Kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste nuk do të qëndrojë pa kritikuar punën e organeve të reja të drejtësisë, pavarësisht se mbështet punën e saj.
“Dua ta bëj shumë të qartë që qëndrimi ynë lidhur me mbështetjen pa rezerva, lidhur me mbështetjen ndaj çdo procesi ndaj institucioneve të reja të drejtësisë, të cilat kanë detyrën të bëjnë luftë pa kompromis kundër korrupsionit, mbetet qëndrim I pandryshuar.
Ajo që ndryshon është që ne kemi detyrën të kontribuojmë jo thjesht me mbështetjen e padiskutueshme institucionale dhe politike ndaj institucioneve të reja të drejtësisë, por edhe me opinionet tona në mënyrë që pavarësia e panegociueshme e prokurorëve e gjykatësve të jetë sa më e lidhur me profesionalizmin dhe garantimin e standardeve demokratike.
Në të kundërt biem në një situatë që ngjan më shumë me të shkuarën se sa me të ardhmen. Sepse diktaturë apo republikë hetuesish, Shqipëria ka pasur në të shkuarën. Kjo është republikë parlamentare, ku pushtetet janë të pavarura”, tha Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.
Sipas tij, sot në debatin publik ka vetëm dy palë: “Njëra që duartroket dhe brohoret sa herë që shfaqet “gijotina”. Sipas asaj pale të gjithë janë për burg, për litar, për t’u vrarë dhe tjetra është pala që sulmon në mënyrë banditeske organet e reja të drejtësisë dhe që shënjestron me “libër shipe” prokurorët dhe gjykatësit që bëjnë punën e tyre, duke filluar nga drejtuesi i SPAK-ut, i cili ka gjithë mbështetjen dhe solidaritetin tonë për sa i përket gjithë baltës që ka marrë dhe merr familjarisht.
Por mungon një palë konstruktive që duhet të jetë garantë e pavarësisë së gjyqësorit, por duhet të jetë edhe garantë e lirive dhe të drejtave e standardeve demokratike. Sepse siç thashë, përndryshe biem në kurthin e të kaluarës".
Rama tha se nuk mundet që kryetarja e Komisionit të Ligjeve të merret nën hetim, kur ajo nuk është thirrur asnjëherë në dyert e drejtësisë.
"Për mua është e pakonceptueshme që kryetarja e komisionit të ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë, pa hyrë fare në meritën e çështjes, pa marrë parasysh nëse ka akuza në atë “roman” 400-faqësh, e merr vesh nga televizori dhe gazetarët specialë. Se kemi Prokurori Speciale, Gjykatë Speciale dhe gazetarë specialë.
Kjo forcë politike nuk do të marrë përsipër të japë pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia, por ama, ndryshe nga deri dje, sot e tutje kjo forcë politike nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante të standardeve dhe brutalitetit të kujtdo qoftë. Vetëm një idiot mund të thotë se ne kontrollojmë drejtësinë.
Kemi marrë zyrtarisht certifikatën që duart tona janë larg drejtësisë. Por ama nuk jemi hunj gardhi që të mos themi asgjë kur biem në gjurmë - me ose pa dashje - të episodeve si ky. Minimalisht, kryetarja e komisionit të ligjeve duhej thirrur dhe duhej pyetur. Ku jemi këtu?”, shtoi kryeministri.
Partia jote eshte nje zullum i tere ,jane hajduta qe ti zotrote i nderon cdo gjashte muaj per te rimbursuar ata qe kane kontribuar per ty,Per shqiptaret ti s ke bere asgje; shko shkerdhehu bastard i rilindjes,vote per partite e reja
Rama me një fjalë thotë hip se vrava! Zbrit se të vrava.. Në një rresht flet si Saliu. Në rreshtin tjetër flet si burrë (shteti?). Me një fjalë një mut si Saliu me shokë 400 faqë me aguza dhe prova rromancë për Ramcin? 800 mi evro rroba për 4 vitë për bashkëshortën krim dhe anti ligjore dhe anti njerzore që janë hetue si pasë Ramës, Veliut dhe njerzeve të tyrë!!! Në Kruacisë ishin kyministri e kanë denue për korrupsjoni për një orë të shtrejtë.. Grueci e Maqedonisë për një mercedes 80 mi evro. Në South Korea, u ba luftë për një çantë 4 mi evro të ishi president që sot ështe në burg.. Por për hajdute e Shqiprisë 800 mi evro nukë janë asgjë? SPAK jemi me ju kunder këtyrë horrave pa dallim partije..
Mero Baze eshte nje “minimi” Edi Rama, eshte nje sherbetor i zellshem, pa karater e dinjitet.
Ymer Baze nga Peshtani eshte ushtar I Erion Veliajt. Erioni i ka dhene leke me ton dhe punesuar djemte. Nga Rama per shkak te komplekseve te origjines dhe formimit ka frike diabolike. Si fshatar blegtoral ai mendin se mund tja fuse Rames ne favor te Veliajt pa u marre vesh !!! I gjori! Po I pregatisin nje surprize te hidhur njerezit e Rames..hajt'pra suksese ne jete Ymer