“SPAK, asnjë ndëshkim në radhët e Berishës”, Meçe: Kam denoncuar 1 miliard euro rrugë vjedhje dhe 40 milionë euro ujësjellësa

12 Shkurt 2025, 09:03Politika TEMA
“SPAK, asnjë ndëshkim në radhët e

Analisti Arben Meçe theksoi se SPAK nuk ka ndëshkuar asnjë figurë nga radhët e ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe kjo krijon idenë e standardit të dyfishtë të drejtësisë.

“SPAK, asnjë ndëshkim në radhët e Berishës”, tha ai.

Ai tregoi një episod kur ka qenë drejtor i përgjithshëm te Ministria e Punëve Publike dhe pas dorëheqjes, kishte denoncuar sipas tij 1 miliard euro vjedhje rrugë dhe 40 milionë euro ujësjellësa.

“Unë kur isha drejtor i përgjithshëm të Ministria e Punëve Publike kam dhënë dorëheqje dhe kam denoncuar 1 mld euro rrugë vjedhje dhe 40 milionë euro ujësjellësa.

Po them 8 vjet që ishte Berisha në qeveria bashkë me Ilir Metën, që shkalla e korrupsionit ishte drastike.

Këto tetë vjet ndëshkuan Berishën falë korrupsionit, si nuk ke gjetur një dosje deri tani, mund të fillosh një dosje kryesisht”, tha ai në “Real Story” .

Lini një Përgjigje