Ndërsa Ilir Meta u arrestua mesditën e djeshme, deputetja Monika Kryemadhi u la në masën 'detyrim paraqitje' nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion. Në dosjen e SPAK renditen dhe arsyet e kësaj mase.
“Në lidhje me personin nën hetim Monika Kryemadhi, Gjykata vlerëson se në caktimin e masës së sigurimit personal ndaj saj duhen mbajtur në konsiderate këto kritere/rrethana: gjendjen ekonomike, shoqërore e familjare e saj, gjendjen shëndetësore të saj (gjatë hetimit ka rezultuar e dokumentuar se i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimeve të ndryshme mjekësore), rrezikshmërinë shoqërore të veprave penale për të cilat dyshohet duke u nisur nga masa e dënimit që parashikon secila prej tyre, mënyra e kryerjes se secilës prej tyre, rrezikshmërinë shoqërore të autorit, faktin që personi nën hetim po hetohet për katër vepra penale të ndodhura në kohë të ndryshme, faktin që personi nën hetim dyshohet se është recidivist specifik në veprën penale të “Korrupsionit”, si dhe përbërjen e gjendjes së saj familjare.
Gjykata vlerëson se të gjitha këto rrethana, e bëjnë të domosdoshme dhe në përputhje me nevojën e sigurimit caktimin ndaj personit në hetim Monika Kryemadhi të masës se sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur ne policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i K.Pr. Penale.
Në vlerësimin e gjykatës kjo masë sigurimi personal është masa më e përshtatshme në raport me rëndësinë e fakteve të kryera nga personi nën hetim Monika Kryemadhi, si dhe masën e dënimit që parashikohet nga neni 260 i K.Penal, (katër deri në dymbëdhjetë vjet burgim), me masën e dënimit të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal (nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet burgim), me masën e dënimit të parashikuar nga neni 257/a/2 i K. Penal (deri në tre vite burgim në maksimum) si dhe faktin që secili episod konsiderohet si vepër më vete. Masa e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur ne policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nen hetim Monika Kryemadhi, ishte e përshtatshme ne raport me rëndësinë e faktit”, thuhet në dosje.
Po ajo Gjebreja per nje arke peshke e raset brenda kjo qe ka rrjepur Shqiptaret bashke me Like dhe qe jushane ju prokuroreve dhe gjyqtareve tore me tore na qenka e semure,pi kur I vidhte Shqiptaret ishte e semure jo.prandaj te gjithe jane te barabarte para ligjit apo kush vjedhe me shume ka problem e shendetsore ligji eshte I njejte per te gjithe apo bertet dhe Shane Monika e beni te semure po pse per ato femrat e tjera qe jane brrenda kush I ka bere lopa,mos kini frike gjyqtare se gardjanet jane akoma emrimet e Mones dhe do ta mbajne mire.
Mos e mbani me Hater nuk ka meshire per ate kriminele eshte me keq se Iliri per te vjedhur e mashtruar ???Genjen kur thote qe eshte e semure ajo ka vetem semundjen e lluksit dhe te QEFIT prandaj si gjithe te tjeret te trajtohet .Femijet ka thene i kam te Ritur nuk e ka prblem te denohet me BURG qe ti vije MENDJA se e ka ke macet ,cojani dhe ato ne burg te ksehaset
Nuk shkon kshu per te njeten akuz njeri mren dhe tjetri jasht Ky Qift hajdudash kan vu tan ket pasuni Te dy mren duhet shkojn Pse se kan menu ma perpara se me vjedh shkojn ne burg Kta kan kujtu se nuk ka ligje per kta Ku je Amerik ishadha na bani Shtet se per kta politikana qe kena jan tan njesoj kap njanin perplas per tjetrin