongresi die dhe dukej si mbledhje e frontit demokratik.Turp dhe nuk morëm vesh asgjë.Kjo është Shqipëria pas 32 vjetëve?

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gjeramadhi

              O alibeunuk fiton vota po nuk fute ne burg salen o trap duke share ramen po i jep me shume pik dhe populli do ta votoj prap. A ke keshilltar apo jo qe te behash figure gjithe propaganda duhrt kundra kryekriminelit berishe dhe une qe jam socialiste do votoja per ju po denigruat salen po dhe ti qenke nje mut

              Përgjigjjuni
              1. R
                Racionalist

                Dmth kur Luli e Tabaku i kerkojne spakut te arrestoje Ramen eshte e tolerueshme kurse e kunderta nuk tolerohet? Sa shakara po ben kjo opozite e ndritur.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Taras Bulba

                  Mor maskarenjte e PD dhe foltores po pse qenka e tolerushme bemat qe ka bere ky krinel e bashke me Meten ,mbas kesaj shkundje qe i beri ASPAKUT populli e mbeshtet Ramen ,

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Një qytetar

                    A je në vehte zoti Kryeministër, je koshient për atë që deklaron? E dini kush është koka e korrupsionit dhe nuk shkoni t'a deklaroni atje ku është vëndi? Kjo është të luash vëndit, kësaj i thonë të mos deklarosh në organet kompetente ata që vjedhin pasurinë e këtij vëndi! Por fajtor nuk është vetëm ai që e bënë të ligën, po aq, në mos më shumë është dhe ai që e di dhe nuk shkon t'a deklarojë në organet kompetente. S'ka drejtësi këtu, por të kishte të vinin dhe të merrnin zvarrë e të deklaroje ato që di. Jo vetëm kaq, por të jepnin dhe një dënim të mirë për fshehje krimi. Një deklarim i tillë nga kryeministri i vëndit është vërtetë diçka e pashëmbullt, turp i padëgjuar. Me këtë deklarim ti tregove se je fiks njëlloj si çdo individ që ka lidhje me të ligën, asgjë më shumë. Ndaj dili zot kësaj që the, ndryshe më e pakta që duhet të bësh është dorëheqja përfundimtare nga detyra dhe nga politika

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Një qytetar

                      A je në vehte zoti Kryeministër, je koshient për atë që deklaron? E dini kush është koka e korrupsionit dhe nuk shkoni t'a deklaroni atje ku është vëndi? Kjo është të luash vëndit, kësaj i thonë të mos deklarosh në organet kompetente ata që vjedhin pasurinë e këtij vëndi! Por fajtor nuk është vetëm ai që e bënë të ligën, po aq, në mos më shumë është dhe ai që e di dhe nuk shkon t'a deklarojë në organet kompetente. S'ka drejtësi këtu, por të kishte të vinin dhe të merrnin zvarrë e të deklaroje ato që di. Jo vetëm kaq, por të jepnin dhe një dënim të mirë për fshehje krimi. Një deklarim i tillë nga kryeministri i vëndit është vërtetë diçka e pashëmbullt, turp i padëgjuar. Me këtë deklarim ti tregove se je fiks njëlloj si çdo individ që ka lidhje me të ligën, asgjë më shumë. Ndaj dili zot kësaj që the, ndryshe më e pakta që duhet të bësh është dorëheqja përfundimtare nga detyra dhe nga politika

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Një qytetar

                        A je në vehte zoti Kryeministër, je koshient për atë që deklaron? E dini kush është koka e korrupsionit dhe nuk shkoni t'a deklaroni atje ku është vëndi? Kjo është të luash vëndit, kësaj i thonë të mos deklarosh në organet kompetente ata që vjedhin pasurinë e këtij vëndi! Por fajtor nuk është vetëm ai që e bënë të ligën, po aq, në mos më shumë është dhe ai që e di dhe nuk shkon t'a deklarojë në organet kompetente. S'ka drejtësi këtu, por të kishte të vinin dhe të merrnin zvarrë e të deklaroje ato që di. Jo vetëm kaq, por të jepnin dhe një dënim të mirë për fshehje krimi. Një deklarim i tillë nga kryeministri i vëndit është vërtetë diçka e pashëmbullt, turp i padëgjuar. Me këtë deklarim ti tregove se je fiks njëlloj si çdo individ që ka lidhje me të ligën, asgjë më shumë. Ndaj dili zot kësaj që the, ndryshe më e pakta që duhet të bësh është dorëheqja përfundimtare nga detyra dhe nga politika

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Një qytetar

                          A je në vehte zoti Kryeministër, je koshient për atë që deklaron? E dini kush është koka e korrupsionit dhe nuk shkoni t'a deklaroni atje ku është vëndi? Kjo është të luash vëndit, kësaj i thonë të mos deklarosh në organet kompetente ata që vjedhin pasurinë e këtij vëndi! Por fajtor nuk është vetëm ai që e bënë të ligën, po aq, në mos më shumë është dhe ai që e di dhe nuk shkon t'a deklarojë në organet kompetente. S'ka drejtësi këtu, por të kishte të vinin dhe të merrnin zvarrë e të deklaroje ato që di. Jo vetëm kaq, por të jepnin dhe një dënim të mirë për fshehje krimi. Një deklarim i tillë nga kryeministri i vëndit është vërtetë diçka e pashëmbullt, turp i padëgjuar. Me këtë deklarim ti tregove se je fiks njëlloj si çdo individ që ka lidhje me të ligën, asgjë më shumë. Ndaj dili zot kësaj që the, ndryshe më e pakta që duhet të bësh është dorëheqja përfundimtare nga detyra dhe nga politika

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            E verteta

                            Nuk ka asgje te pa tolerueshme, biles duhet thene se Edvin Rama eshte shume i vonuar per ti kekuar drejtesise te filloje hetimet per dosjet e berishes e ministrave te tije, qe prej tash sa vjetesh flene ne raftet e prokurorise. Kjo nuk eshte as presion e as shantazh, sic do ta paraqes opozita e trembur, por nje kerkese legjitime e nje KM legjitim e te pergjegjeshem per crrrnjosjen e kortupsionit Shqiperi..

                            Përgjigjjuni
                            1. m
                              mos qeshni po mundet

                              Nga 2013 e der sot ne 2022 pra prej 9 vitesh ne Shqiperi nuk ka asnje korrupsion a vjedhje qeveritare, fare! Prandaj Edi Rama qe zoti i falte mekatet ka te drejte qe kerkon kucedra vetem nga 2013 e tutje.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                SPAK apo aspak

                                Opozita Sal - Mut e quajne presion! Ne ka patur mbeshtetje popullore reforma e drejtesise eshte pikerisht shpresa qe kjo dyshe bashke ushkurin qe i vjen pas te hetohe dhe denohen, sikunder dhe mosbesimi ne rritje per mos marjen e asnje veprimi ndaj tyre nga SPAK e BKH.

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Një qytetar

                                  Zoti Kryeministër! O dili zot këtij deklarimit tuaj dhe shko në SPAK e fije për pe deklaroi ato që di, ose kjo thjesht është presion ndaj drejtësisë që të mos veprojë ndaj njerëzve të t'u. Deklarata juaj është thikë me dy press për drejtësinë, ajo duket sikur i bënë thirrje drejtësisë që të veprojë, por njëkohësisht i vë në dukje asaj që nëse nuk vepron kundër peshqëve të mëdhenjtë të opozitës, nuk ka arsye t'a bëjë këtë vetëm për pozitën. Deri tani ishim mësuar që deklaratat boshe ti bënte Braçe dhe Balla, tani këtë rol e mori vetë kryeministri. Kjo është vërtetë për të ardhur keq.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dardan

                                    Mos u shqetesoni o ushtare te Doktor Mortjes, se Jorida Tabaku shkoi vete me dokumente ne SPAK, Edi Rama dhe Taulant Balla bejne bla-bla-bla sa per propagande!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Pokeristi

                                      Qendrimi i Alibeut dhe i opozites eshte nje idiotesi e dobishme,do thosh nastradin Hoxha.Thirini mëndjes dhe bëhuni realiste,te mos bëhemi aktorë te një teatri absurd e të vazhdushem.Ka njemije e nje metoda dhe mënyra të mfshehura qe kryeministri mund t’i bente SPAKUT presjon dhe të mos e merte vesh njeri.Aktualisht SPAKU ka qenë i çliruar ne ekstrem nga çdo nderhyrje qeveritare.Eshtë detyre imediate e tij të merret me kokat e korupsionit madhor dhe krimit te organizuar dhe te mos merret kryesisht me cironkatKryeministri beri nje thirje te hapur si çdo qytetar ithjeshte.E kanë bere me qindra kete thirje SPAKUT deri tash te pergjumur.Bile kryeministri eshte teper i vonuar.Krahasoni periudhen e parardhesit ku s’pipetinte dot asnje,per te mos thene mbushnin breket qeveritaret dhe parlamentaret,prokuroret dhe gjyqtaret dhe te gjithe trushplaret.Eshte e pa konceptushme shprehja e Sales ne foltoren e parlamentit:”Degjoni budallenj jam Salih Berisha une”. E si SPAKU kemi fjetur pak a shumë të gjithë.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Një qytetar

                                        "Kryeministri bëri një thirrje të hapur (SPAK-ut) si çdo qytetar i thjesht" thotë Pokeristi. Kryeministri QYTETAR I THJESHT? E bukur kjo!!!

                                        Përgjigjjuni
                                      2. T
                                        The Rock

                                        O Ju qifsha robt o karat e opozites po çfare frike i ka hyre Rames mor sharlatane nga kush Nga Berisha apo ai kari Muli apo nga thuthuqi me syze o ju hongert mortja Rama me ta ka per te qene ne krye deri sa te kete fryme mire kta plehrat si Muli thuthuqi,tritan preshi qe Jane idiote por kta te rinjte si I shkojne pas nje non grata qe ka kohe qe ka vdek politikisht O pd ista partia juaj ka marre fund njehere e pergjithmone doni ta shpetoni kete parti zhdukini keta mostra dhe atehere mund te kete frike Rama Sali Mut Kar Berisha Ne Emer te popullit shqiptar Shko e vdis o plehre e ketij vendi

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Tahipi

                                          O Roçke pi ndonje kamomil te qetesohesh se sbehet shaka me zemren. Mos u merzit se Saliut ditet sja jep ti è une por zoti. Edhe partine e Miladinit aty do kesh sa vdesesh dhe edhe ti te shkosh ne PS. PD ne 30 vjet ka nderruar 3 kryetare, ajo jotja ne 72 vjet 4 . Hajde qiu tani

                                          Përgjigjjuni
                                        2. A
                                          ALBAN DEGA

                                          HAJDE DREJTESI E SPAK HAJDE ! Denoncim publik edhe per SPAK tek SPAK-U WASHINTONI KUSHTRON SPAKU LETARGJION…! – A mos valle duhet nje riveting edhe per SPAK- un!? – Gojet e liga thone se edhe kryetari i tij ka nje resort ne Gjirin e Lalezit!? – Ishalla nuk eshte e vertete!? Por Sovrani thote: Ku ka ze nuk eshte pa gje! Amén! – SPAK ligjzbatimi … rrogat e privilegjet si harron e cironka perdite peshkon - Mos valle presin qe Joe Biden e Antony Blinken te leshojne Shtepine e Bardhe e DASH e te bejne detyrat e tyre ligjore te shtepise!? - Si veprimi kriminal edhe mosveprimi ndaj krimit jane krime - As SPAK as Sali Berisha, as Ilir Meta, as Edi Rama… ASKUSH NUK ESHTE MBI LIGJIN ! Shqiperine dhe cdo lemi te jetes politike,mbrojtjes kombetare, ekonomise, financave, shendetesise, shkollimit, moralit, jetes e solidaritetit shoqeror e njerezor i ktheu në skrap dora e zeze e Beogradit, Moskes e Athines në Tirane me Sali Berishen ne krye. Ne ndryshim rrenjesor nga cdo vend tjeter ish- komunist ne Lindje e Perendim “ Ceku i Bardhe” dhe “ Kuota Zero” e Salí Berishes, Genc Rulit, Gramoz Pashkos… e inspiruar nga Beogradi dhe Athina rrenoi gjithcka. “Njeriu i Ri” i Enverit u kthye në Njeriun Faqezi te Saliut. Deri në ate shkalle vetshkaterruese sa edhe Reformen Agrare mbare boterore qe kishte lindur perpara komunizmit “Toka i takon atij qe e punon” e degjeneroi ne ”Toka i takon atij qe e zapton!” Sali Berisha dhe “Banda e Gangstereve” kane kryer me vetedije te plote, me qellim, me zerin e figuren e tij e te tijeve krime kombetare e nderkombetare te mirefillta kunder njerezimit Konkretisht: 1- Shkelja flagrante e embargos se armeve dhe Naftes e vendosur nga OKB- ja kunder regjimeve kanibale te Ruandes, Somalise dhe “Hitlerit te Ballkanit” ne Bosnje e Kosove Sllobodan Milloshevic, qe per pak coi në perjashtimin e Shqiperise nga OKB-ja në vitet 1994-1996. 2- Rrembimi, marrja peng, torturimi dhe zhdukja e kufomes se atdhetarit shqiptar Remzi Hoxha 3- Katrahura mbareshqiptare e Piramidave me 10 mije viktima, prej te cileve gati 4000 te vrare, dhe 4 miliarde dollare te plackitura e bera shkrumb e hi te shqiptareve duke i dhene goditje nokauti Kapitalit fillestar te shqiptareve, cka solli nderhyrjen e forcave paqeruajtese evropiane per te shpetuar Shqiperine nga zhberja pasi shteti kishte rene plotesisht 4- Urdheri Makaber i Sali Berishes per te derguar mercenaret e tij dhe avionet luftarake per te bombarduar Jugun e Shqiperise 5- Grushti paramilitar fashist I 14 shtatorit 1998 qe perdhosi kufomen e e perdori arkivolin e Azem Hajdarit si dash jeniceresh turq per te shqyer dyert e Kryeministrise dhe ishte nje thike mbas shpine per vellezerit tane shqiptare në Kosove në kulmin e genocidit Serb. 6- Kercenimi me zerin e figuren e Sali Berishes per ekzekutimin pa gjyq te Shkelqim Haklajt “ E dua ate djale gjalle a vdeke në Tirane” ne mitingun e tij në Bajram Curri per nje thirrje kunder tij qe hapi siparin e masakrave te Tropojes me mbi 175 viktima në vitet 1998-2000 ose mbi pesefishin e ekzekutimeve me vendime gjykate per krime te renda ose ne perleshje me arme me bandat diversioniste te Beogradit, per 46 vjet dekrature. 7- “ Hiroshima”- Gerdeci me 26 te vrare, qindra te plagosur dhe nje fshat te tere te rrafshuar, por qe Sali Berisha nuk e dinte as ku binte e as qe i biri ishte në krye te tij, as se vellai i tij ligjor ishte vrare aty, por ama e dinte edhe ne cfare motelesh shkonte e motra e Taulant Balles, sikur t’ia kishte mbajtur pishen, bishtukun, sic themi andej nga Vendlindja jone e perbashket 8- Tragjedia e 21 janarit 2011 hoqi edhe iluzionin e fundit per antikomunistin 24 karat komunist Sali Berisha. Ekzekutimi pa vendim gjykate i 4 protestuesve krejt paqesore, plagosja, rrembimi dhe torturimi qindra te tjereve nga “xhuponet e zinje” te tij hoqi edhe masken e fundit te Sali Berishes si nje diktator qe per sundim e Pushtet vret edhe nenen e vet, 9- Kercenimi, shantazhi i hapur, fyerje publike ndaj Presidentit nga Partia e tij dhe kryeprokurores se Shqiperise deri tek orvajtjet per te rrembyer, marre peng e zhdukur Bamir Topin, sic shkruan vete ky në librin “ Nocturn” 10- Kercenimi publik per te ekzekutuar pa gjyq qindra protestues paqesore dhe ish- liderin e opozites Edi Rama i perseritur me dhjetra here me zerin e figuren e tij eshte fakt e prove e pakundershtueshme per Sali Berishen si vrases e diktator i pakorrigjueshem…. Secili e te gjitha keto krime kunder njerezimit nuk mungojne por teprojne per denimin e shumefishte te tij me burgim te perjetshem. Shtoi atyre edhe korrupsionin masiv te Qeverise, familjes se tij biologjike e politike dhe barren e krimeve madhore te atij vete, qe po zbulohet cdo dite e me shume, dhe masa e ndeshkimit ligjor shumefishohet. Aq i madh eshte ky korrupsion sa ai dhe familja e tij biologjike dhe pllitike e ka sterkorruptuar edhe vete fjalen korrupsion. Nderkohe SPAK, Prokuroria e Pergjithshme, ligjzbatimi shqiptar flene gjume mbi malin e larte te provave dhe fakteve me zerin e figuren e tij. A e dine SPAK e Prokuroria e Pergjitheshme te pakten ti perdorin Google Search apo YouToube e te kerkojne rregjistrimet live te Top Chanal, Klan Tv, Vizion Plus e te dhjetra televizioneve te tjera, ndersa bejne thirrje publike per denoncime krimesh ordinere e cironka, arrestojne ndonje sardele lokale per te thene se jane gjalle me megarroga qe nuk harrojne ti marrin cdo jave pa asnje vonese, nderkohe qe mbyllin syte e veshet e flene gjume perballe megadosjesh krimesh teper te renda deri kunder njerezimit me zerin e figuren e shkaktareve te tyre dhe kerkojne edhe zgjatje afati per karriket e tyre e vetingut, qe po ecen jo me hapin e breshkes por te kermillit. Mos valle SPAK-u e Prokuroria presin qe Presidenti i Amerikes Joe Biden, e krahu i tij i djathte Antony Blinken te leshojne Shtepine e Bardhe dhe DASH-in e te vine e bejne kryetarin e SPAK dhe kryeprokurorin e Shqiperise !? Washingtooni e dha qarte e sakte kushtrimin shpetimtar per shqiptaret e Shqiperine. Denoncoi hapur e fuqishem korrupsionin masiv, shkeljen dhe dhunimin e parimeve demokratike ne sherbim e ne dobi te families se tij biologjike e politike dhe e shpalli Salí Berishen dhe familjen e tij Nongrata, te padeshirueshme per SHBA- me. Jo veten kaq por si Sekretari i Shtetit Blinken edhe vete Presidenti i SHBA-se Joe Biden e vleresoi kete korrupsion dhe antidemokraci te Berishes si “ NJE KERCENIM SERIOZ PER SIGURINE KOMBETARE TE SHBA-SE” duke permendur acik Shqiperine. E kur Sali Berisha me korrupsionin e tij kercenon Sigurine Kombetare te superfuqise boterore, mikut dhe aleatit kryesor strategjik te Shqiperise, Kosoves dhe kombit shqiptar, SHBA-se cfare duhet te themi e cfare duhet te bejme perballe ketij rreziku shumefish me te madh per nje shtet e popull te vogel si Shqiperia!? Zot ruajna mendte e krese ! Cfare po ben ligjzbatimi e drejtesia shqiptare perballe ketij kercenimi serioz kur faktet, provat, deshmite per krimet e tij teper te renda jane me zerin e figuren e tij e ai ka cinizmin deri në cmenduri te kerkoje prova e fakte nga Blinken e Washingtoni qe dine shume e shume me teper se Sali Berisha di per veten e vet e te vetit biologjike e politike! A thua ky ishte qellimi dhe suksesi i Reformes ne Drejtesi dhe Vetingut !? Ligj e Drejtesi qe te behet Shqiperi! Shenim: Analizen e mesiperme ia dergova si Ekskluzive kryeredaktorit te gazetes me te lexuar shqiptare “Dita”, por si duket nuk e ka marre…!? Shkruar dhe Publikuar ne “ Facebook” On Tuesday, November 30, 2021, 3:31 AM, Alban Dega I pari publicist shqiptar qe e ka cilesuar Sali Berishen “Fatkeqesia dhe Katrahura Kombetare” qysh ne pranveren e vitit 1997 eshte autori i kesaj analize ala maja e ajzbergut me fakte te gjalla.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            TALLIN...QEVERINE..me ne keta!!!

                                            NUK DO ARRESTIMIN A GJYKIMIN E BERISHES NDAJ URDHERON SPAK TA BEJE DICKA TE TILLE QE SPAK TE THOTE SE DO TA ARRESTONIM POR MEQE FOLI RAMA NUK E ARRESTOJME SE NUK MARRIM URDHRA POLITIKE,jemi drejtesi e re e psvarur!!!!!! Lulin qe thote se e do shume do ta gropose se gjalli!!! Qarte?!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. e
                                              emigranti

                                              rama po pati fuqi shkarkoji te gjithe keta duke filluar kryetari i SPAK ut GJYKATA, PRURORIA te gjithe jane hajduta

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje