E blenë 60 mijë dollarë: Si e shitën për 300 mijë euro vilën Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

22 Tetor 2024, 20:21Politika TEMA
E blenë 60 mijë dollarë: Si e shitën për 300 mijë

Me urdhër të SPAK, Ilir Meta është arrestuar një ditë më parë në Tiranë, ndërsa për Monika Kryemadhi është lëshuar masa e detyrimit me paraqitje.

Në dosjen e SPAK zbardhet dhe blerja e një vile nga çifti Meta-Kryemadhi, të cilën e blenë për 60 mijë dollarë dhe e shitën për 300 mijë euro.

Sipas SPAK, në funksion të hetimit është bërë verifikimi i deklarimit të interesave private periodike/ vjetore të plotësuara dhe të dorëzuara pranë ILDKPKI-së nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ku rezulton se Monika Kryemadhi në dt. 29.03.2004 ka deklaruar:

-Adresa e banimit është “Rr. Durrësit”, prapa Doganës, Unaza e Re.

-Pasuri e paluajtshme 1200 m2 tokë arë dhe 200 m2 truall + 50 m2 ndërtesë, dhuruar nga i cili e ka përfituar me ligjin 7501.

-Apartament banimi 99.5 m2, pas. 7/135+8-103, pjesa takuese 25%, me privatizim vëllai

-Banesë me sipërfaqe 327 m2 me verande + lulishte, vlera 60 mijë USD, kredi, e porositur me kontratën 5353/945 datë 30 Tetor 2002.

Në lidhje me pasurinë banesë me sipërfaqe 372 m2 me verande dhe lulishte me vlerë 60 mijë USD, u bë këqyrja e referencës së regjistrimit të saj në Agjencinë Shtetërore të Kadastres dhe rezulton se në datën 30 Tetor 2002, midis Sipërmarrësit dhe Porositësit Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta është lidhur kontrata e porosisë. Vlera e kontratës së sipërmarrjes është 60.000 USD. Financimi i këtij apartamenti është bërë nëpërmjet një kredie,  nëpërmjet të cilës Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë marrë kredi në vlerën 60 mije USD me shlyerje me 84 këste mujore prej 820,13 USD. Vila ka një sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 327,6 m2.

Në deklaratën e interesave vjetore të vitit 2006 (dorëzuar në ILDKP në datën 30 Mars 2007), Ilir Meta ka deklaruar se e ka shitur vilën në fjalë për vlerën 300.000 Euro.

9 Komente

  1. k
    kxp

    Spaku torollaku dhe dum dumani e kane fajin qe Monika ka filluar ta rruajë tani.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teta

      Demokraci është te vjedhësh sa më shumë o zhulsa? Çift i shëmtuar

      Përgjigjjuni
      1. B
        Ben

        Nuk e di se kush e ka bere kete artikull por personi duhet te mesoje tr shkruaj. Hiqe kete titull se edhe be Anglisht nuk ka kuptim.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sula

          Ehh mor Mero. Po mbron mikun tend Gent Sula qe te hedh ndonje lek e te mban me buke?!! Miku jot Gent Sula i kodres se diellit ja pastroi leket dhe do shkoje ne burg. Coji ndonje pakete pastaj

          Përgjigjjuni
          1. C
            Comments

            E pyetën kongresi Amerikan një ambasador që kishte qënë i akredituar në vëndin tonë se çmendim kishte për Shqipërin.Ai vuri buzën në gaz dhe tha., përsa i përket diktaturës , kishte bunkere , dhe mungonte vizioni të shihnin se Shqipëtia me një relieb malor ishte vet si bunker.Përsa i përket demokracis., është e habitëshme se populli bën politikën (firmat piramidale) dhe politikanët bëjn biznesin.(Nano Berisha Meta).

            Përgjigjjuni
            1. L
              Like Goldenboy !

              Ore shikoni gërmoni Agicons me ndërtimet kodra e diellit se mos ju dalin paret e Likes atje.

              Përgjigjjuni
              1. H
                He Buq me gjith at Zagar te dy ne burg

                Po ku je o Qifti i Lumtur ju se rruni per kerken tesh bani si gjynaf krejt pasunin me ju marr dhe Pencionisve me ja dha ju pa punu keni vu tan at pasuri Tesh bani si me ken te smur po se dini maj buq se fmit vujn tesh po ju nuk shihni lerg pak e keni

                Përgjigjjuni
                1. Y
                  Ylli

                  Ne keni by...tregoni se si e bleu me 3000 Euro pasuri te deklaruar Edi Rama ate territor 5000m2 ne Surrel e si e ndertoi ate "gjene" ku banon atje...ne ua mba, natyrisht!

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    tornitori

                    vetem politika blen kaq lire objekte ne ate vend ,sic duket jane shume te zgjuar .......wtf

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje