
Deputeti i Partisë Demokratike për Lushnjen, Saimir Korreshi ka mbajtur një fjalim në foltoren e Kuvendit, ku ka folur mbi paketën e rezistencës sociale që qeveria e ka prezantuar si sukses në ndihmë të qytetarëve si rrjedhojë e rritjes së çmimeve.
Korreshi, komentoi edhe legalizimin e kanabisit. Ai thotë se serat në Lushnje që u detyruan të mbyllen për shkak të ngritjes së çmimeve të imuneve bujqësore do të mbillen me kanabis.
“Nuk e di ku jetojmë. Unë do të them tre problematikat e elektoratit tim. Kishin ca halle ata poshtë dhe një ndër ta ishte hashashi, rrija e çmimeve dhe fukarallëku. Për hashashin nuk kishin dyshime se tani vetëm gjetën mënyra si ta legalizojnë. Por njerëzit një gjë kishin të mirë të paktën të na mpijnë trutë dhe të harrojmë dy të tjerat çmimet dhe fukarallëkun.
Ju thoni kemi bërë rritje ekonomike. Rritja e çmimeve te ju është bërë si ajo vallja tre hapa para dy mbrapa. Poshtë ka fukarallëk. Burra që dalin dhe numërojnë pllakat e trotuarëve. Nuk ju del të ulen në kafe, ju keni marrë dinjitetin.
Hashashi aty ka qenë, në çdo cep të Lushnjes pihet hashash. E ngritën plehun, prandaj u mbyllën serat që të liheshin bosh për hashash. Hanë grosh 30 ditë, i ziejnë në kazan ushtrie. Këtu ka arritur fukarallëku. Nuk e di çfarë paketash keni bërë, por të gjithë ata që ju dhanë votën më 6 mars, për atë 30 mijë lekëshin u keni bërë presion. Fukarallëku ëhstë ulur në gjunjë këmbë kryq dhe po pret që ju ti hidhni koren e bukës”, tha ai.
Ti ore lushnja grosh ha se pjerdh shume ti.surat ibrik.
Mos llap shume se te del ne shesh budallalleku qe e keni si fis. Fisi jot, Korreshet, jo sot por qe ne kohet qe nuk mbahen mend, fasulen e kishin gjelle qe benin dasma.