
Ish-kryetari i komanduar i PD në degën Fier, Agron Kapllanaj tha se “Rithemelimi” po bën një proces zgjedhjesh të fshehtë dhe ilegal, duke mos njoftuar demokratët të marrin pjesë.
Sipas tij “Rithemelimi” që pretendon se ka drejtimin e PD, duhet të kishin anuluar procesin e njëanshëm të zgjedhjeve dhe t’i bënin thirrje demokratëve të merrnin pjesë pa përjashtim.
“As nuk jam pyetur, as nuk kam pretendime, as nuk jam ftuar të bëhem pjesë e procesit. Në Mallakastër u zhvilluan zgjedhjet dhe unë lajmin e kam marrë nga portalet. PD në Mallakastër nuk ka hapur zgjedhje, u çudita! Kanë bërë një proces të fshehtë dhe ilegal që mos ta merrnin vesh demokratët.
Kanë zgjedhur kryetarin e foltores dhe kaq. Emrat që u zgjodhën janë anëtarë të PD, që të dy. Rithemelimi që pretendon që zyrtarisht kanë PD, duhet të kishin bërë një lëvizje reale, që t’i bënte demokratët të bashkoheshin. Të ndërprisni procesin e njëanshme, por t’i bën thirrje të gjithë demokratëve pa përjashtime. Me këtë veprim do të tregoni që duan ti bashkojnë demokratët”, tha ai i ftuar në ‘Studio Live”.
Kapllanaj shtoi se PD me Berishën nuk do të kishte të ardhme edhe nëse ai nuk do të ishte shpallur non grata.
“PD me Beirshën nuk do të kishte të ardhme edhe nëse nuk do të ishte non grata. E ka mbyllur ciklin e tij në PD. Duhet ta kishte lënë të qetë. Nëse do ta donte PD, nuk duhet të kishte garuar as për deputet dhe të rrinte larg ndikimit. Berisha e ka dëmtuar partinë edhe procesin e zgjedhjeve brenda saj. Edhe Basha e ka mbyllur ciklin e tij si kryetar i PD.”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje