Spartak Ngjela: Harrojeni se SPAK-un e komandon Rama

22 Tetor 2024, 22:00Politika TEMA
Spartak Ngjela: Harrojeni se SPAK-un e komandon Rama

Avokati Spartak Ngjela thotë se politika shqiptare nuk mund të ndikojë në SPAK, pasi ky institucion drejtohet nga ndërkombëtarët. I ftuar në Dritare TV, zoti Ngjela folli për arrestimin e Ilir Metës.

“SPAK është institucion juridik për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mbështetet nga ekspertë ndërkombëtarë. Deri tani provat për Ilir Metën janë sekrete, do të flasim më gjatë kur provat të bëhen publike.

SPAK ka filluar arrestimet për korrupsion në nivelet e larta dhe kjo është e rëndësishme. Çdo institucion mund të bëjë gabime, ndaj ekziston gjykata. Atje do të ballafaqohen provat. Deri tani dimë vetëm akuzat.

Unë e di që Rama nuk mund të ndikojë në SPAK sepse aty janë ekspertët e huaj. Janë ata që informojnë SPAK. SPAK-u e ka thënë sekretari i shtetit Antoni Blinken që e drejton SHBA. Blinken ka thënë që do ta zhdukin korrupsionin në Shqipëri. Nuk është e thjeshtë se janë 20 vite të zhytur në korrupsion”, u shpreh Ngjela.

4 Komente

  1. U
    Uranjaku

    Gabime institucionale i quajte vjedhet e Ilir florit o avkatt???? Mos ke gelltitur dhe ti nje luge corbe te prishur ne keto 34 ????

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rabid Left

      Avukati me i suskseshem ne Shqiperi di ca flet!LOL

      Përgjigjjuni
    2. C
      Comments

      Do e kisha besuar Ngjelën nëse gjithë mizerja e kontinentit afrikan nuk vinte në Lezhë për 10 vite., ndoshta më pas do devloponin eksperiencën e tyre dhe anglezët.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kutuzovi

        E besoj zotinNgjela. Edi Rama nuk ka fare mundesi te nderhyj ne SPAK,pa le pastaj t'a urdheroi ate si thot gomari te dritare banjos ne katin e tete. SPAK-u drejtohet dhe financohet nga amerikanet dhe pik.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje