Ilir Meta denoncon nga burgu: Më kërcënuan dhe provokuan kur po haja mëngjes, kanë frikë se arratisem

12 Shkurt 2025, 11:48Politika TEMA
Ilir Meta denoncon nga burgu: Më kërcënuan dhe provokuan kur po

Ilir Meta thotë se është kërcënuar në burg.

Ai shkruan në FB, se i është bërë një kontroll i befasishëm ndërsa hante mëngjes.

"Të dashur qytetarë,

Unë jam Ilir Meta, banor i qelisë Nr.5, i cili sot në orën 09:20 po hante mëngjes dhe po dëgjonte fjalimin e një skizofreni, i cili po fliste për standardet europiane që duheshin në fushën e drejtësisë dhe çuditërisht hapet qelia Nr.5 dhe më kërkohet të bëhet një kontroll i posaçëm, për të ndërprerë ngrënien e bukës, për të dalë përjashta.

Pasi u bë kontrolli im i imët fizik i trupit, pastaj u bë kontroll i imët për gati 20 minuta në të gjithë qelinë, përfshirë edhe frigoriferin, që nuk kishte ndodhur asnjëherë, por ndodhi rastësisht besoj gjatë fjalimit të këtij skizofreni që fliste për standardet e drejtësisë, për standardet europiane, që i garantonte partia e inceneratorit që nuk ekziston dhe që vetëm Dumani nuk e shikon.

Natyrisht që ky nuk është kontrolli i parë, këtu kontrolle bëhen çdo ditë, kontrollohet qelia ime se mos unë sharroj hekurat e qelisë dhe arratisem, por doja t’ju vija në dijeni për rastësinë që ndodhi sot, siç ka edhe rastësi të tjera të cilat tregojnë fytyrën e vërtetë të standardeve europiane.

I bëj thirrje çdo opozitari, që kur del në emisione, që kur del në Parlament, të marrë shkresën e vitit 2017 që ka firmosur, sipas ish – Zv/Kryeministër Ahmetaj, Erion Veliaj duke vjedhur dhe rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak të Tiranës me porosi të Edi Ramës për inceneratorin që nuk ekziston dhe që paguajnë të gjithë qytetarët e Tiranës tani 90 mijë euro çdo ditë.

Këto shkresa t’ja tregojë Dumanit dhe të gjithë atyre që flasin për “Drejtësinë e Re”.

Të marrin dhe shkresën e Edi Ramës, që ka shpallur kompaninë fituese të inceneratorit me 8 pikë pa u krijuar ligjërisht dhe të tregojë standardet e vërteta të drejtësisë së Edi Ramës.

Njëkohësisht të marrë edhe procesin gjyqësor kundër McGonigalit, ku del Edi Rama të paktën 14 herë për korrupsion dhe t’ja u tregojë të gjithëve standardet e lobimit të Edi Ramës edhe të Dumanit, që i mban aty në sirtar.

Nuk ka asnjë mënyrë dhe asnjë formë frikësimi ndaj Ilir Metës dhe të gjithë shqiptarëve të cilët do t’i tregojnë vendin këtij skizofreni që sot premtoi se do vjedhë zgjedhjet dhe mbasi të vjedhë zgjedhjet do të vendosi standarde europiane.

Ndërkohë të gjithë i dinë standardet e tij, të gjithë e dinë korrupsionin e tij.

Se si i korrupton ky ndërkombëtarët e di e gjithë bota, tani është rradha e shqiptarëve për t’i thënë këtij, i cili thotë se drejtësia funksionon vetëm kur punon dhe rrëmben kundërshtarët e mi politik, por kur më kërcënon mua me “tigrin’’ Erion Veliaj, sigurisht që këtu nuk ka më drejtësi, ka diktaturë.

Prandaj, të gjithë të mobilizohen, mos i ndani ato shkresa, ato fakte që ulërasin prej vitesh e vitesh dhe vetëm Dumani i këtij nuk i shikon, se nuk ka Duman që i bën më derman këtij.

Faleminderit", shkruan Ilir Meta.

17 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Meta e pershkruan shume bukur cfare i ndodhi nje dite mengjez ne burg! LOL

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Aha! Është shumë vonë o Ilir. Tani je histori…

      Përgjigjjuni
      1. j
        jevgu.

        O alabak sa kontrolle to te bejne ne qeli ty nuk e di akoma. Tani je burgaxhi me eksperjenc dhe kontrrolle te tilla nuk te bojn me pershtypje... Kur t vi lali eri jep i i vez t zime sa t mori i cik veten nga stresi

        Përgjigjjuni
    2. v
      vrima e zeze e malokeve

      Ky mut me ere, me gjithe zarben e tij kryehajdute, qe vazhdon te bredhe neper bote, po funksionon si krahu i djathte i dum-dumanit. Perse jo kur ramiu, tani ka filluar te belbezoje, per disa te verteta te tmereshme te spakut, qe mburret se e krijoi vet.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vjola

        Po te kontrollojne , detyren po bejne , ate shaven sic shan ti kedo bashk me berishen apo te goditen ???

        Përgjigjjuni
        1. o
          o ilir o spiun,hidhu mbi tank

          O pis,ti hidhesh mbi tank e jo te mos arratisesh me ane tedi bibilushit dhe me xhixhon hunderre

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sudja

            Ha ha i madh! likja mbi tank dhe ted bilbilushi me monen qe hedhin molotov!

            Përgjigjjuni
          2. N
            N

            Ta gezofsh shtepine

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiptar

              Aty te pafshim gjithe jeten qe te ka ngelur hajdut mashtrues mafioz

              Përgjigjjuni
              1. K
                KROI MBRETIT

                Ilir Meta ate ka ardhur te vizitoje ne qeli Nesim SPAHIU,Rustem ZYKO,Avdyl BRAHO,Ramadan kONDI,Adil GURI,Kujtim LAME,Qemal HARIZAJ,Agron MEÇE,Enver MUHAMETI,Miti DURO,Bektash JANKISHTA etje.

                Përgjigjjuni
                1. j
                  jevgu

                  aahhaahahahahahahahahaha e ke flliq fare

                  Përgjigjjuni
                2. B
                  Belo BYTHËZIU

                  Like DITËZIU , DORÉZO PLAÇKÉN e GRABITUR që ju takon POPULLIT SHQIPTAR , dhe lëri DËNGLAT dhe LLOGJET "hollivudiane" me ARRATISJE !!! DORËZO GJĒNË e VJEDHUR ashtu siç ka thënë edhe LEGJENDA AVOKAT NGJELA

                  Përgjigjjuni
                  1. 3
                    313

                    BO BO..FILLUAN HALUÇINACIONET! PO KUSH MERRET ME TY O LIKE? U HARROVE, MBAROVE!

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      M

                      Nuk e kuptoje lejohet celularine burg ?!!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. z
                        zhigolo

                        A ta gjetën sapunin!

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          MEDU

                          Like mos harro se gardianët nuk janë macja jote Natasha me të pergdhelur. Mbledh mendje se të shkatërrojnë në dru. Po ti je i fort i duron të gjitha.

                          Përgjigjjuni
                          1. "
                            "Mrekullia"

                            Gjalle qenke mor qenef, ti je nje felliqesire. Me shkuarjen ne burg u pastrua ajri e ambienti ne Tirane. Do te fitosh ate qe nuk thuhet o spiuni"drita".Nuk ka shqiptare te ndershem qe u shkojne mbrapa sojit tend e salehut. Mbrapa diellit shkofshi, e u shofte rraca juaj o "flori".

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje