Ish-presidenti i klubit Partizani, Paro Laçi, tha se ka pritur gjithmonë që drejtësia të vendoset për dosjen “Partizani” dhe ka theksuar se Sali Berisha dhe mbështetësit e tij nuk do të mund të shpëtojnë nga përgjegjësia.
Sipas tij, procesi ka qenë shumë më i thellë se sa një çështje politike, duke shtuar se ka pësuar padrejtësi të thella dhe se gjithçka që ka ndodhur është një dëm i madh për klubin dhe për sportin shqiptar në përgjithësi.
Laçi ka folur në emisionin “Real Story” në ABC News edhe për periudhën kur ka denoncuar shpërdorimin dhe shkatërrimin e pronave dhe ambienteve të klubit, duke akuzuar se ky ka qenë një akt i kryer nga individë të lidhur me Berishën, dhe se atij i janë bërë kërcënime të drejtpërdrejta.
“Kam kaluar në kurrizin tim për këtë çështje. Kam denoncuar në Prokurorinë e Tiranës dhe në Prokurorinë e Përgjithshme, por nuk më është marrë denoncimi”, tha Laçi, duke shtuar se i është thënë që rrezikonte jetën për shkak të lidhjeve të ngushta të Berishës.
Ai u shpreh i kënaqur që SPAK dhe drejtësia e re po bëjnë hetime serioze për këtë çështje dhe beson se Berisha dhe të tjerët që janë të përfshirë do të marrin dënimin që meritojnë.
“Unë personalisht kam pritur gjithmonë që të vendoset drejtësi për dosjen “Partizani”, sepse Berishës sot nuk i dalin dot për zot as berishianët që kanë shkuar pas atij, sepse kanë menduar që procesi do të kalojë politikisht. Nuk i dalin dot as Flamurat, Shkëlzenat, askush nuk e shpëton dot. Unë do të flas në emër të gjithë atyre personave që kanë vuajtur për vite të tëra, për këtë padrejtësi që Sali Berisha i bëri grupit ‘Partizani’.
Unë për një gjë jam shumë i kënaqur që sot SPAK dhe drejtësia e re ka marrë dëshminë e gjithkujt dhe çështjen e ka gjykuar pavarësisht se kush është Sali Berisha apo kushdo tjetër. Duhet të kemi parasysh një gjë. Unë e kam kaluar në kurrizin tim, kam kaluar në Prokurorinë e Tiranës, në Prokurorinë e Përgjithshme, kam bërë denoncime sepse na rastisi që jemi marrë si me një grup kriminal.
Shkatërruar një klub të tërë sportiv, të një populli. Prokurori më ka thënë që nuk ka marr denoncimin dhe më thoshte ‘Kujdes Paro, rrezikon jetën sepse është vajza e Berishës’, unë e dija këtë gjë. Janë vjedhur pronat, janë shkatërruar ambientet. Na i kanë vjedhur të gjitha. Sot po bëhet një hetim i qartë. Unë mendoj se Berisha do të marrë dënimin e merituar si gjithë të përfshirët e tjerë”, tha Laçi.
Fjala jote ne vesh te perendise o Paro Laci, por une pak besim kam. Keta shpellare kriminele e hajdut nuk shperdoruan vetem nje mjedis sportiv te shkelqyer, por privatizuan e tjetersuan gjithe Shqiperine. Dyshoj se kjo drejtesi servile nuk mund te gjykoje dot ceshtje te tilla.
Do ta cojne prit gomar te dale bar
Ky asht Krimineli numer nje i Shqiptarve Qa kaba Sali Krimineli ne Shqipri dhe Like Florini kta duhen Denu me Burgim te Perjetshem si Familje dhe Pasunin mejau Marr ktyne Kriminelave Ne skena Shtet skena Ligje kta Ligje qe kena jan per Fukarejt Me Prokurora Hetusa Gjykatesa qe jan Sot jat Tan te Korruptum Edi Rama ne Pushtet vjedhje kolosale e pyt Edi Hajdudin sika munsi tan kta vjedhje dhe pergjigjija e ti une nuk di gja Mor hajdud jep dorheqje si nuk dike se bahen tan kta vjedhje Shkurt Nuhabeti ju jeni tan Hajduda 2 Miljon njerz aja asjan ne Shqipri qe jetojn dhe kan tan kta problem Pranej ju jeni tan Hajduda tan Legena
Ti dhe unë do vdesim një ditë por çështja Partizani do jetë akoma nëpër gjyqe... Fatkeqësisht kaq dimë të bëjmë si popull. Të vjedhim, ti vëmë çizmet në fyt atdheut tonë dhe paret ti shtojmë me thasë.
Mjaftoi njē familje e degjeneruar maloke dhe mbolli vjedhjen, krimin dhe korrupsionin ne gjithē shtetin. Imagjinoni ne qē kemi 10 familje te tilla ne pallat.
Kriminelët e mëdhenj, vështirë se denohen. I tillë është edhe Sali Shpellar Berisha.
BASH ME SALIUN TE MARIN DHE PROKURORET GRA QIR QE I BENIN FRESK SALIUT BURGIM TE PERJETEDHEM RRAC QIRAVE EDHE SOT SISTEMI I DREJTESIS JAN TE KORRUPTUAR TE GJITH ME VILA E MAKINA TE SHTRENJTA RROFT KAPITALIZMI QE NA IKA FUTUR ME KAÇ
Bravo , "Realist " ! I qasesh se vertetes me dhimbje ...
Po, po... Do dënohen... Prit o Zoti gomar në ferra se do mbijë bar në fusha.
Shporru njëherë e mirë, o Plak i SHURRUR, i pjerdhur kokë e këmbë. Neveri ndjen çdokush që sheh surratin tëndë që duket si bytha e kavanozit të djegur. S‘i ha kush më dënglat tua, o IDIOT!
Me kete dreqesi Saliu dhe shpura e tij nuk denohen.Ata,prokurore e gjyqtare,te angazhuar ne mbrojtje te tij do te gjejne marifetet per ta mbyllyr me "procedure".Gjithe politikanet e pas 1990-tes,duhet te kalojne ne "site"se si i bene milionat me paga shteterore.Korbi -korbit nuk ia nxierr syte.