
Sistemi TIMS është rikthyer në gjendje pune sot në mëngjes në disa prej pikave kufitare të vendit, pasi në orët e vona të së premtes u bllokua për shkak të një sulmi kibernetik.
Në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, këtë të diel u rikthye sistemi dhe puna vijon normalisht, ndërkohë që një ditë më parë pasagjerëve iu kërkua të vinin dy orë e gjysmë më herët pasi regjistrimi bëhej manualisht.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, njoftoi se TIMS është funksionale dhe në pesë pikave të tjera kufitare në vend, në Hanin e Hotit, Kapshticë, Muriqan, Morinë dhe Kakavijë.
Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare në vendin tonë, në Qafë Thanë, Vlorë dhe Durrës, sistemi vijon të jetë i bllokuar dhe për hyrjet dhe daljet nga vendi po përdoret regjistrimi manual, në letër.
Sipas kryeministrit Edi Rama, nuk ka asnjë rrjedhje ose zhdukje të dhënash nga sistemi i Policisë së Shtetit.
“Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm. Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin, fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash”, shkruan Rama në një postim në Twitter.
Një ditë më parë, hakerat e sponsorizuar nga Irani kanë vënë në shënjestër sistemin TIMS që shërben për regjistrimin e hyrje daljeve në pikat kufitare.
Menjëherë më pas u ndoq protokolli fikjes të sistemit në mënyrë për mos ti dhënë mundësi avancimi hakerave, në marrjen nën kontroll të këtij sistemi, më i rëndësishmi për policinë shqiptare.
Hetimet e mëtejshme do të zbulojnë se çfarë dëmi ka shkaktuar ky sulm, por autoritetet thonë se TIMS dhe sisteme të tjera, kanë pasur masa mbrojtëse, pasi në brendësi të tyre kanë informacione tejet sekrete. Ka një sistem mbrojtës, ku dhe një person i autorizuar kur hyn lë shenjë, që do të thotë se hakerat nuk mund të hyjnë pa lënë gjurmë në sistem.
Tentativa për të vënë nën kontroll sistemin TIMS me qëllim final paralizimin e punës të policisë në pikat kufitare shqiptare ndodhi vetëm pak orë pasi Departamenti amerikan i Thesarit shpalli sanksione ndaj Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë iraniane dhe ministrit të saj, me akuzën ata se janë përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.
SHBA akuzoi Iranin për përfshirje në aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, ndërsa sanksionet përfshijnë bllokimin e pronave të zyrtarëve dhe ministrive të mbajtura përgjegjëse./ Top Channel
Hani mut hani, ;lajmet e mengjsit i jepni prap ne dark o mero muti
ore ca interesi kane keta minjte e mutit se kuptoj pse na sulmojne
Te merren masa dhe nga SHBA kunder iranit
gjyshi im ka pas thene pema me kokrra gjuhet me gura jo ajo qe ska kokrra , e shofin si shtet me potencial ndoshta
Duhet bere vertet nje gje per te mos pasure me sulme te tilla
Arritet qe ta bllokonit dhe kete sulm duke sjelle cdo gje ne realitet. Bravo
Le te shpresojme qe te tilla sulme te jene te parat e tfundit qe ndoshin ne shqiperi
Jemi tsigurt qe me kto grupe staf dhe qeveri qe kemi do ja dalim mbane ne cdo aspekt
Ndihem e lehtesuar qe lexoj kete lajm sepse e bllokuat kete sulm duke mundesuar qe asgje mos te dale sheshit
kemi shpetuar mire me kaq uroj mos te ket me sulme
e gjithe bota eshte ne rrezik prej ketyre hakerave duhet te marrin nje denim qe te ndeshkohen rende
Rraca e minjve kerkon ti vihet flaka si shtet
E gjithe europa duhet te behet bashke ne kete rast sepse neser mund te jete nje nga ato shtete ne vendin tone
Smund te na demtojne disa te poshter si ato
Sulmi i tyre nuk eshte asgje per ne se rama i zgjidh gjitha
Kto sulme jan te patolerueshme dhe e mira esht qe nuk ia kan arritur qellimit te tyre.
Shpresoj qe pergjegjesit e ketij sulmi kibernetik ndaj vendit tone te marrin denimin qe meritojne
Sado te perpiqen ata sdo mund te marrin asnje infromacion pasi mesa kam vene re jane marre masat e duhura per te perballuar cdo sulm kibernetik
Nuk do ia arrijn ndonjeher qellimit tashme qe jan perforcuar dhe sistemet mbrojtese
Te poshtrit duan te na bejn te keqen mir qe kemi qeverin e kujdesshme
Plerat mir ja beri rama qe i perzuri
Sa mire qe kaloi ky sulm se kushedi ca do na priste
Rendesi ka qe irani nuk mori ate qe deshte dhe qe sistemet u vune perseri ne pune
Shpresoj mos te kete shkAktuar asnje dem ky sulm tjeter i iraneve
Shpresoj mos te kete shkAktuar asnje dem ky sulm tjeter i iraneve
Inshalla marrin denimin qe meritojne keto ndyresira te iranit
Fatmiresisht as kete here nuk arriten te demtonin informacionet tona !
Shpresoj te mbyllet sa me shpejt kjo situate me iranin
uroj qe cdo gje te marr fund se shpejti
beri mir rama qe i hoqi nga shqiperia ato se shifni sa te kqinj qenkan
Po se kemi nje kryeminister te zote neve qe nuk i le gjerat te rreshqasin kollaj
Ata kete pun kan po me mire te mbushin zorren andej se vuajn per buk njerezit me te shpifur
Eshte dicka e mire qe skan mundur te matin informacion por shperoj qe siguria te rritet akoma dhe me shume
Vendi duhet te shtoj akoma dhe me shume sigurin te portalet e tij shteterore per te siguar akoma dhe me shume informacionin dhe te dhenat e qytetarve
sigurisht qe juve do beni te pamunduren per ta ndaluar por pse po ndodh kjo , ca kane ata minjte
Shyqyr Rama mori masat e duhura ne kohe shume te shpejt
Masat u moren ne kohe nga Rama dhe shyqyr spatem probleme serioze
Kishim besim qe do merreshin masa te menjehereshme per te shmangur rrjedhje te dhenash