Deputeti dhe kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare Nasip Naço ka folur mbi dëshminë e dhënë prej tij në SPAK sa i përket çështjes CEZ-DIA.
Ai vuri në dukje edhe njëherë që miratimi i ligjit bëri që t’i kurseheshin kompanisë afro 50 milionë dollarë, dhe solli për pasojë shkarkimin e drejtuesve të CEZ-it dhe anulimin e kontratës së Ismailajt.
"Kur dola nga SPAK thashë që sot është që skeptikët dhe ziliqarët të hedhin baltë dhe të qëllojnë me gurë, sepse perceptimi që vajti dikush në SPAK...
Për shkak që pozicioneve që kam mbajtur më është kërkuar që të jepja deklarime si person që ka dijeni për çështjen CEZ-DIA. Nuk e fsheha si fakt.
Kam deklaruar ato që unë kam ditur si ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, dhe kam thënë që në çdo rast s’kam folur me heshtje por me letra dhe kam lënë gjurmë me letra.
Atë që e thashë dhe e them publikisht, ka qenë iniciativa ime për ndryshimin e ligjit për energjinë dhe tarifat e energjisë, që të jetë titull ekzekutiv.
Që pas miratimit të këtij ligji që s’e kisha të lehtë të miratohej në atë kohë, pasi për të kaluar një pr.ligj duhej bindur qeveria dhe 71 deputetë në Parlament. CEZ ishte një kompani me detyrime 80 milionë euro për KESH-in dhe OST-në.
CEZ kërkoi të merrte para në tavolinë, por s’pranuam, i kemi thënë që do shkojmë në gjykatë. Diferenca ishte 50 milionë dollarë, që miratimi i këtij ligji bëri që ne t’i kursenim kësaj kompanie, dhe pas miratimit të ligjit drejtuesit e CEZ-it u shkarkuan nga bordi dhe iu anulua kontrata z.Ismailajt.
Kaq kam thënë atje brenda, kaq po them edhe publikisht”, tha ai në emisionin “Fact Check”.
Burg pa u paditur, pa gjyq dhe pa denim? Ene Sali Berisha, po njashtu...Mire, mire do ulet ene Rama me Meten dhe si me Berishen do ti siguroje edhe Metes pension.Nderkoke kokpalart e Rames do ulerijne nga gezimi...
Edhe Nasip Naco katunar si Meta me prejardhje brekgrisur dhe sot eshte milioner. I beni inventarin se edhe me Muten ka bere goxha pazare. Gjiithe keto vite demokracie nuk pame nje minister apo funksionar te larte shteror qe vinte nga shtresat e pasura . Te gjithe me origjine te varfer e te babezitur.
Po mir mer Nasip ti duke i dit te gjitha kto pse nuk i denoncove kur i paske pas me fakte dhe letra ? e keni ne gen vjedhjen