Escobar: Ky vend i Ballkanit është më i korruptuari në Europë

10 Prill 2022, 15:29Politika TEMA

Escobar: Ky vend i Ballkanit është më i korruptuari në

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se Bosnjë e Hercegovina është shteti më i korruptuar në Europë dhe akuzoi politikanët atje për “korrupsion nën maskën e interesave kombëtare”.

Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me “bashkëpunimin e ngushtë mes Dragan Çoviqit dhe Milorad Dodikut”, ai e solli atë në kontekstin e korrupsionit duke thënë se “atë duhet ta shikoni, jo në kontekstin e etnonacionalizmit, por thellimit të korrupsionit”.

I pyetur nëse korrupsioni është problemi kryesor i BeH, Escobar u përgjigj “absolutisht” për N1 të Kroacisë. Pastaj shtoi: Bosnja është vendi më i korruptuar në Europë”, përcjell Gazeta Express.

Nëse shikoni problemet që ka BeH, problemi nuk është se njerëzit nuk duan të jetojnë me kroatët, boshnjakët apo serbët. Të rinjtë po largohen nga vendi sepse njerëzit nuk mund të punësohen pa lidhje korruptive. Kjo e dëmton Bosnjën më shumë se çdo gjë, prandaj njerëzit po largohen nga vendi.

Ky është absolutisht problemi dhe nuk është vetëm mendimi im. Analizat e njohura, si ajo e Transparency International, tregojnë se Bosnjë e Hercegovina është vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor dhe pothuajse vendi më i korruptuar në Evropë. Pra, ky është problemi më urgjent”, tha Escobar. 

7 Komente

  1. A
    Albi

    Raportet e Departamentit te Shtetit dhe Transparency International, tregojnë se Shqiperia është vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor dhe vendi më i korruptuar në Evropë. !!

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      Eskobarso Ke shume te drejte, qe largimi i njerezve dhe sidomos i te rinjve eshte tregues domethenes i korupsionit te 1 shteti. Vetem se po kishe ditur mire numrat ,shifrat ,faktet se kush shtet ka me shume azilante ne europe dhe konkuron ne bote, qe eshte shqiperia, o eskobar mbase do flisje ndryshe. Kur thoni gjera te tilla , ne rast se nuk genjeni me dashje, beheni thjesht karagjoze. Sepse nuk ju besojne ne bosnje dhe ju tallin ne shqiperi.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Niku

        QEKUR RAMIU MORI AFGANET DHE I FUTI NE HOTELE LUKSOZE NUK ESHTE ME I KORRUPTUAR.ZYRTARE ME KARAGJOZA SE TE BIDENIT SKA PASUR KURRE AMERIKA.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Niku

          QEKUR RAMIU MORI AFGANET DHE I FUTI NE HOTELE LUKSOZE NUK ESHTE ME I KORRUPTUAR.ZYRTARE ME KARAGJOZA SE TE BIDENIT SKA PASUR KURRE AMERIKA.

          Përgjigjjuni
          1. A
            A

            https://www.gazetatema.net/2012/05/09/shqiperia-e-ndyre-e-blendi-fevziut/

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bobo

              E cfare ka me pak ne Shqiperi sesa largimi masiv, cdo segment i shtetit nuk te merr ne pune pa lidhje ose dhenie parash, asnje investim nuk behet per perspektiven por per fitime te castit ose ne interes te 2% te popullsise etj etj pafund negative. Di gje ky Skorr-bari apo vetem per BosnjeH di.

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Ze qir

                po' mi shoqe po' RAMA e ka fajin se si duket nuk ka vrare si Saliu e Agushin,por korruosioni nuk luftohet VETEM nga QEVERIA por eshte drejtesia ajo qe e lufton.Shpesh ka ndodhur QE zyrtar Jane larguar nga puna per korruosioni dhe gjykata e ka kethyer ne Pune dhe shteti duhet ta punesoje dhe paguan edhe rrogen per disa vite osé si Fatos Nano osé Villani i bankes qe Moreno qindra milione me vendono gjykate.Pra Jo QEVERIA por drejtesia e Salehun eshtepergjegjese per korruosionin.Por ka hajvane qe BEJnE pergjegjese qeverine

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje