Ish-deputeti i PD: Bardhi është truri i shkatërrimit të demokratëve, duhet të ishte shkarkuar

7 Shtator 2023, 10:02Politika TEMA

Ish-deputeti i PD: Bardhi është truri i shkatërrimit të

Për ish-deputeti Azgan Haklaj, Gazment Bardhi është truri i shkatërrimit të demokratëve e se duhet të ishte përjashtuar nga radhët e Partisë Demokratike, së bashku me Jorida Tabaku që pas zgjedhjeve të 14 majit, pasi nuk mbështetën kandidatët e PD-së.

''PD është parti euro atlantike adekuate e SHBA-së dhe BE-së.

Të mblidhet Këshilli Kombëtar dhe të shkarkoj Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun. Duhet të ishin shkarkuar që në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Gazment Bardhi delegoi PD-në te Sali Berisha. Gazment Bardhi është truri i shkatërrimit të PD-së'', - tha  Haklaj në emisionin Repolitix në Report Tv.

 

Lini një Përgjigje