Nga Namir Lapardhaja
Edi Rama është ‘i detyruar’ të bashkëpunojë me Sali Berishën, ndaj kur amerikanët e nxorën të dytin nga dera e politikës, i pari e rifuti nga penxherja e pasme e Parlamentit.
Marrëveshja e vitit 2008, e bërë posaçërisht me firmën e të dyve, për të cilën bien të gjithë dakort që e ka deformuar thellësisht sistemin politik në Shqipëri, ka ulur nivelin e demokracisë dhe atë të përfaqësimit, duke e kthyer vendin në kryetarokraci, madje duke i shndërruar deputetët në zgjatime të vullnetit të kryetarit, është ‘garancia’ e vetme e jetëgjatësisë së Edi Ramës në pushtet dhe e mbajtjes në lojë të Sali Berishës në opozitë.
Edhe kjo marrëveshje nuk është për të sjell opozitën në pushtet, për t’i dhënë shqiptarëve mundësinë dhe të drejtën për të zgjedhur apo për të siguruar dhe garantuar rregulla të barabarta loje në zgjedhjet e ardhshme.
Jo vetëm që nuk siguron asnjë prej këtyre, por të gjithë e dinë se ulja në këto kushte në tavolinë me Ramën vetëm se e forcon atë edhe më shumë, ndërsa, nga ana tjetër, ‘e certefikon’ dhe e njeh Berishën si kryetarin e opozitës në vend.
Të nisesh për të rrëzuar qeverinë dhe të përfundosh në pazar vetëm që ajo të njohë, është pazar dhe tallje e madhe me demokratët, të cilët do të zvarriten rrugëve edhe për shumë vite të tjera me radhë.
Pra, Rama luan që të jetë pushtet, ndërsa Berisha që të njihet si opozitë dhe të vijojë të qëndrojë i tillë, mjafton që nesër kur SPAK dhe GJKKO të marrin vendime për të, të interpretohet që po gjykohet dhe po dënohet lideri i opozitës në Shqipëri dhe jo një ish-politikan i korruptuar.
Me këtë skemë, të gjithë janë të kënaqur.
Edi Rama që qëndron në pushtet, Sali Berisha që fiton tagrin e kryeopozitarit dhe Gazment Bardhi që shpreson që pas Berishës do ta zërë ai vendin e tij.
E bukura është se, edhe pse e kuptojnë këtë gjë, të gjithë bëjnë sikur kanë arritur diçka.
Asgjë nuk është arritur. Ka fituar Edi Rama dhe kanë humbur shqiptarët dhe demokratët. Të tjerat janë llogje Kavaje.
........jane armiq te betuar deri ne vdekje, lol Berisha do ta baj Ramen, bajraktarin e Surrelit Rama me ndihmen e Berishes do shkojne Mars me ane te kabllorit egjiptian me zanafille portin e durresit ose aeroportin e Hasanllinjve, lol = te fala Kalec Dega
Absolutisht nuk mund te fshihet pas gishtit kjo marrveshje si ishte fshehur pas gishtit deri tani në menyre absolute. Te fshihet pas gishtit do thote…dale ta shpjegoje nje ere Profesor Doctor Saleh Brrishja. Pastaj absolutisht jua them dhe une në menyre absolute
KOMENTI JUJ SI AJO MARREVESHJA E Rames me Berishen, vetem fshehur jo pas gishtit...
E nisen me ndryshimet e mbrapshta kushtetuese, po e mbyllin me pazare per te shpetuar lekuren, gjoli po vjen shume ere , po na merr frymen.
Shqipёria ka nevojё sё pari pёr pastrimin e Kushtetutёs sё Republikes nga ndёrhyrjet e bёra pas "Marrёveshjes Berisha-Rama" tё 23 prillit 2008. Sё dyti, Kushtetua e Republikёs sё Shqipёrisё duhet tё rindёrtohet mbi bazёn e funksionimit tё mekanizmit tё kontrollit dhe balancimit tё tre pushteteve: Legjislativit, Ekzekutivit dhe Gjyqёsorit. Nё Pushtetin Legjislativ duhet tё zgjidhen jo mё shume se 101 deputetё me votim tё fshehtё, direkt nga populli. Pёr tё rregulluar balancёn e prishur nga fuqizimi i qёllimshёm korruptiv i Pushtetit Ekzekutiv, duhet tё ngrihet roli i Pushtetit Legjislativ (Kuvendi i Shqipёrisё) duke vёnё nё krye tё tij kryetarin e partisё qё fiton zgjedhjet; nё krye tё Pushteti Ekzekutiv mund tё zgjidhet njё ekonomist me integritet profesional dhe aftёsi menaxhuese tё spikatura nё praktikё. Roli i Pushtetit Gjyqёsor duhet tё ngrihet me venien nё krye tё tij tё Presidentit tё Republikёs, me profesion jurist konstitucionalist, i zgjedhur me votim direkt nga populli.
Fiton gjithmone populli shqiptar… padyshim
Paska fituar Edi Rama, e nga kjo na qenkesh merzitur kaq ky Lapalaja me i thekuri anti-Rama ne Kotecin mediatik ne oborr te kryeministrise?
Në këtë reagim te lapardhase, nuk e ndesha kund e "kryetarit" Basha, Po per te ka ai ndonje mendim? Ku eshte, me çfare merret? Si do ta çoje PD-ne e 'Vules' në zgjedhje dhe a ka ndonje mendim se çdo behet me të, nese gjykata te kuturis dhe i'a jep edhe ate 'Rithemelimit'? Tani, te rrime shtrember dhe te flasim drejt! Ne qe bejme pjese tek e ashtuquajturi "elektorati gri", u kemi pare si shprese, dhe ne zgjedhjet e fundit (kur Basha ende nuk ishte ne skene) ju kemi votuar, por kur pas atyre zgjedhjeve, 14 maj 2023, ju kemi paralajmeruar, se gabuat rende qe rikthyet deshtatkun, dembelin dhe "liderin" tuaj pa nuhatje politike, në krye te partise tuaj. Nuk u kritikojme se duhet ju te gjithe nen drejtimin e tij, do duhej te silleshit si Bardhi e co, pa le më pastaj si mul(t)ërat e Saliut. Joo, joo, por keni gabuar rende qe me apatine tuaj, u'a late atyre inisiativen. U kompleksuan se mos kritikoheshit se në çdo aksion tuajin opozitar te supozuar, i sherbenit Rames. Pranojeni se 'strategjia' e ujkut Sa-leh, mentorit dhe mesuesit (siç vete e ka thene shume here), te kryetarit tuaj, funksionoj! Jo se "non-grata" fitoi, bile askush nga e ashtuquajtura "Opozite", por sepse humbet edhe ju, që ju shihnin si shprese per t'u ringritur, pas krizes se pashmangshme te asaj partie. Dhe keshtu, siç po thua, fitoi Rama! Qe te mbijetoni tani keni vetem nje shans, te mbani vulen. Me tej shikojeni edhe njehere ate punen e Bashes. keni nevoje per nje lidership te ri, energjik, karizmatik, vizionar etj qe të sfidoje realisht Ramen. Boll duke u qatë per te. Ai shikon punen e vet dhe eshte ne te drejten e tij te sillet, ashtu siç sillet me ju. Me Bashen nuk keni të ardhme! Kuptojeni kete!
Marveshja Rama NON GRATA....turp marveshje me djallin....
Populli shqiptar si gjithmone fiton te gjatin
Me shume respekt per zotin Namir, por S’duhen lene jashte vemendjes edhe ca fakte te tjera. Ato kohe vampiri non grata ish ne pushtet dhe vriste, priste sipas ligjit te shpelles. Le te mendoje per nje cast sikur edhe Rama te bente te njejten gje, tani qe ka 11 vjet qe drejton Shqipwrine, nderkohe qe opozita akoma s’ja mundur te lidhe feudalin e saj gjakatar!!!
Se keni kuptuar o popull qe keta dy ndyresirat qe ne kemi pjelle si toke jane dy djajt qe kane shkateruar kete toke ,dhe ju njerezit e mrekullueshem.Duhen vene ne mur dhe tua shkerdhejme robt.jane kanceri i Shqiptaresi.