Pushtimi rus në Ukrainë, kancelari austriak: Takimi me Putinin ishte i ashpër

11 Prill 2022, 17:55Politika TEMA

Pushtimi rus në Ukrainë, kancelari austriak: Takimi me Putinin ishte i

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer ka thënë se takimi i tij me presidentin rus Vladimir Putin ishte “i drejtpërdrejtë, i hapur dhe i ashpër”, sipas Reuters.

Në një deklaratë pas takimit, i cili thuhet se zgjati rreth 90 minuta, Nehammer thotë “se nuk ka qenë një vizitë miqësore dhe qëllimi ka qenë që të mos lëmë gur pa lëvizur në kërkimin e përfundimit të konfliktit, ose të paktën përparimin humanitar për civilët në Ukrainë”.

Ai shton se mesazhi i tij më i rëndësishëm për Putinin ka qenë se lufta duhet të përfundojë sepse gjatë një lufte ka vetëm humbës.

Ndërsa Austria ka mbajtur historikisht lidhje më të ngushta me Rusinë sesa pjesa më e madhe e BE-së, ajo ka shprehur solidaritetin e saj me Ukrainën që kur Rusia pushtoi dhe ka denoncuar krimet e dyshuara të luftës të Rusisë. 

 

3 Komente

  1. U
    Urbani

    Putanes i ka ikur truni. Ska asnje mundesi tja kthesh mendjen nga katastrofa. Ruset duhet ta qerojne vete kete pis, nese duan paqe.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pilo Lala

      Putini po luan fort, te mos dali i deshtuar ne luften qe tashme e ka humbur. Tani po kerkon te negocioje koken e tij, te mos shpallet kriminel Lufte.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pilo Lala

        Putini po luan fort, te mos dali i deshtuar ne luften qe tashme e ka humbur. Tani po kerkon te negocioje koken e tij, te mos shpallet kriminel Lufte.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje