Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi komentoi arrestimin e ish-kreut të shtetit, Ilir Meta dhe vendosjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin, të cilët akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale; korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Ai theksoi se në daljen e saj publike, Kryemadhi përdori disa argumente, të cilat nuk kishin asnjë bazë përballë akuzave, që ka ngritur drejtësia.
“Monika Kryemadhi pati argumente të pabaza për t’u mbrojtur nga akuzat”, tha ai në “Tirana Live”.
Ai theksoi se Ilir Meta që prej viti 1999 ka kryer detyra të larta shtetërorë, por bilanci i tij ka qenë negativ. Sipas Elezit, Meta është simboli i politikanit të korruptuar, të paktën në sytë e qytetarëve.
“Figura e Metës është një figurë politike që nga viti 1999 ka pasur detyra të larta shtetërore. Shumatorja politike e zotit të Metës rezulton shumë negative.
Ky bilanc negativ vjen sepse Meta është i përfshirë në afera të shumta dhe është një simbol i politikanit të korruptuar, të pakën në sy të njerëzve. Kanë përdorur pushtetin për t’u pasuruar në mënyrë të frikshme”, tha ai.
Gjatë diskutimit më gazetaren Elisa Gjerani, Elezi komentoi edhe kampin opozitar. Ish-kandidati për kryetarin e PD-së tha se opozita është e paorganizuar përballë mazhorancës socialiste.
Ai theksoi se aksionet politike të ndërmarra nga opozita nuk prodhojnë zgjerim në elektorat, por një qasje e tillë, mund të prodhojë efekt të kundërt.
“Partia e Lirisë është një parti klienteliste. Kjo PD ka në themel Sali Berishën, dhe ato që janë aty nuk funksionojnë ndryshe pa të. E ka humbur qëllimin e saj, në luftë për mbijetesë. Misionin e tyre e kanë tradhtuar me ndryshimet të Kodit Zgjedhor me 1/3 e listës zgjedhore të mbyllur.
Nuk jam kundër aksioneve politike që diskreditojnë pushtetin dhe i japin pikë opozitës. Këto aksione nuk i japin zgjerim elektoral, për të mos thënë se japin efektin e kundërt. PD ka prekur fundin në këto momente. Nuk kanë sens logjik për këtë rrugë që po ndjekin”, tha ai.
Haahahahahahaha Ibsen Elezi eshte nje rrot gomari , eshte tipiku i malokut shalratan qe nderron 100 flamure. Ilir Meta eshte i vetmi politkan Shqiptar qe nuk ka firmosur azgje , krahasuar me politikane te tjere Shqiptare qe kane firmosur me qindra dokumenta per korrupsione te ndryshme . Edhe ne akuzen e SPAK nuk ka asnje fakt ku te thuhet se Ilir Meta ka firmosur ketu apo atje . Asnje dokument nuk ka firmosur Meta dhe bravo i qofte se eshte treguar tamam zyrtar i sakte dhe mdoern. Meta ehste gjendur perballe stuihise se genejshtrave te prodhuara nga njerezit e Rama hajdutit , sepse Meta dhe partia e tij e zbuloi aferen e vjedhjeve te tmerrshme q eben Rama me Inceneratoret . Rama hajduti ka firmosur 17 here per Inceneratoret qe nuk ekzistojne dhe SPAK nuk e therret fare fare