
Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat pas takimit mes tyre. Scholz u shpreh se Gjermania angazhohet për fillimin sa më shpejt të jetë e mundur për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Gjermania angazhohet me këmbëngulje për fillimin sa më shpejt që të jetë e mundur për negociatat me Shqipërinë dhe RMV. Kjo është për interesin e përbashkët dhe ka rëndësi vendimtare për stabilitetin rajonal dhe në këtë kuadër për gjithë Europën”, u shpreh Scholz.
Kancelari gjerman po ashtu falenderoi Shqipërinë për rolin e saj si anëtar në Këshillin e Sigurimit në OKB, si anëtar i NATO, OSBE-së dhe forume të tjera.
“Shqipëria i mbështet politikat e BE me 100%. Shqipëria dënon luftën kundër Ukrainës”, tha më tej Scholz
Sunitet i donte shume edhe Hitleri, kujtojme miqesine me turqit e Turkey, Kosovo,BH, Albanistan etj..... gezuar ramazonin.