Rama: Altin Dumani të gjejë kush ia jep Berishës të dhënat e dosjes “Toyota Yaris”. Në GJKKO ka dy kamikazë të PD, që janë betuar se do na shkrijnë

12 Shkurt 2025, 10:05Politika TEMA
Rama: Altin Dumani të gjejë kush ia jep Berishës të

Kryeministri Rama i kërkoi kreut të SPAK-ut Altin Dumani që të gjurmojë se si kanë përfunduar në duart e Sali Berishës të dhënat e dosjes “Toyota Yaris” të cilat ai i lexon në seancat e tij në gjykatë.

Teksa lexoi disa komunikime, ai tha se kamikazët e Berishës në Gjykatën e Posaçme po shënjestrojnë elementët e PS-së dhe qeverisë.

“Ne e kemi marrë përsipër të pavarësojmë drejtësinë nga pushteti politik. Nuk kam asnjë pishman për këtë. Pyetja e vetme që kam është a do ia dalim ta çojmë deri në fund bërjen e drejtësisë të pavarur. Është njeri me emër dhe mbiemër", tha Rama.

"Ju dëgjova me vëmendje në këtë diskutimin. Jam dashamirës brenda vathës kur një X Y merr urdhra. Y X nuk po ia them emrin. Ka dhe dicka tjetër që nuk e thatë. E bëtë pyetjen pse tani dhe jo më parë. Pse dy javë një muaj më parë p.sh? Sepse tani ishte i gatshëm i njëjti gjyqtar i angazhuar në të gjitha çështjet e veçanta me target njerëzit tuaj.

Gjyqtarët si prokurorët, krahas shorteve elektronike organizohen edhe në javë dhe ditë për kërkesa të ngutshme dhe ngjarje që kanë nevojë të trajtohen të menjëhershme…

Jo, Nesti ishte aty që në shkurtin e kaluar. Qartazi është selektuar gjyqtari në këtë rast dhe iu informoj se të tjerët nuk kanë pranuar që t’i rrinte të njëjtës kërkesë për arrest, sepse gjyqtari mund vetëm të zbusë masën e kërkuara nga prokurori dhe jo ta ashpërsojë.

Por edhe pse ju ligjin e keni bërë për një garanci më shumë, në fakt keni garantuar atë 100 përqindëshin e vulosjeve të kërkesave të prokurorisë.

Ky gjyqtar e ka nisur karrierën si koleg zyre me (e keni në parlament) kur ishte ministër i Drejtësisë dhe kryeministër… Pastaj përfundoi në GJKKO. Ky dhe një tjetër nga qyteti X i njohur familjarisht si ekstremisht i djathtë…

Disa herë e kanë kaluar cakun e gjyqtarit duke bërë konsideratë që ligji nuk ua lejon… I tillë është edhe rasti x që diskutohet shumë si skandal në të gjitha rrethet e juristëve.

Së dyti, i njëjti gjyqtar është për dosjen Toyota Yaris. Vetëm një fakt, ka urdhëruar ndalim publikim të vendimit të tij, gjë që nuk e bën për raste kur duhet të përbalten njerëz të PS për shkak se permenden shumë kolegë të tyre por ama ditën 1, vendimin e pati në dorë prapë njëri që e keni në parlament dhe tani e ka bufi i kënetës që ua lexon shqiptarëve komunikimet nga encro chat në parlament.

Të gjitha janë pjesë e përmbajtjes së këtij vendimi gjyqesor i ndaluar për tu publikuar. Kjo është vepër penale.

Pra, bëhet fjalë për dy kamikazë të PD në GJKKO që s’e kanë asnjë problem ta shprehin në mjedisin tonë kënaqësinë e të marrit në dorë të këtij dhe atij duke thënë që ne do t’i shkrijmë.

Altin Dumani të kërkojë gjurmët e vendimit të Tyoyta Yaris dhe t’ia thotë publikut si kanë përfundur në monologët e bufit të kënetës dhe dihet kush e ka marrë” – tha Rama.

11 Komente

  1. P
    Precizion Zogaj

    Nje turp i madh. Amerikanet deshtuan te ndalonin te futeshin veglat e PS dhe PD ne SPAK. Nje turp i madh. Ky Olsi Dado, me ate fytyren si rreptil eshte me prone ne mes te Tiranes more. Shkarkojeni ate bastard te erresuar nga urrejtja. Dhe e fundit, ajo baxhella Balluku, pse nuk ishte sot aty? Apo po kenaq ndonje Noc Rrok andej nga Fieri. Hajdute e ndyre.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Kur Rama thote 'Toyota Jaris' ai e ka fjalen Taulant Palla...lol...Tualanti dihet qe eshte nje fatos besnik i Partise nga bjeshket e Librazhdit, milioner gjate sundimit komunist te Liderit Global.....lol

      Përgjigjjuni
    2. n
      nje shqiptar

      Perse ke heshtur dhe ke bere gjithe kete sehir kriminal Rama, jo vetem kundret Veliajt, Por kunder Shqiperise dhe shqiptareve?

      Përgjigjjuni
      1. D
        Durresakja

        Zoti Edi vetem te ju ka populli besim ti vesh me shpatulla pas murit te gjithe keta njerez te lig ,si gjithmone njeriu I lig tregon qe don ti beje varrin njeriut dhe punes se mire , me fort ngreje zerin zoti Rama per kete drejtesi te papergjegjshme . Bravo Edi Rama mos ik asnjehere .

        Përgjigjjuni
        1. s
          saliu duhet te shpallet terrorist

          Une e kam thene me kohe qe spaku pa kapak eshte angazhuar para saliut qe do e rrezoj qeverine duke i arrestuar njeti pas tjetrit.Keta kamikaze me dum dumanin kujtojne se heqin urrejtjen qe ka populli per vampirin sali,sa me shume carlliqe te beni,nuk fiton vampiri,lerini te lire vampirin plak me banden e tij mulra,voksha,genc ruli qe nuk ndihet e kellica e krrica te fahriut me dy gidsta,nuk do fitoni.Urrejtja e popullit eshte shume e madhe per keta maloke qe kane pushtuar pronat e te tjereve,qe shkatrruan dogjen e vrane me grupin ciftelia r me xhupat e zinj

          Përgjigjjuni
          1. A
            Afrim

            Shum legen....veliaj nje hajdut ordiner dhe imoral

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dino

              Juve jeni BANDA KRIMINALE që të gjithë !!! Ajo shprehja e Fatos Lubonjès që janë të TREJA BANDA KRIMINALE (PD , PS , LSI ) , JU SHKON më së miri !!! Jeni GRABITQARË , HAJDUTË dhe MASKARENJË që ju ka dal BOJA fare në KORRUPSION dhe PLAÇKITJE , dhe pèrsëri NUK JU SKUQET FYTYRA e URRYER që keni !!

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pensionisti

                Kete pyetje prokurorise se shtetit historikisht e kane bere mbreterit ne monarki kudhtetuese,,sulltanet,perandoret,caret dhe kryetaret e partive komuniste.Historija jep fakte te shumta ,per defirmimin , per ata qe sundojne mbi dhjete vite!?

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Haka Tekizoti

                  Akoma mendoni se Altin Dumani është i pastër si kristali? Ka firmosur bashkë me Olsi dadon në arrestimin e Veliajt. Kjo dëshmon "me dyshim të arsyeshëm" - termi më banal që përdorin për goditjen e të tjerëve - se është shok i Olsi Dados. Kaq mjafton për të mësuar se çfarë është dhe çfarë vlerash morale e profesonale ka. Ai, në qoftë se nuk ka pasur edhe vetë ndonjë ndjenjë urrejtjeje për ndonjë arsye kundër Veliajt, atëherë për kënaqësinë e tij e të shokut të vet është vënë tërësisht në dispozicion të hakmarrjes së Olsi Dados.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lanabregesi

                    Po ca Duman leshi me thoni,Spaku joke e kembe eshte me Saliun,nuk ishte ky Dumani qe mbajti ne sitar disa site dosjen e 21 Janarit,a nuk ishte ky Dumani qe kundershtoj ne gjyjaten e lart marjen e dosjes se 21 Janarit? Doni me per Belulin!

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jorgo

                      ha mut ha...

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje