Duetsche Welle zbardh detajet e vizitës së Edi Ramës në Berlin: Tani është momenti i përshtatshëm për Shqipërinë

11 Prill 2022, 09:15Politika TEMA

Duetsche Welle zbardh detajet e vizitës së Edi Ramës në

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama takohet sot në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Ndër të tjera, Rama pritet të kërkojë nga Scholz përkrahje për çeljen e negociatave.

Që kur Olaf Scholz ka ardhur në detyrë së paku vihet re një gjë: Sa here që i jepet rasti për të folur për politikën e BE-së, ai nuk harron të përmendë vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe në veçanti domosdoshmërinë e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. "Ne duhet të kujdesemi që t'i forcojmë dhe mbështesim rajonet fqinjë”, tha ai në fund të marsit pas takimit me homologun e tij austriak, Karl Nehammer.Është shumë e rëndësishme, që të çelim sa më shpejt negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Çdo zvarritje e mëtejshme e bën Ballkanin Perëndimor më të lëndueshëm dhe të hapur për ndikimin e palëve të treta”. Scholz bëri thirrje për të mobilizuar një përkrahje sa më të gjerë dhe u zotua se Gjermania do të bëjë të vetën. Ngjashëm ishte shprehur Scholz edhe pas takimit homologen suedeze Magdalena Andersson.

Zyrtarisht është Bullgaria ajo që e pengon procesin aktualisht, për shkak të mospajtimeve që ka me Maqedoninë e Veriut. Por qarqet diplomatike thonë se për të dhënë përfundimisht dritën jeshile për çeljen e negociatave një rol vendimtar luajnë edhe zgjedhjet presidenciale në Francë. Kryetari i komitetit të zgjerimit të BE-së në Bundestagun Gjerman, politikani i partisë Të Gjelbrit, Anton Hofreiter, i tha DW në një intervistë se shpreson që çelja e negociatave të ndodhë  pas zgjedhjeve presidenciale të Francës. "Kam përshtypjen se edhe BE është vetëdijësuar se rajoni dhe Europa do të bëhen më të qëndrueshme dhe më të forta, me anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian", shtoi ai. 

Ndarja nga Maqedonia e Veriut

Nëse Bullgaria do të vazhdojë qëndrimin e saj bllokues, atëherë Shqipëria do të kërkojë të shkëputet prej saj, në procesin e integrimit. Këtë e ka thënë ditët e fundit edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe për këtë kanë lobuar kohët e fundit pjesëtarë të mazhorancës shqiptare, kryetari i grupit parlamentar të PS-së,  Taulant Balla, dhe kryetarja e Komitetit për çështje të jashtme në Kuvendin e Shqipërisë,Mimi Kodheli, gjatë vizitave të tyre në Berlin.

Deri tani asnjë nga bashkëbiseduesit e tyre nuk është shprehur hapur për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. Kryetari I Komisionit për Çështje Evropiane, Anton Hofreiter, i tha në një intervistë DW, se "shkëputja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut është e mundur, por nuk ka shumë kuptim”. Hofreiter tha se shpreson që qeveria e re e Bullgarisë të ndryshojë qëndrimin e saj.”

Momenti i përshtatshëm 

Nga ana tjetër, shumë politikanë në Berlin janë të mendimit se procesi i zgjerimit duhet të përshpejtohet. Shumë vëzhgues shohin një rrezik të madh, që Ballkani t'i kthejë sytë gjetkë. Prandaj edhe një nga temat e bisedës në takimin e Scholzit  me Ramën do të jetë edhe ndikimi i Rusisë në rajon. Një shkak tjetër që e bën shumë të nevojshme çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është efekti pozitiv që mund të kenë ato edhe mbi dialogun Serbi-Kosovë. "Nëse këto dy vende nuk shohin që BE-ja të mbajë premtimet, atëherë ato nuk do të kenë motivimin e duhur të përshpejtojmë procesi", thuhet në Berlin e Bruksel. Prandaj edhe Shqipëria shpreson, që të marrë një datë për çeljen e negociatave, edhe nëse Maqedonia e Veriut bllokohet nga Bullgaria.

Edi Rama gëzon mirëbesim në Berlin, edhe sepse politika e jashtme e Shqipërisë është në përputhje të plotë me politikën e jashtme të BE-së. Një arsye tjetër, është edhe se raporti i forcave në parlamentin gjerman ka ndryshuar, në favor të përkrahësve të politikave të zgjerimit. Skeptikët e grupit parlamentar CDU/CSU të ish-kancelares Angela Merkel, të cilët i vinin kushte shtesë Shqipërisë për çeljen e negociatave e kanë humbur peshën politike. Dhe tekefundit, edhe bashkëpunimi i suksesshëm i Shqipërisë qoftë në NATO, qoftë në kuadër të Këshillit të Sigurimit, e ka rritur peshën Shqipërisë si partner i besueshëm në kohë të vështira. Prandaj edhe Rama në Berlin pas të gjitha gjasave do të pritet me shumë dashamirësi,. Ai do të takojë tre pesha të rënda të politikës së kryeqytetit: kryebashkiaken e Berlinit, Franziska Giffey, presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, dhe kancelarin Olaf Scholz, i cili do t'i shtrojë një darkë mysafirit nga Tirana. 

12 Komente

  1. On grata grata per te fituar

    Non grata Berrisha pae nuk e more te mbsnte canten apo edhe ne europe i kane futur nje non grata si shoku i tije ne kore e veriut kim jong jung

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      zoteri mos u mer me saliun, eshte thjesht nje mumje qe vetem femijet mund te trembi. Edhe politikanet e tjere te opozites jane bere si qent e rruges, te braktisur dhe te uritur. Prandaj i ngelet shoqerise civile te beje oponentin e kesaj qeverie, si dhe organeve te drejtesise, per ti trembur sado pak.

      Përgjigjjuni
    2. e
      endri

      politikat e rames na kan e kan sjellur shqiperin qe te hapen perseri negocjatat dhe te jemi me afer se kurr me be pasi i kemi arritur te gjitha objektivat e caktuar.

      Përgjigjjuni
      1. p
        populli Patriot shqiptare

        eshte e qarte , kush tjeter ka punuar ne Pushtet per rikthimin e Normalitetit ne shoqerine dhe jeten e shqiptareve dhe ndertuar rrugen drejt nji te Ardhme drejt BE-se ? Asnji Putane Esadiste edhe pse PS-ja mundet te ket dobesit e saja ,eshte e vetmja Parti Politike 100% Shqiptare qe i sherben Shqiperise dhe interesave te shqiptareve , ndryshe nga te gjitha PseudoPartit e Bandave PD-LSI dhe ci permban shpella nga dolen, qe jane thjeshte Fraksione Fake Parti qe dirigjohen dhe kane zbatuar ne cdo raste kur Bota e Huaj i ka prure ne Pushtet _ Politika Total Antishqiptare dhe kjo eshte e shkruar tashme ne Historine 30-vjecare te Shkerdhatokracise ku salih berisha ilir meta basha dhe gjith Fisqirat e KOmbit shpartalluan cfare munden ne kte vend pa Zot te diktuar ne cdo raste nga Armiqte tane Shekullore Greku e Serbi .Ky eshte nji Fakte tashme i njohur nga gjithe shqiptaret plus se i ke shkaterruesit e Shtetit dhe varferimit te popullit shqiptare ,na injoruan ne syte e Botes si funderina qe jane jovetm nga paraqitja prej Mesjetari e idioti ,por edhe se sot jetojne si Sheike ne Vila pasi pushtuan Lalzin etj resorse qe Bordellua e Drejtesise eshte bashke Pronare . Rama duhet te zgjoje te gjithe shqisat dhe veproje O sot O Kurre !

        Përgjigjjuni
      2. t
        tani

        rama na ka cuar shume perpara dhe me afer se kurr me be pasi i ka arritur dhe i ka mberritur objektivat dhe pritcmerin per tu bere antar i be.

        Përgjigjjuni
        1. r
          redi 10

          Vertete Rama po ben cmos per ta zhvilluar me tej vendin tone.Nese do te ishte Plaku Mere ne krye ta dime qe sot vendi do ishte ne krize te thelle.Per fatin tone kemi ne krye nej politikan vertete te zot ne punen dhe statusin e tij

          Përgjigjjuni
          1. M
            Miri

            Po ndiqni politika mjaft te mira qe do ndikojne pozitivisht per tu bere pjese e BE

            Përgjigjjuni
            1. E
              Eri

              Nese do ishte Sal Berisha ne krye ky vend do kishte marr fund

              Përgjigjjuni
              1. X
                Xhenisa

                Shyqyr qe te kemi ty Edo ne krye te vendit se te ishte per Salen sdo bente asgje per Shqiperine????Te gjithe kane besim te ju kryeminister sepse shohin ndryshimin dhe punen e mire qe beni . Perpara Edi vendi ka nevoje per ty!

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Agron

                  Keshtu behet politike e mire e fitimprurse jo me kufoma neper foltore

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mentor

                    Politikat qe po ndiqni ju jane nje hap shume i madh per çeljen e negociatave . Ju po e çoni Shqiperine shume lart dhe jeni lideri me i mire qe mendon per te miren tone

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shqiperia ka qen ne cdo kohe qysh ne Lindje Europe

                      BE-ja (EU) e ka ndertuar Politken e saj ne nji Plan Stradegjike te krijimit te asaj cfar pretendon dhe aspak ne Kritere e Vlera Natione /Kombesh te ktij Kontinenti te Vjeter . Sot ,kur situatat gjeopolitike kerkonjne me shume se kurr , vemendje e kujdes qe Politika e Vjetruar e nenvlehtesimit te Kombeve e Politikave te Zhdukjes se shkaterrimit te tyre ,(si kan ber ne shekuj Europianet e vjeter dhe bijt e tyre sot vs Kombit Shqiptare ) perball Rrezikut Russe ,qe perben nji rrezik serioze per Europen me agresivitetin e tij , bijt e Kurves Plake bejne kthesen e duhur edhe pse do mbeten po ata qe kan qen dikur ,vs Shqiperise . E fundit , kjo loje me Bashkesite e Mafiozeve te Politikes EU , nuk ka te bej aspak me qenien Europiane te Historise dhe Kombit tone Shqiptare por eshte nji manover Politike Pushteti i Bijve te baballareve ...

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje