Sulmet ndaj gjyqtarit Pëllumbi, Lapardhaja: Absurde, akuzat i bëjnë djemtë e ish-spiunave të Sigurimit të Shtetit dhe ndjekësit e verbër të një ish-sekretari partie për 25 vite me radhë

4 Janar 2025, 12:09Politika TEMA
Sulmet ndaj gjyqtarit Pëllumbi, Lapardhaja: Absurde, akuzat i

Namir Lapardhaja, ka reaguar pas akuzave të fundit ndaj gjyqtarit Engert Pëllumbi, i cili riktheu masën 'detyrim paraqitje' për Sali Berishën.

Lapardhaja shkruan se Pëllumbi akuzohet se qenka nip i një ish-funksionari të lartë në diktaturë, ndërkohë absurditeti qëndron në faktin se këto akuza vinë nga djemtë e ish-spiunave të sigurimit të shtetit, nipërit e ish-nomenklaturës komuniste dhe ndjekësit e verbër të një ish-sekretari partie për 25 vite me radhë.

Reagimi i plotë:

I janë qepur Engert Pëllumbit me bukë në trastë, siç bënë më parë ndaj Irena Gjokës!

I datëlindjes ’83, po e akuzonkan së fundmi se qenka nip i një ish-funksionari të lartë në diktaturë.

Maksimumi që mund të bëjnë është të rikthejnë luftën e klasave. S’dinë të bëjnë gjë tjetër.

Janë kthyer në një grup piranjash dhe linçimin e kanë mjetin e tyre të vetëm. Kudo ju dalin armiq klasash!

Absurdi është se këto akuza i bëjnë djemtë e ish-spiunave të sigurimit të shtetit, nipërit e ish-nomenklaturës komuniste dhe ndjekësit e verbër të një ish-sekretari partie për 25 vite me radhë.

E shkatërruan PD-në dhe e kanë kthyer në një forcë qesharake, adhuruese e një idhulli të mbaruar politikisht dhe janë kthyer në një garnizonë të vuvët që janë futur në garë se kush të mbrojë më shumë idhullin e tyre prej letre.

5 Komente

  1. P
    Po Rama ka qene spiun qe frigohet?

    Duhet protesta popullore kunder mbeturinave dhe pinjolleve te sigurimit te shtetit o Namik. Fajin e ka Rama edhe per kete.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ermoli

      Ore fshatare dhe maloker qe te perflitni Ramen ju duhet se paku dy shekuj qe te civilizoheni dhe te pretendoni qe keni qyteterim.Edhe pse jetoni ne Tirane prej 34 vitesh , perseri fshatare mbeteni nga mendimi,nga e ecura,nga prezantimi,fshatare te gjalle.Nga fshati ke ardhe ,fytyr pizeveng,prej malit ke zbrit ,don me na dhan dhe mend.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Erind

        Po pse more lapordhe edhe per te mbrojtur pinjollet e diktatures ty te perdoren? Te pakten ta kishin ruajtur eren e pordhes si lulqims po jo si sigurims. Po per pak sqarim gjyqtarin nuk po e akuzon askush as si nip hetuesi dhe as si nip hajduti. Gjykatesi po akuzohet se daja i tij hetues sigurimi ne diktature dhe hajdut ne demokraci ka pranuar publikisht se ka pasur gisht ne arrestimin e Berishes kur ka qene zv minister ne qeverine e PS ne vitet 2000. Ne cdo cep te globit qe nuk eshte pordhe ky quhet konflikt interesi dhe duhet deklaruar ne baze te ligjit. Alen Deloni i GJKKO te Apelit ka “harruar” ta deklaroje. Po me siguri kur te kane thene fillo dhe lesho pordha nuk ta kane sqaruar sic duhet.

        Përgjigjjuni
    2. "
      "..."

      Ish komunistë nuk ka, në kuptimin që e përdor autori. O je, o s'je i thonë kësaj. Ata ishët, që të pëlqen të përmendësh, o Lapardhaja, nuk kanë qenë kurrë komunistë, e jo më të jenë. Mund të kenë qenë antarë të Partisë së Punës (e puntorëve të qytetit dhe fshatit, socialistëve, se përqindjen më të lartë të antarësisë nuk e bënin puntorët), të rrjeshtuar aty për kushedi çfarë rrethanash, për përfitime të supozuara dhe që disa prej të cilave edhe mund t'i kenë arritur, por kusesi nuk kanë qënë komunistë. Komunizmi është botkuptim, si feja dhe është shumë vështirë të braktiset, e nëse ndodh, nuk mund të quhesh ish, se nuk ke qënë dhe nuk ke kuptuar asnjëherë thelbin e të qenit i tillë. Të tillët kanë qenë dhe janë veç renegatë të komunizmit. Nëse ata do të quheshin thjesht, ish anëtarë të PPSh-së, siç mund të thoshim ish sekretar partie, ish ministër, pra një funksioni që ka kryer i cilësuari, do të isha njëmendtë.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiperia do behet ! me koke poshte !

        Ne keto 33 vite dihet shume mire nga secili , qe vetem ish Spiunet zune vend dhe u moren peng nga Spiuni Serb Penecilina-Bisturi sali, me Dosjet e tyre, dhe i sherbyhen po Spiunit sekretarit te PPSH , prandaj dhe ky plehere manipuloi nje popull me dhune dhe qendroi ne pushtet... Persakohe qe Spiunet nuk jane spatruar, shqiperia nuk do te gjej qehtesi..... nga nje Popull me kulture dhe me respekt ndaj njeri tjetrit, jemi kthyher ne kafshe te babezitur....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje