Avokati Romeo Kara foli lidhur me hetimet ndaj Ilir Metës. Ai vuri në dukje se ka tentativa nga Meta dhe enturazhi i tij për të shantazhuar dëshmitarët.
"Me aq sa dëgjoj, kam parë lëvizje deklarate që nuk i kanë dhënë deri dje që mund të ketë pasur tentativa që të preket kallëzimi që të konsiderohet kallëzim i rremë.
Të preken provat kryesore edhe me dëshmi, shantazhe nuk e di. Po filloj ta krijoj këtë bindje. I kam disa sinjale. E kanë dhënë dy ditë.
Tentativat që luajnë nga Amerika në Tiranë mund të mos ecin. Provat, lidhja shkak pasojë e kësaj pjese tregojnë se janë pakundërshtueshme. Do shkojnë në gjykatë", tha avokati në Repolitix në Report Tv.
Lini një Përgjigje