I pari në primare, por u la jashtë nga Berisha/ Hysen Kadiu: Jo problemi te Mesila, por tek besimi i pamerituar

17 Shtator 2025, 19:20Politika TEMA
I pari në primare, por u la jashtë nga Berisha/ Hysen Kadiu: Jo

Hysen Kadiu, kandidati që doli i pari në primaret e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, por që u la jashtë listës nga Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Mesila Dodës për të mos qenë pjesë e grupit parlamentar të PD-së.

Në një reagim, Kadiu theksoi se me këtë vendim, demokratët kanë sot një deputet më pak nga ata që u zgjodhën më 11 maj. “Mesila Doda ka vendosur të vetëshpallet deputete e pavarur, edhe pse ishte në listën e sigurt të PD,” shkruan ai.

Sipas tij, ky veprim nuk është i papritur, pasi “Doda dhe Shpëtim Idrizi kanë bërë të njëjtin akt edhe në parlamentin e shkuar, duke votuar sipas interesit të tyre dhe të qeverisë, por jo në krah të demokratëve”.

Kadiu shton se problemi nuk lidhet vetëm me individë të tillë, por me “besimin e pamerituar dhe pozicionimin e tyre në lista të sigurta, duke lënë jashtë ata demokratë që e meritojnë dhe që kanë luftuar për të përfaqësuar të vërtetën në parlament”.

"PD ka sot një deputet më pak nga ata që u zgjodhën më 11 maj. Mesila Doda ka vendosur të vetëshpallet deputete e pavarur edhe pse ishte në listën e sigurt të PD.

Nuk ka asnjë surprizë nga ky veprim. Ajo dhe Shpëtim Idrizi kanë bërë të njëjtin akt edhe në parlamentin e shkuar. Kanë votuar sipas interesit të tyre dhe të qeverisë dhe asnjëherë nuk janë rreshtuar në front me demokratët. Ndoshta po t’u jepet mundësia do e bëjnë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Sepse problemi nuk është Mesila, Shpëtimi apo modeli i tyre në politikë. Problemi qëndron tek besimi i pamerituar, tek vlerësimi dhe pozicionimi i tyre në lista të sigurta, duke privuar nga kjo e drejtë ata demokratë që e meritojnë dhe kanë luftuar për të përfaqësuar të vërtetën dhe jo hilet në parlament." - shkruan Kadiu.

5 Komente

  1. O
    Oh sa mire....

    Bravo Mensila, larg Sali kriminelit.

    Përgjigjjuni
    1. O
      Oficeri dulles

      Edge po ke Bere ndonje gabim ne te shkuaren I ke lare te gjitha me kete veprim BRAVO

      Përgjigjjuni
      1. s
        sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

        bravo me vonese e kuptove. kush. eshte sali kerma berish krimineli i shqiperis

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          Keto jane tregullat qe zbatohen ne bordellon berishiste. Le te hane mut ata qe akoma I shkojne pas.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Niku

            Ky Kadiu vdes per tu bo pak magazinier . Te ka njohur said dhe s’ke per kete pune o En Kadiu . Ky pret Salianin per nje karrige ne parlament po eshte legen

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje