
Nga Ylli Pata
Sanksionet e shpallura sot për dy emra shumë të njohur në Shqipëri, e për po aq të njohur në Ballkan, po komentohen nga mediat vizive si “non grata” e të dhëna nga Departamenti i Shtetit.
Në fakt, janë diçka më ndryshe, edhe pse në thelb përbëjnë sanksione të forta nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Bëhet fjalë për sanksionet e dhëna me vendim të Departamentit të Thesarit, apo të famshmit urdhër ekzekutiv 14033.
Me të njëjtin sanksion është ndëshkuar edhe Milorad Dodik, presidenti i Republika Srbska-s së Bosnjës, pak muaj më parë bashkë me disa politikanë të tjerë boshnjakë.
Në atë kohë, kur u ndëshkua Dodik, mbështetësit e Sali Berishës dhe Ilir Metës, përdorën një masë krahasimi me ndëshkimin e Berishës, duke e relativizuar atë, sidomos pas takimit që i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar zhvilloi me presidencën kolektive tre anëtarëshe të Bosnjës, pjesë e të cilit është edhe Dodik.
Ndëshkimi me 14033 është përdorur gjerësisht nga qeveria e SHBA, e ne e njohim kryesisht për sanksionet e shumë oligarkëve e politikanëve rusë për vite me radhë.
14033 nuk është aspak një ndëshkim i dobët, madje ka reperkursione të forta, por ligji i famshëm 7031(C) apo i njohur si shpallja persona non grata, është një shkallë më lart.
Po të shikosh në vendimin e sotëm të qeverisë amerikane: Nikolla Gruevski: ish-kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Sasha Mijallkov, kushëri i tij ish-shefi i shërbimit sekret dhe ish-prokurorja e Bosnjës Gordana Tadiq, janë ndëshkuar si “persona non grata” .
Që përfaqëson një sanksion i një niveli edhe më të rëndë. Sipas procedurave, ata që ndëshkohen me 7031(C) nuk vonojnë edhe i ndjek 14033. Po më konkretisht ç’përfaqëson ndëshkimi i Departamentit të Thesarit?
Në realitetin konkret, ky është një ndëshkim i rreptë; Departamenti i Thesarit është edhe institucioni përgjegjës që emeton momedhën më të fortë botërore që është dollari amerikan.
E si i tillë, Departamenti i Thesarit, ka dijeni të plotë për të gjithë sasinë e dollarit që qarkullojnë në institucionet e organizmat financiare botërore, dhe me anë të FBI-së ka dijeni të plotë gjithashtu për paranë amerikane që qarkullon jashtë bankave.
Pra Departamenti i Thesarit është autoriteti që ka mundësinë e të drejtën të konfiskojë çdo asset që është në monedhën amerikane, apo ekuivalohet me të.
Tani, për ta qartësuar më shumë për publikun. Në qershor të vitit të shkuar, pikërisht pak ditë pasi Sali Berisha u shpall “person non grata”, presidenti i SHBA, Joe Biden firmosi Urdhrin Ekzekutiv kundër korrupsionin në Ballkanin Perëndimor.
Urdhri parashikon bllokim pasurie në formë pronash dhe ndalim të hyrjes në SHBA të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.
Ky urdhër përfshin ish-vendet e Jugosllavisë dhe Shqipërinë, pra 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në publikimin e lajmit mbi Urdhrin Ekzekutiv në qershor të vitit të shkuar, Shtëpia e Bardhë theksonte në një komunikatë për media se “gjatë dy dekadave të fundit ka pasur minim të marrëveshjeve, institucioneve, korrupsion brenda qeverive dhe institucioneve që kërcënon sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA”.
Prandaj presidenti i SHBA theksoi se personat që kontribuojnë në:
”1- kërcënimin e paqes, sigurisë, stabilitetit ose integritetit territorial të çdo zone ose shteti
2- përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të përfshihesh drejtpërdrejt ose indirekt në veprime ose politika që minojnë proceset demokratike ose institucionet në Ballkanin Perëndimor
3-të jesh përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të jesh i përfshirë drejtpërdrejt ose indirekt në abuzim serioz të të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor’
4-të jesh përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të përfshihesh drejtpërdrejt ose indirekt në korrupsionin në lidhje me Ballkanin Perëndimor, përfshirë korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur ndryshe me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, ose një aktual ose ish-zyrtar i qeverisë në çdo nivel të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, të tilla si keqpërdorimi i pasurive publike, shpronësimi i pasurive private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet‘, i bllokohet pasuria dhe i ndalohet hyrja në SHBA.
TemA
O Qife! O Ylli! Futjani edhe ju Sorosit! Hapin ndonje gjyq ne France! Kaq eri dhe u late! Dilni burra te "mire. Nuk thone shyqyr qe s'ja kane fut ne liste edhe famoljaret!
Or mire qifen, po si kane harruar saje qorrin ta fusin ne liste. Jam i sigurte se kimetja ja ka cuar emrin po dikush po ja fut kimetes.
Mire e ka o Ylli! Jam kutoz te di. A e di Departamenti amerikan se cferaqeson Qifja me Ndroqin.Sa karagjoza jane keta te dy.Te cilet I ve ne nje nivel me Gruevskin. Niveli I Saliut.
Meso moj Rose kujt i thone konfiskim e nga kush behet. Na sqaro edhe hajvanllekun e shkruar : "Pra Departamenti i Thesarit është autoriteti që ka mundësinë e të drejtën të konfiskojë çdo asset që është në monedhën amerikane, apo ekuivalohet me të." Ku e gjete kete perle juridike ? OSE MO SHKRUAJ ME.
"Asgjë në të gjithë botën nuk është më e rrezikshme se injoranca e sinqertë dhe marrëzia e ndërgjegjshme." ka thene dikur Martin Luther King Jr., po nuk e dinim se e kish patur fjalen per idiotin e gjithepranishem tek Tema e AgjitPropit Yildis Pata. Mire qe sdi te perktheje, as te lexoje, aq me pak te shkruaje por ky sdi as heshtë.