Ish-deputeti me kobure: U zbythën para nesh dhe do zbythen, jemi betuar për qendresë poshtë ballkonit të Berishës

13 Mars 2024, 11:19Politika TEMA
Ish-deputeti me kobure: U zbythën para nesh dhe do zbythen, jemi betuar

Ish-deputeti me kobure Gent Strazmiri, e quan fitore të madhe marrëveshjen PS-Rithemelim.

“Thjesht u zbythën!

Ky është lajmi!

U zbythën pa "negociata", pa asnjë lëshim nga ana e opozitës, pa asnjë "pazar"!

Thjesht iu dorëzuan qëndresës së deputetëve që nuk i lanë të qetë për asnjë sekondë, që në tetor të vitit të kaluar!

U zbythën, megjithëse dukeshin të plotfuqishëm, moskokëçarës, sepse kanë shumë pare, me SPAK e me gjykata dhe, ç'është më e rëndësishmja me "mbështetje diplomatike"...

U zbythën jo thjesht nga asgjësimi i të drejtave të opozitës, por ju dogj edhe nga pazari që kishin bërë për t'ia "deleguar" ato pazarxhinjëve të zakonshëm.

A është ky fundi? A u "zgjidh" situata?

Jo!

Ky është fillimi i së parës prej fitoreve që do të vijnë pas saj, por më shumë se kaq, është prova se qëndresa pa kompromis është e vetmja rrugë!

Qëndresës pa kompromis nuk kanë ç'i bëjnë!

U zbythën, e do zbythen edhe më tej, sepse ashtu si deputetët në parlament, prej 71 ditësh në rrugën ku kanë izoluar Sali Berishën, njerëzit e lirë nuk dorëzohen e as kanë në mend të dorëzohen.

U zbythën, e do zbythen edhe më tej sepse ishin me mijëra e mijëra shqiptarët e lirë, ata të pabindurit, të pableshmit, "anti-sovjetikët", që me 20 shkurt, i dolën në krah Sali Berishës e u betuan për qëndresë pa kompromis, pa negociata, pa "diplomaci" e as ndërmjetës!!!

Qëndresa është zgjidhja!

Ajo i çarmatos, i nxjerr papritmas në dritë të diellit ashtu siç janë: një kufomë e konservuar në mungesë ajri e drite, që mjafton të çelësh një dritare për t'ia parë e përshpejtuar procesin e dekompozimit.

Zbythja e tyre, e të gjithëve bashkë si "paketë", përballë një grupi të vogël burrash e grash të vendosur e të bashkuar, të lejon të bësh edhe "kalkulimin" e së nesërmes?

Sa sekonda i rezistojnë një shoqërie të bashkuar?

Sepse tashmë është vërtetë çështje sekondash, nga sekonda që bashkohemi të gjithë në qëndresë.

Kaq e thjeshtë është”, shkruan ai.

9 Komente

  1. N
    Niko

    Budallit hapi rruge. Fitove dhe do fitosh nje mut ti dhe ato qe te vin mbrapo. Rrugac.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Adriatik.

      Debil i lindur.

      Përgjigjjuni
      1. 1
        111

        Rrugac me tipare te c'rregullimit mental.! Kjo eshte pasuri e Sali NonGrates.

        Përgjigjjuni
        1. 1
          111

          Rrugac me tipare te c'rregullimit mental.! Kjo eshte pasuri e Sali NonGrates.

          Përgjigjjuni
          1. 1
            111

            Rrugac me tipare te c'rregullimit mental.! Kjo eshte pasuri e Sali NonGrates.

            Përgjigjjuni
            1. Tuti

              Kush mund të më thotë se ka më INJORANT se ky

              Përgjigjjuni
              1. S
                Salkari

                E kush i la mende ti mar ky ....tipik debil dhe bythlepires , krejt i pavlefshem per asgje ...thjesht rendon mbi Toke dhe konsumon oksigjen ....

                Përgjigjjuni
                1. r
                  robi

                  Strazua me patllake ne brez dhe republike ne koke ne ekstaze delirante. Shih endrra me sy hapur o monster e neveritur, se ne opozite je gjithe jeten.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Altin Pëllumbi

                    Fli i qete! Te gjitha ëndërrat me sy hapur që sheh dhe që i shet si fitore prej qëndrestari, do të të dalin sapo ta kuptosh që ke qenë në gjumë!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje