
Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha ka përshëndetur vendimin e SHBA për shpalljen non-grata të ish-deputetit Aqif Rakipi.
Duke folur për mediat para parlamentit, Basha tha se tani Edi Rama ka mbetur i vetëm, pasi ata që e sollën në pushtet nuk do të jenë më në parlament.
“ Rakipi ka blerë bota për llogari të Edi Ramës. Kanë tjetërsuar vullnetin e popullit. Diferenca mes Edi Ramës dhe opozitës ishte e barabartë me numrin e votave që mblodhi Rakipi, për të sjell 2 veta në Kuvend.
Edi Rama ka sot të gjitha arsyet të ndihet i vetëm, sepse ka humbur një partner pa të cilën nuk mund të kishte ardhur në pushtet. Dua ta përshëndes vendimin SHBA, dua ti them çdo shqiptari që nuk jemi vetëm në betejën tonë që këtë parlament t’ia kthejmë qytetarëve që të kemi një qeveri që nuk është pjellë e korrupsionit, por një parlament që buron nga vota e lirë.”, tha Basha.
Mos u gëzo shumë o Luli , se kështu u gëzua dhe baca jot për Dakon dhe Doshin , bashkë me ty , por kur i ra pas qafe pastaj, po bën vitin që mbeti rrugëve dhe s’po e gjen dot mëndjen !
U ngjalle ti kuck?
Gjalle eshte ky mortja?!
lulo, po s'hoqe dot qafe plakun Mere e hajvanet rrotull tij, kot sa ben gam-gam
Ti je non grata