Iu zgjatën hetimet, Ilir Meta reagon nga burgu: Nuk ka prova ndaj meje, nga kjo betejë do të dal më i fortë

10 Qershor 2025, 11:50Politika TEMA
Iu zgjatën hetimet, Ilir Meta reagon nga burgu: Nuk ka prova ndaj meje, nga

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas vendimit për zgjatjen e hetimeve ndaj tij edhe 6 muaj.

Përmes një postimi në facebook, Meta ka akzuar sistemin e drejtësisë duke theksuar se ndaj tij po kryhen hetime pa prova konkrete dhe të mjaftueshme. 

Reagimi i Ilir Metës:

Sot duhet të mbylleshin hetimet zyrtare ndaj meje, që ishin shtyrë njëherë me 6 muaj pas rrëmbimit tim kriminal dhe banditesk pa akuzë, siç e kanë parë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe e gjithë bota. https://www.youtube.com/watch?v=GyRp1yR5LFs

Edhe pse më 27 maj 2025 më ishte komunikuar një akuzë tërësisht politike, që është formuluar në Asamblenë e Partisë Socialiste të datës 7 maj 2022  https://www.youtube.com/watch?v=jso2z85dz04, “çuditërisht” dje m’u komunikua një shtyrje tjetër e afatit të hetimeve për të mbledhur gjoja prova të mjaftueshme, ndërkohë që hetimet ndaj meje kanë nisur që në dhjetor 2019 nën kujdesin e veçantë të Charles McGonigal, kryezbuluesit të FBI të korruptuar nga Edi Rama.

Nuk ka mbetur kontinent, shtet, ishull dhe bankë në botë pa çuar letër-porosi për mua.

Përfundimi dihet, zero fakte, zero prova, zero qindarkë të paligjshme, zero cent të paligjshëm, zero pasuri të paligjshme të Ilir Metës të zbuluar në të gjithë veprimtarinë hetimore 6-vjeçare të SPAK për aktivitetin tim publik 32-vjeçar.

Për të justifikuar mbajtjen time të paligjshme në burg presin letër-porosi për persona të cilët gëzojnë liri të plotë dhe që uroj të gëzojnë liri dhe shëndet gjithmonë.

Ndërsa unë, Presidenti i Partisë së Lirisë, duhet të vazhdoj të qëndroj në paraburgim vetëm për të penguar aktivitetin tim politik dhe publik si lider opozitar i pashantazhueshëm nga narkoregjimi dhe veglat e tij.

Për mua le të çojnë letër-porosi edhe në planete të tjera se inceneratori përsëri nuk ekziston dhe shqiptarët vazhdojnë të paguajnë 90 mijë euro/ditë që një pjesë e këtyre parave të shkojnë edhe për mediat e regjimit, për gazetarët dhe analistët në shërbim të “Rilindjes” dhe të SPAK-ut.

Partia e Lirisë nga kjo përballje me Narkoregjimin do të dalë shumë herë më e fortë sepse kauzat tona janë të pathyeshme dhe Ilir Meta do të jetë gjithmonë besnik i 2 Marsit deri në rikthimin e plotë të sovranitetit të popullit shqiptar, që u përdhos aq rëndë edhe me farsën e 11 Majit, për të cilën jo pak ndihmë dha edhe Task-Force imagjinare e SPAK-ut.

Brenda javës ezaurojmë Gjykatën Kushtetuese dhe ecim me shpejtësi drejt Strasburgut.

Fundi i drejtësisë me regji do të jetë i turpshëm dhe i “falenderoj” që kurrë nuk më kanë zhgënjyer sepse me veprimet e tyre tërësisht sorosiste, arbitrare dhe kriminale vetëm kanë provuar atë që kam thënë prej shumë kohësh, që kjo është një drejtësi me regji, garante e pandëshkueshmërisë të Edi Ramës, e arkitektit dhe vendimmarrësit absolut për aferën e shekullit të inceneratorëve, i vetmi kryeministër në botë që shpall fituesit  pa lindur akoma, emri i të cilit është të paktën 14 herë në dosjen e mikut të tij McGonigal.

Pluralizmi politik në Shqipëri do të rivendoset dhe do të jetë plotësisht funksional dhe bashkë me të edhe LLOGARIDHËNIA për Kryemercenarin e Shqipërisë dhe të gjithë mercenarët e tij që shkelin ligjin dhe Kushtetutën.

6 Komente

  1. E
    Ec Aty

    Po këtij "nuk iu provua ekzistenca e faktit" edhe kur i doli koka sa një dollap në video, jo më tani që ka vetëm lëvizje parash. Po pse, mban mend njeriu sa herë hyjnë e dalin miliona euro nga llogaritë? Shokët e këtij janë futur në burg se i kanë kapur ditën e zgjedhjeve me 50,000-100,000 euro që i kishin për të blerë bukë (dhe me kusurin do blinin fara luledielli). Ky është i vetmi që nuk ka blerë asnjë votë të vetme, duke përfshirë dhe votën e Monikës apo të vjehrrës. Ilir Meta prandaj e shembi komunizmin bashkë me Sali Berishën që të mos kishte më gjyqe politike.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Ka disa vite qē te keshilloj te dorezosh gjene e vjedhur, por ti si fshatar injorant qē je, me nenvleftesove. dorezo gjene e vjedhur , kollovar korrnuto.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Skraparlliu

        Çernpara bënte si gjel kurva maj pemes.tani kakarit si pule me bythe te rjepme.hajdut.akoma ke shpresa o kerme. Cepani?

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kerkonka prova lepuri me pamperse !

          Provat i ka SPAK dhe deshmitaret e tu bashkepuntoret e tu....provat i ka Populli qe nuk te Votoi....Provat jane Varret e njerezve qe ke Eleminuar , provat jane pyhet Popullin sa u gezuan kure te pane en TV se si te terhoqen zvare , trimin qe te thyente carin ne mese.....

          Përgjigjjuni
          1. d
            daj ceni

            O i biri i salqenit prova ka sa te duash per ty ok por SPAKU po ta qep kostumin me kujdes qe te rrije ty shume bukur qe kur ta degjoje ai fshakari i qelbur i cakranit dhecte tjeret se cari blushi mos te kene goje te bejne komente boshe ok o loqe

            Përgjigjjuni
            1. s
              sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

              aty. te ngordhesh. qen. i. qelbur. sa te vij dhe baxhella. mona. dhe kryekrimineli sali berish shpellari

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje