“Klotilda Bushka e ka marrë vesh lajmin nga TV” - Rama mesazh SPAK-ut: Nuk jemi Republikë Prokurorësh, do të ishte autogol...

11 Shkurt 2025, 20:29Politika TEMA
“Klotilda Bushka e ka marrë vesh lajmin nga TV” - Rama mesazh

Në ceremoninë që po zhvillohet në Pallatin e Brigadave për festimin e 105 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, kryeministri Edi Rama ka folur gjatë lidhur me burgosjen e Erion Veliajt me urdhër të SPAK.

Rama u ndal edhe mbi hetimin që SPAK ka nisur ndaj deputetes së partisë së tij, Klotilda Bushka.

Rama është shprehur se deputetja Bushka e ka marrë vesh prej mediave që është person nën hetim teksa nuk është marrë asnjëherë në pyetje nga prokurorët në lidhje me këtë çështje.

Kryeministri Rama i ka cilësuar këto veprime nga ana e prokurorëve si shenja të një sëmundje vetëkënaqësie, ndërsa ka theksuar se nuk jemi Republikë Prokurorësh.

“Kryetarja e Komisionit të ligjeve ka kërkuar të dëgjohet në Grupin Parlamentar, sepse e ka dëgjuar nga TV, jo nga prokurori. Nga gazetarë special që kanë dokumente që nuk i kanë as të akuzuarit që është person i dyshuar, kryetarja  Komisionit të Ligjeve.

Që të jetë një person i dyshuar që e merr vesh nga TV që emrin është në aktakuzë dhe të mos jetë pyetur asnjëherë… çfarë është kjo? Këto nuk janë shenja aspak të mira dhe dua të shpresoj që janë shenja që nuk lidhen me simptomat e një sëmundje vetëkënaqësie. Kjo s’është Republikë Prokurorësh. Do ishte autogoli më i madh,” është shprehur Edi Rama.

8 Komente

  1. T
    Tori

    Ça ka per tu habitur, qe nje hajdut si erjon veliaj esht ne burg!!!!! Ilir meten si e arrestove!? Erjoni hajdut dhe grup i strukturuar kriminal esht o rama!

    Përgjigjjuni
    1. .
      ...

      Jo këtu Rama ka plotsisht të drejtë ne nukë jemi Repuplikë prokurorësh.. Por një Repuplikë hajdutësh dhe vrasë si Saliu me familjën e ti mafjoze dhe Rama vetë.. SPAK jemi me ju kunder këtyrë horrave pa dallim partije...

      Përgjigjjuni
    2. B
      Boll me sehirin kriminal

      Deri me tani, ke qene dhe ti pjese e krimit,me indiferencen tende shumevjecare, duke bere spakun sehir, se si versulesh, mbi tufen tende, me akuza teper te dyshimta. kur kryekriminelet kombetare, me dosjet e tyre te panumerta nga krimet.vazhdojne te jene te patrazuar nga ky lloj spak i disbalancuar. Spaku duket, qe po funksionon sipas nje llogjike driteshkurter, qe ata mund ta vertisin shpaten sipas qejfit dhe jo sipas ligjit, dhe mund te mos pesojne gje. Rama tregoi atyre fort, qe jane njesoj si gjithe te tjeret para ligjit shqiptar, dhe nqse e shkelin ate i pret gjyqi, sic i kane ngritur te tjereve.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jo këtu Rama ka plotsisht të drejtë...

        Jo Rama këtue ka plotsisht të drejtë, se ne, nukë jemi Repuplikë prokurorësh... Por një Repuplikë e hajdutve dhe e vrasvë si Edi Rama dhe Sali Berisha, me familjën e ti mafjoze... SPAK jemi me ju kunder këtyrë horrave pa dallim partije....

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dajti

          Kjo eshte Babalja #2,por kete here ne vend te Salianjit eshte I perfshir Spaku,ne vend te Fatmir Xhafes eshte Erion Velija.

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Y

            Jam I bindur se Saliu nepermjet korruptimit te Spakut do I japi nje fitore spectacular ps Duke e cuar ne 94 deputet.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rama boll aktrove

              Rama i habitur, pse kerkon te informohesh, pastaj te arrestohesh. Cfare te vishnin veshjet qe kane shpenzuar. Bushka si e donte lajmin te marrre vesh partia njehere. Hahaa plehrat e fushatave. Bravo Spakuu, nese nuk eshte aktrim arrestimi Veliaj, ju lumte qe arrestuat ne bashki, aty meriton se ka vjedh taksat vendore, ia merrte tiranas me gjoba. Ulerisnin qytetar e bisnese se I faturonte shume plehra Veliaj.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Ton

                Bushka me leket e ambasades se usas e gjeti te vjedhi e te beje fatura fallco me te shoqin...te papare perfundimisht....

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje