Meta uron nga burgu Donald Trump për fitoren: Partia ime do të angazhohet që t’i forcojmë marrëdhëniet SHBA-Shqipëri

6 Nëntor 2024, 11:26Politika TEMA
Meta uron nga burgu Donald Trump për fitoren: Partia ime do të

Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga burgu, ka postuar një mesazh urimi për Donald Trump-in.

Sipas tij, triumfi i Trump-it është një mesazh i çmuar që kombi amerikan i jep botës se fati i demokracisë është në duar të qytetarëve.

Meta shton se Partia e Lirisë do të mbetet gjithmonë e angazhuar për forcimin e mëtejshëm të partneritetit dypalësh Strategjik në fushën e sigurisë dhe në NATO.

''Urimet më të përzemërta, në emrin tim dhe të Partisë së Lirisë, për Ju President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për këtë Fitore të Madhe, rikthim të merituar në Shtëpinë e Bardhë dhe triumf me plot sakrifica të betejës Tuaj të pandalshme për mbrojtjen e vlerave të SHBA dhe kombit mik amerikan.

Triumfi Juaj është një mesazh i çmuar që kombi amerikan i jep botës se fati i demokracisë është vetëm në duart e qytetarëve dhe se sa të shtrenjta janë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, demokracia dhe pluralizmi përballë përpjekjeve dhe qëllimeve sfiduese anti-vlerë të aktorëve lokalë, rajonalë dhe globalë.

Besimplotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën lidershipin Tuaj, Zoti President, do të vazhdojnë të jenë frymëzim dhe mbështetje e pazëvendësueshme për popullin shqiptar.

Partia e Lirisë do të mbetet gjithmonë e angazhuar për forcimin e mëtejshëm të Partneritetit dypalësh Strategjik në fushën e sigurisë dhe në NATO dhe besoj se, nën drejtimin Tuaj, ne do t’i forcojmë këto lidhje dhe zgjerojmë më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat, në interes të të dy vende dhe popujve tanë miq'', shkruan Meta në Facebook.

8 Komente

  1. C
    C'eshte ky Abuzim skandaloze me Medien !

    Nji Kriminele dhe Antishqiptari, nji thjesht Jashteshqitje Njerezore si ky, i jepet nga Burgu hapsire ne Medie !!!!! Ore kafshe te degjeneruara ,qe s'lat Vlera te Botes se Qyteteruar ,pa degjeneruar, o fshatare te peshtire,qe s'mesuat kurr te rrespektoni e kuptoni ,se Vlerat e Civilizimit u ndertuan mbi Rregulla,Ligje e mbi te gjitha Morale ,por po e Sheemtoni gjithcka me surratin tuaj te pa cip ! (Ne dijme mir se pas ksaj Maskarade qendrojn edhe pederastet Varja Opingjot, por AMA PUTANA ku shkerdhehet ? --- Duam te degjojme edhe Opinionet e Zani Caushit mbi krimet e saleh kurve gazidedes o funderinat e njerezimit

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dardani i Ri

      Meta akoma nuk e kupton se është i burgosur. Eshtë gjë normale që, të çmendurit si Berisha dhe Meta, nuk duan t'a kuptojnë realitetin ku ndodhen. Janë të çmendur, kaq munden. Po ju të gazetës, kur i postoni fjalimet e tyre "historike", pse nuk i shoqëroni me fotot e tyre nga burgu dhe, jo ato të kohës së krimeve të tyre, në gjendje të lirë? Apo edhe ju, akoma nuk e keni kuptuar se, ata, janë të burgosur?

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Paska folur edhe ky qyqari nga qelia. Ti dhe Sala do kalbeni ne burg, le te shkoj e te vije kush te doje ne Amerike, nuk do tu shpetoj.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vigjilenca

          Trampin e votoi populli i tij,. ndërsa ju populli ju urren për grabitjet që ju i keni bërë dhe tragjedinë që i keni shkaktuar shqipërisë.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dr

            Heheeehe. Së shpejti vjen Trump, t’ i paguan vjedhjet ty edhe Monikës, e të liron nga burgu. Futja gjumit dhe të bëftë mirë pilafi te 313

            Përgjigjjuni
            1. P
              Per nji lug kos

              Pirdh Like qe te te cfryhe koka se ne vend te truve e ke te mbushur me pordhe.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fatosi-kosove

                Sa shum i don Trump te burgosurit ani kur eshte i bindur se jan kriminel si ilir méta e sali berisha ai eshte ne gjendje ta kalle edhe ameriken per keta dy kriminel.

                Përgjigjjuni
                1. W
                  W

                  Hahaha. Kjo ishte qeshi a mbi torte Urime nga qelia

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje