Spiropali nga Vlora: Askush mbi ligjin, por edhe askush nën ligjin

11 Shkurt 2025, 23:58Politika TEMA
Spiropali nga Vlora: Askush mbi ligjin, por edhe askush nën ligjin

Nga Vlora, ministrja Elisa Spiropali theksoi nevojën për një proces të drejtë ligjor, duke garantuar mbrojtjen e të drejtave kushtetuese dhe njerëzore.

“Askush nuk është mbi ligjin, por as nën ligjin. Duhet të garantohet një proces i drejtë, të mbrohen të drejtat themelore të qytetarëve dhe të respektohen standardet demokratike,” u shpreh ajo.

Në deklaratën e saj, Spiropali dënoi çdo formë të linçimit publik, duke theksuar se prezumimi i pafajësisë dhe dinjiteti njerëzor nuk mund të shkelen me këmbë.

“Nuk mund të lejojmë që drejtësia të kthehet në një gjyq publik jashtë kornizave ligjore. Duhet të respektohet procesi i drejtë dhe të shmangen paragjykimet mediatike dhe politike,” tha ajo.

"Drejtësia është e pavarur se duhet të lihet e pavarur dhe duhet të lihet në heshtje të bëjë punën, e të shohë e të gjykojë vetëm provat.
As çadrat që mbrojnë njëri tjetrin, as ulërimat që duan të linçojnë apo dënojmë njëri tjetrin.

Këtë lloj drejtësie kërkojmë ne. Këtë lloj drejtësie kërkon kjo shumicë. Këtë lloj drejtësie kërkon Europa, e cila nuk niset nga shkatërrimi i të drejtave kushtetuese dhe njerëzore, por niset nga garantimi i këtyre të drejtave duke garantuar në fund drejtësi", tha Spiropali.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vijoi sot takimet në kuadër të programit "Kuvendojmë për Shqipërinë" në qarkun e Vlorës. Në ambientet e Pallatit të Kulturës në qytetin e Vlorës, znj. Spiropali prezantoi nismën “Kuvend-ON”, një program i cili shtrihet në të gjithë vendin, si një platformë "llogaridhënieje" gjithëpërfshirëse, ku qytetarët nxiten t'i shprehin shqetësimet e tyre drejtpërdrejt Kryetares së Kuvendit.
Në aktivitet morën pjesë Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, studentë nga Universiteti i Vlorës, sipërmarrës, pensionistë, përfaqësues nga OJF, të rinj dhe të reja të qytetit, të cilët diskutuan me Kryetaren e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali për problematikat e tyre, etj. 

6 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    ? = spiropali apo spiropppppi..d...h...i...lol

    Përgjigjjuni
    1. A
      Agim

      Elize, per ty, a ka nje "ceshtje Erjon Velia"? .Dic do te thuaxh ne ca fraza, te mjegjullta, por prej krereve socialisite, -ministra e deputete - pritet te flitet hapur, qarte, me guxim e pjekuri.. Mbroni vlerat dhe asetet e Ps! Mbroni emrin dhe dinjitetin e njeriut te lire!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Al

        Per ate askush nen ligjin avash icik ti mamice se te gjithe zyrtaret e arrestuar nga spak jane arrestuar ne te njejten menyre! Prezumimi i pafajesisie duhet te aplikohet tek te gjithe bunder kombinati! Pastaj, me e bukura eshte qe 32 nga keta zyrtare jane liruar po nga spak pasi jane arrestuar padrejtesisht… dmth ju qifte sistemi we ngritet ne goje juve nga i pari tek i fundit! Po ju qifte ama, jo thjesht tua derdhe ne goje… ????????????

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jeta

          Zocka Spiropali. Kemi 12 vjet qe ju kemi votuar per te vene drejtesi ndaj Perbindeshit te Vicidolit, kreut te agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Vuk Berisha ne pushtet dhe ju beni parada mode, ne vend qe ta dergoni ne gjyq, te pakten per nje ngjarje makabre qe duhet te denohet me burgim te perjetshem: 21 Janari 21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e qeverisë “Berisha” pas Gërdecit. Më 21 Janar shteti me në krye Berishën vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e Komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrasje. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot shpresa e madhe është rihapja e hetimeve nga SPAK. Gjykata e Strasburgut e ka dhënë manualin, duke i treguar rrugën prokurorëve specialë për të zbardhur vrasjet e 21 Janarit. Ndërkombëtarët thanë qartë se ato janë vrasje shtetërore dhe dosja nuk është hetuar siç duhet për shkak të presionit të qeverisë “Berisha”.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sylvinjo

            Sa e zgjuar kjo koqja mor aman

            Përgjigjjuni
            1. v
              vlora.vlora

              Ik moj baxhelle ,ti nuk ishe ajo qe e nxore doganen ne 4 mujorin e pare ne qeveri nja 400 milione dollare minus?Shko qiu bashke me rilindjen tende qe vec per popullin s keni menduar ,por per portofolat tuaj

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje