Inaugurohet selia e re e Ambasadës së Shqipërisë në Vatikan, ministri Hasani: Diplomaci për paqe dhe solidaritet

30 Qershor 2025, 19:15Politika TEMA
Inaugurohet selia e re e Ambasadës së Shqipërisë në

Selia e re e Ambasadës së Shqipërisë në Vatikan u inaugurua sot në një ceremoni zyrtare ku morën pjesë përfaqësues të lartë të diplomacisë shqiptare dhe asaj ndërkombëtare.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ishte i pranishëm në këtë ngjarje së bashku me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet në Selinë e Shenjtë, Imzot Paul Richard Gallagher, dhe Ministrin e Jashtëm të Urdhrit Sovran të Maltës, Riccardo Paternò di Montecupo.

Në fjalën e tij, Ministri Hasani theksoi se kjo ambasadë e re simbolizon forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, marrëdhënie që mbështeten në vlera të përbashkëta si dialogu ndërfetar, dinjiteti njerëzor dhe paqja globale.

“Kjo shtëpi e re e diplomacisë do të jetë në shërbim të përpjekjeve për të ndërtuar ura për një botë më të paqtë dhe më solidare,” u shpreh Hasani gjatë fjalës së tij përshëndetëse.

Ceremonia shënon një moment domethënës në konsolidimin e pranisë diplomatike shqiptare në Vatikan dhe angazhimin e saj për bashkëpunim ndërkombëtar të frytshëm.

3 Komente

  1. P
    Peçi

    Hasan greku. Jep dorëheqjen dhe ik puno në Athinë për Greqinë, or maskara që ke shitur interesin kombëtar.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mutdhënësi

      O Peçi , ja ha mutin ministrit Hasani ?

      Përgjigjjuni
    2. O
      O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

      Nje Hason m'Vaticon......!? U qelb bota..... gezuar ramazonin!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje