Ukraina në BE para Shqipërisë? Për Ramën "kjo nuk mund të ndodhë"

11 Prill 2022, 19:48Politika TEMA

Ukraina në BE para Shqipërisë? Për Ramën "kjo nuk

Pyetja e një gazetari gjerman ka vënë jo pak në vështirësi kryeministrin shqiptar, Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të zhvilluar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Berlin.

“Ukraina që mund të hyjë më shpejt se sa Shqipëria, e cila pret, më vendos pak në pozitë, sepse duhet të them të vërtetën”, tha fillimisht Rama.

Gazetari e pyeti kryeministrin nëse Ukraina mund të hyjë me një procedurë të përshpejtuar në Bashkimin Evropian dhe se si do të ndihej Shqipëria që, pret prej kohësh, për një vendim të tillë.

“Kjo nuk mund të ndodhë, sipas meje. Nëse ndodh, nuk do të bëhemi aspak xhelozë”, u përgjigj kreu i qeverisë.

Sipas kryeministrit, ajo që e shqetëson është “nëse Ukraina e mendon, mund të hyjë më shpejt jo se do hyjë më shpejt”.

“Nuk duhet shumë shkencë për ta kuptuar si funksionon Bashkimi Evropian”, shtoi Rama.

5 Komente

  1. T
    Trojan

    Po Evropa eshte nje cope kurve ,per interesa cfare nuk ben ,keshtu, me gjithe ate korrupsion qe ka mberthyer qeverine tende dhe vendin gjithshka mund te ndodhe

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqipe

      Korrupsionin nuk e shpiken shqiptaret, ndryshimi eshte se ato vende qe e shpiken ,e ushtrojne ndaj te tjereve per te miren e shtetit te tyre. Ndersa ne vendin tone,per shkak te prapambetjes se madhe morale,kulturore,mendore (sepse dime qe jane zgjedhur edhe analfabet);per shkak se ka pasur dhe ka te shitur;per shkak te ndjenjes se bujkrobit ,vasalit ndaj te huajit,klasa politike dhe gjithe te tjeret qe varen e ndervaren e ushtrojne ate kunder shtetit qe gjasme perfaqesojne,dhe qytetareve.

      Përgjigjjuni
    2. x
      xani

      e vertet une uroj qe lufta te mbaroj por vetem se je ne luft nuk do te thot qe te futet perpara nesh ne be

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fredi

        Shqiperia ka shume qe pret edhe keto kohe ka ber me te vertet hapa drejt zhvillmit dhe integrimit drejt bashkimit europian

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkelzen

          vetem rama mund ta qoj shqiprin ne europ

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje