Replikat mes Ramës dhe Farage/ Baton Haxhiu: Debat mes një intelektuali dhe një mashtruesi!

1 Korrik 2025, 08:25Politika TEMA
Replikat mes Ramës dhe Farage/ Baton Haxhiu: Debat mes një

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për debatin mes kryeministrit Rama dhe politikanit populist britanik, Nigel Farage, sa i përket shqiptarëve të burgosur në Britaninë e Madhe. 

Haxhiu tha se ky është një debat mes një intelektuali si Rama dhe një mashtruesi si Farage, i cili shpesh stigmatizon dhe shënjestron komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe. 

"Farage është tabloidik dhe realisht ai ndërtoi rrëfimin e mashtrimit për Brexit. Ai ishte populisti, për arsye se një kohë të gjatë politika britanike nuk ka patur mashtrues në jetën politike. Meqenëse beteja e tij, menjëherë pasi u bë Brexit, ishte humbje, për arsye se e panë britanikët se çfarë humbën nga fakti se ikën nga BE, atëherë Farage ka qenë në marxhinat e një lidershipi. E krijoi një moment populizmi si karburant tabloidik për të folur për emigrantët. Në një moment kur Britania e Madhe po bën përpjekje të gjejë një strehë në të gjithë vendet e Ballkanit për emigrantët që janë atje.

Cili është ky debat? I një mashtruesi dhe një intelektuali. Rama nuk është hera e parë që bën përpjekje për ta mbrojtur shqiptarin jashtë Shqipërie. E ka krijuar njëfarë guximi intelektual, për ta ndërtuar një rrëfim për shqiptarin. Në një pjesë të reagimit të tij, përmend profesionet e njerëzve. Jo për herë të parë ka përmendur Lea Ypin, Dua Lipën dhe të tjerë, që janë në Oxford, LSE, Edinburgh, ose anëtarja e Akademisë së Shkencave, Lea Ypi, që është ajo që nuk ka patur njohje, por e ka bërë puna e saj të jetë anëtarë e Akademisë së Shkencave. Farage nuk i di fare këto, di vetëm kriminelët. Profesionet e shqiptarëve janë njëqind herë më të rëndësishme se kriminelët. Kriminelët kur kapen shkojnë në burg. Një pjesë e tyre, e kanë humbur pas Brexit, për shkak të jetës më të varfër në Greqi dhe vende të tjera të BE, menduan të gjëjnë strehë në Britani. Një pjesë e tyre janë të burgosur për falsifikime, nuk quhen kriminelë, sepse krimi ka përkufizimet e veta.

Arsyeja për të gjetur një vend më të mirë, është dëshirë e njeriut për ti dhënë fëmijëve të tij dhe vetes një shpresë tjetër.  

Nuk ka qenë debat i një kryeministri, por nga gjuha e Ramës, ai ka një shpëfillje intelektuale ndaj Farage dhe e konsideron, si njeri me karburant tabloidik, që është sentenca më e bukur që i kushtohet një njeriu si Farage. Për ata që nuk e njohin dhe mendojnë se Britania nuk prodhon idiotë të dobishëm, ja që ai ka qenë për një kohë të gjatë idiot i padobishëm", deklaroi Haxhiu. 

5 Komente

  1. T
    Tinto Brass

    Kush eshte mashtrues mer te qifsha rropt e shpis o bythqir serb. Ne vend qe te reflektoni per ca flet boti ju moterqira lepini pushtetin. Yyyyt te qifsha rropt

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Ore kokē-beton, kur shkon mysafir duhet te respektosh regular e tē zotit te shtepisē. Çfarē detyrimi ka Britania te merret me kafshe kriminele ? Po nuk i pelqen rregullat te shkojnē ne vendin e bukur , te përparuar , mē tē mirin ku ekonomia lulēzon dhe tē rrisi fëmijët .Mos do i te pushtoni te gjitha shtetet qē ju pelqejne juve ?

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arber

        Jemi me fat qe kemi nji partriot si Baton Haxhiu!

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qytetar

          Kush eshte "intelektual" mor Baton ? E.Dromsi ? Asnje kurs kualifikimi nuk ka bere gjithe keto vjet. Drejton vendin me instikte dhe me hamendje. Prandaj ja hane "kumbllat dhe dardhat" nga te gjitha anet "miqte" e tij (ti perfshire).Totalisht i paafte te drejtoje ekonomine e nje vendi. Unikal eshte fakti qe i fiton zgjedhjet duke treguar barcaleta: pa asnje program, pa asnje vizion, pa asnje drejtim, gjytyrum - kuturum, bjeri ti biem - çyryk hesapi .... E fundit here qe ka mesuar diçka ishte 40 vjet me pare kur mori Diplomen "mesues vizatimi" te Universitetit Enver Hoxha. Ti e quan "intelektual"???

          Përgjigjjuni
          1. L
            Liqeni

            Ndertuesi i Brexit mashtrues! Ai eshte Gjeni. Ti Baton kush je?!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje