
Kreu i PL-së, Ilir Meta i cili njihet ndryshe si miliarderi i politikës shqiptare është parë herë pas here të ankohet për çmimet.
Edhe ditën e sotme, Meta ka dalë i shqetësuar për çmimin e qumështit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se një litër qumësht në Shqipëri shitet më shtrenjtë se në Gjermani, Francë dhe Itali.
“Shfarosja e blegtorisë në 4 vitet e fundit është një rekord i pashembullt në rajon dhe Europë dhe pasqyrë e saj është braktisja e fshatit dhe shpopullimi i tij.
Kjo është pasojë e mbylljes së fermave, stallave, staneve, baxhove, mosmbështetjes së fermerëve dhe "shtrydhjes" së prodhimit vendas me zgjedhën tatimore më mizore në kontinent, që po i shkaktohet një vendi dhe një populli tradicionalisht dhe historikisht të lidhur me blegtorinë.
Nga rreth gjysëm milion krerë lopë para katër vitesh sot kanë mbetur më pak se gjysma, që sipas INSTAT po firon dhe kjo çdo vit me rreth 10%.
Një litër qumësht në Shqipëri, vendin më të varfër të Europës, shitet më shtrenjtë se në Gjermani, Francë dhe Itali, dhe 12% më shtrenjtë se mesatarja europiane.
Ndërkohë që 18% e buxhetit të BE shkon vetëm për blegtorinë, as 1% e buxhetit tonë nuk shkon për bagëtitë dhe prodhimin e tyre.
Prandaj qumështi te ne rrjedh vetëm në një drejtim nga jashtë brenda. Me çmime të fryra përtej çdo logjike financiare dhe ekonomike për të pasuruar korporatat dhe kompanitë importuese dhe varfëruar prodhuesin vendas dhe qytetarin konsumator.
Është e shkaktuar dhe e provokuar!
Vetëm një qeverisje patriote dhe e përkushtuar e ndal këtë rrënim!”, shkruan Meta.
Kjo dihet ktu ku jetoj une e Marr me o.8 euro...nese mar 12 kuti me o.68....kaq pa genjeshtra...por ne Shqiperi e shkaterruan fshatin nga mungesa e politikave fiskale heqja e kompesimit 20% tvsh hoqi interesin e grumbulluesve per qumeshtin.
Po drejte por ish sekretari pergj ministrise se bujqesise ne 16 , Vojo Bregu beri maksimumin per heqjen e kompesimit 20% te tvsh sepse skishte interes donte te jepte subv.
Po atje është qumësht industrial o budalla, apo e ke harruar lopën e Çepanit që mbante gjyshi tënd. Çfarë mostre është ky mostra, rri e rri e këndon ndonjëherë si kaposhi i mëngjezit. Në fakt ky e ka dashur popullin shumë, po pasi e vodhi mirë e mirë tani kujtohet ndonjëherë në sene.
Oh sa i digjet barku spiunit Agush askush kokeducja per shqiptaret. Vetem operacionet plastike te Nafije dybekut te leshelise kane bere miliona leke, ku i gjeti Nafija keto miliona per te bere vile 3 here me te madhe se te Enver Hoxhes me 15 banjo dhe nje banjo per macen Sasha antare e kryesise se partickes se Jales
Paska fillu me ble qumesht gjigandi i 2 marsit
O likeflori IM.Sapo bleva qumesht ne supermarkatin "Despar"ne Padova,via pp' vergerio.Nje l'iter qumesht "Granarolo" ,cmimi 1.85 euro.Me leke shqiptare perktheje vete.
Sikur do te fitojne zgjedhjet apo I harroi dhe do fitoje 1 l qumesht