Ish-deputeti Sadik Bejko: Jam i zhgënjyer nga PD dhe opozita, nuk bëhet politikë në rrugë dhe me flakë

5 Nëntor 2024, 11:02Politika TEMA
Ish-deputeti Sadik Bejko: Jam i zhgënjyer nga PD dhe opozita, nuk

Poeti i njohur, njëherazi dhe ish-deputeti i PD, Sadik Bejko ka deklaruar se ndihet i zhgënjyer nga Partia Demokratika dhe opozita.

Ai ka thënë në emisionin “Pas Mesnate” se nuk bëhet politikë në rrugë dhe me flakë.

Bejko shtoi se jeta politike në Shqipëri aktualisht është e mangët, si ai njeriu që është vetëm me një këmbë, edhe për këtë duhet të kontribuojë dhe mazhoranca.

“Më vjen shumë keq që PD-ja është e shpërbërë siç e thonë të gjithë dhe që gati gati si politikë, deputetët e PD-së nuk i shoh në parlament, por në rrugë ose duke djegur, ose duke ndezur zjarr, ose duke hedhur shashka në parlament.

Nuk është kjo rruga. Një parti politike mendon që me veprimet e saj do ta bëj për vete publikun, por nuk mendoj që kjo është rruga për ta bërë për vete publikun. Ata janë  politikanë dhe e dinë më mirë nga unë, por në këtë pikë unë jam kundër veprimeve të tyre.

Ata duhet ta gjejnë vendin në parlament. E di dhe tjetrën gjë, që mazhoranca nuk po u krijon vështirësi. Di të them që opozita është pjesë e shtetit dhe pa opozitë nuk ka shtet. Mazhoranca ka për detyrë të ndihmojë vendin që të ketë opozitë.

Mendoj që jeta jonë politike në këto momente është e vështirë. Në qoftë se opozita ka humbur krerët e vetë dhe është shumë më e vështirë t’i fitosh krerët brenda 6 muajsh. Në qoftë se opozita mund të futet në këtë situatë në zgjedhje, ajo është e humbur.

Kështu që jeta politike në këtë periudhë në Shqipëri është e mangët, si ai njeriu që është me një këmbë. Le t’i ketë të dyja këmbët, cila është më e forta nga ato të fitojë, por kur i mungon njëra gjymtyrë, politika është e gjymtuar.

Unë nuk e di se si do shkojë jeta politikë, sepse ne kemi menduar që hë se politikë është. Por nuk e dimë që një nga profesionet më të vështira dhe që siguron prosperitetin e një vendi është politika dhe një klasë politike e mirë, profesioniste dhe e qendrueshme”, u shpreh ai.

1 Komente

  1. i
    i drejti

    Ish deputet k,y po kush karin e njeh kete te rrjedhur, per te dhene ky opinione per opoziten cfare ka bere ky per shqiperine per tju degjuar fjala apo foli kundfra pd e po e botojme jeni per meshire mero ik lyp per te ngrene ne ndonje kishe a xhami legen por po foli keq per sulltanun tend eshte shkerdhat haaaaa.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje