Arrestimi i Veliajt/ Demalia: SPAK po favorizon opozitën, Xoxa u kthye, Llalla ende në arrati! Ku i gjen lekët PD për LaCivitan, apo janë burime të Xenit

12 Shkurt 2025, 09:09Politika TEMA
Arrestimi i Veliajt/ Demalia: SPAK po favorizon opozitën, Xoxa u kthye,

Analisti Ilir Demalia, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj më 10 shkurt. I ftuar në një lidhje skype, në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv, ai tha se SPAK po favorizon opozitën, pasi ministrat në kohën e Berishës nuk janë vënë në hetim.

"Të lësh jashtë çështje si Gërdeci, 21 janari dhe çështje që kanë të bëjnë me vrasje dhe mos të shikohet e gjithë kjo pasuri e gjithë njerëzve që kanë qenë në pushtet do të thotë se SPAK po luan një rol të pushteteve që paguhen nga paraja e pushteteve aktuale, për të luajtur në interes të njërës apo tjetrës palë.

Njerëzit që janë në SPAK po favorizojnë opozitën, ne e dimë se ca është bërë në kohën e Berishës, ministri që ka qenë atëherë Ridvan Bode, a është marr kush me të, me bëmat dhe me gjëmat e tij. E morën Veliajn që të jap llogari dhe do të vendos gjykata, por ka edhe një standard tjetër, Xoxa ishte jashtë vendit dhe ajo u kthye, po këta të opozitës Llalla iku si zagar, Ahmetaj u largua si mi arash duke u futur në tubacionet e ujërave të ndotura të syri.net. Opozita që kërkonte varjen e Ahmetajt sot del dhe flet për deklaratat e tij",  tha ai.

Teksa u ndal tek akuzat e opozitës për SPAK ai tha se veprohet me 2 standarde, pasi kur arrestohen nga radhët e opozitës e quajnë organizatë kriminale, ndërsa kur arrestohen nga PS thonë se ka edhe prokuror të pavarur.  

"Këto që thonë SPAK është organizatë kriminale, kur arrestohen nga të opozitës, kur arreston nga këta në pushtet thonë ka edhe të prokuror të pavarur. Nesër nëse do të arrestohet një nga të Berishës do të thotë Berisha prap SPAK është i kapur, e dimë ca ka thënë për Nanon dhe për Metën, si mund të besohet ky njeri.

Si mund të merret për bazë fjala e tij. Në skenë e mban halli i zullumeve që ka bërë bashkë me familjen e tij, nuk ka çfarë të destabilizojë më Berisha. E pa Berisha sa ishte pjesëmarrja në mitingun që bëri. Berisha është i papranueshëm për shoqërinë shqiptare", tha ai.

Një koment e pati edhe për Chris LaCivita që Sali Berisha e ka prezantuar si udhëheqësin e fushatës së PD-së për 11 majin. Ai tha se ai ende nuk figuron i regjistruar dhe se duhet transparencë se nga kush paguhet.

"Ky njeri deri në këtë moment nuk është i regjistruar, nuk është legal sepse kur shkon në një vend tjetër duhet që të regjistrohesh në Foreign Agents Registration Act. Për të gjitha udhëtimet dhe prononcimet e tij kush ka paguar? Ai duhet ti nënshtrohet ligjit dhe PD të thotë sa e paguan këtë njeri dhe të thotë nga dalin këto para. Apo janë burimet e Xenit?", tha ai.

Lini një Përgjigje