Ilir Meta është nisur rreth orës 09:00 të ditës së sotme drejt Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë.
Ish presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u vu në pranga mesditën e së hënës në Tiranë, ndërsa akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie.
Ai po kthehej me makinë nga Kosova, ndërsa në hyrje të kryeqytetit, agjentët dhe oficerët e policisë ndërhynë dhe e shoqëruan në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe prej andej në bllokun e sigurisë.
Lini një Përgjigje