Ja se përse urdhri i Berishës për të qëlluar mbi shqiptarët nuk mund të fshihet pas propagandës dhe trumpizmit!

25 Shkurt 2025, 12:54Politika TEMA
Ja se përse urdhri i Berishës për të qëlluar mbi

Ka një përpjekje të përgjithshme në debatet televizive të mbrëmjes në Tiranë për të mjegulluar atë që shqiptarët kanë parë qartë te një politikan si Sali Berisha: jo vetëm një herë, por në dy raste historike, aftësinë e tij për të dhënë urdhër që të qëllohet mbi trupat e shqiptarëve.  

Duke zgjedhur përherë me kujdes gazetarët që do të ketë përballë dhe televizionet ku ndihet i mbrojtur, Sali Berisha ka aftësinë të dalë para shqiptarëve i pashqetësuar për dy nga çështjet më të dhimbshme:  

- E para, e dëshmuar nga pilotët vetë: urdhri për të qëlluar me avionë jugun e Shqipërisë në vitin tragjik 1997.  

- E dyta, dhe më e freskët, urdhri për të qëlluar mbi protestuesit e 21 janarit 2011, duke vrarë 4 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë, atëherë kur protesta ishte drejt fundit të saj.  

Por pyetja për kolegët gazetarë është: si ka mundësi që askush nuk ka kuriozitetin për t'i bërë qoftë edhe një pyetje të vetme për këto dy akuza të rënda? Apo për skandalet e tjera të panumërta dhe ende të pazbardhura nga drejtësia, që kanë shënuar 13 vitet e qëndrimit të tij në pushtet?  

Duket se Berisha është i pashqetësuar në këtë drejtim edhe nga drejtësia e re. Është fare e qartë që edhe vetë SPAK-u, i impenjuar intensivisht me çështje të korrupsionit politik, e mban larg hetimin e vrasjeve apo të urdhrave për të qëlluar mbi shqiptarët.  


Duke përfituar nga kjo situatë, nga kjo mjegull dhe nga avantazhi që disa gazetarë pranë tij i japin duke e rehabilituar si një lider të ndershëm e duke krijuar armiq imagjinarë, si për shembull George Sorosin për Shqipërinë, debatet e mbrëmjes në televizionet shqiptare janë shndërruar në vendin ideal ku Sali Berisha po përpiqet të rilindë edhe si “trumpist”.  

Siç shumë shqiptarë e kanë të qartë, ka një dallim thelbësor mes Donald Trumpit dhe Sali Berishës. I pari synon ta bëjë Amerikën të shkëlqejë përsëri, ndërsa i yni, Saliu, synon të bëjë që shqiptarët të harrojnë sa më shumë se është ai, dhe vetëm ai, i vetmi politikan që ka urdhëruar segmente të shtetit shqiptar të qëllojnë mbi shqiptarë./ Shqiptarja.com

11 Komente

  1. A
    Abuzues saii Berishe

    SALI BERISHA ESHTE ABUZUES KRONIK I PAKENAQESISE DERI NE URREJTJE I VERIUT NDAJ JUGUT PER DISKRIMINIMIN GJATE 59 VITEVE ENVERIANE. ME KETE KARTE KA 35 VJET QW LUAN NDYRESISHT! I DUHET HEQUR SA ME SHPEJT! JUGU TE KERKOJE NDJESE PER 50 VITET DHE VERIU TE FALE!

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ???

      A mund të më thuash se çfarë i ka bërë jugu veriut që ti kërkoje falje.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kutuzovi

      Sa te jete SPAK,GJKKO dhe BKH-ja, Sali Berisha ndjehet i sigurt se e mbrojn keta,pavaresisht se Berisha ka nje mal me krime mbi kurrizin e tij. Por paraja e madhe qe ka Saliu e kthen ujin perpjet. Njerzit e drejtesis nuk po pyesin per drejtesi,vetem te behen te pasur me ane te korrupsionit galopant. SPAK-u eshte bere bishe dhe eshte pajtuar me ujkun e plagosur,Sali Berisha. Saliu paska lindur ne kete bote per t'i bere keq njerzeve. Kanibald,Vampir. SPAK-u ka filluar te arestoi dhe te fusin ne burg njerzit e ndershem qe nuk kane bere krime,duke sajuar akuza te kota. Populli duhet te ndrihet kundra kesaj te keqeje dhe t'a hedhin ne lum.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Adi

        Shume e vertete kjo qe shkruan. Populli ne pergjithesi nuk e do kete njeri ti perfaqesoje dhe ketu eshte problemi pse ska zgjedhje tjeter per momentin , Jo se politika eshte treguar zemergjere me njerezit, thjesht eshte ky qe duke perfaqesuar opoziten ajo vjen gjithnje duke u venitur.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Adi

          Shume e vertete kjo qe shkruan. Populli ne pergjithesi nuk e do kete njeri ti perfaqesoje dhe ketu eshte problemi pse ska zgjedhje tjeter per momentin , Jo se politika eshte treguar zemergjere me njerezit, thjesht eshte ky qe duke perfaqesuar opoziten ajo vjen gjithnje duke u venitur.

          Përgjigjjuni
          1. G
            G

            Nuk e fal Amerika sepse ai loboi bashke me keyeministrin grek qe TAP te kalonte ne greqine veriore nga janina dhe jo ne shqiperi

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kapsi

              Mbeshtetja qe ka marre SPAK-u me fillimet e funksionimit te tij , sikur ka filluar te zbehet dhe te shkoje drejt origjines. Ndaj ketyre prokuroreve dhe gjykatesve dallaveraxhinj e matrapaze , te rekrutuar nga njerez te pushtetshem , hajdute me çizme , institucioni perkates epror duhet te reagoje pa asnje hezitim , nqse ka kompetence , ne te kundert institucioni i SPAK-ut do behet ashtu siç e ka emertuar nje vrases po jo ordiner , ASPAKU i partise .

              Përgjigjjuni
              1. x
                xhoxhi

                Erion Veliaj u arestua me letër anonim si ndodhi edhe me Fatmir Xhafën që bënë vidio.Selia e partisë demokratike është si shtëpia me gjethe ku kurdiseshin arestimet.Po tju kujtohet disa qelbësira të PD dilnin në protestë çdo të premte para bashkisë dhe kërkonin dorëheqjen e Erionit.Pra letra ishte shkruar nga prokurori idiot dhe pas disa javësh u dorëzua në spak dhe pastaj vjen arestimi i Veliajt.Nuk them se ka apo jo dorë në vjedhje por them se është e kurdisur nga plerat e Saliut.Saliun mund ta zhdukë vetëm ndonjë trim si ai që ja futi me grusht ndryshe SPAK nuk do bëjë asgjë...Megjithse prokurori e ka ofenduar del këshilli i lartë i drejtësisë(i mutit)dhe e mer në mbrjtje prokurorin.Po Berisha edhe Meta që skanë lënë gjë pa thënë pse nuk reagonjnë?Po nuk vdiq Saliu dhe këta prokurorë drejtësi nuk ka.Tani SPAK i mbaroi hetimet dhe do hetojë edhe zgjedhjet .Hajde SPAK hajde...

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Uliks

                  Saliu gjithmone vret edhe ne opozite Vrasja e miqve te evis martinit u be nga salinjte te zhdukeshin gjurmet e zenit lidhjet me vis martinin. Vetem dumani nuk kupton

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bureto

                    SPAK-ut, si institucion, brenda tij GJKKO dhe BKH, do t'i justifikojë pritshmëritë e publikut, me mbi 70 % deri tani, vetëm kur të dënojë brenda neneve të Kodit Penal, Sali Berishën, këtë të keqe të madhe që i ka zënë rrugën Demokracisë, pra Shtetit të së Drejtës, pa të cilin ajo nuk mund të jetë e tillë. Pas këtij, qysh nga marsi i vitit 1993, le të vijë rradha të tjerëve, cilëtdo qofshin, por ata të gjithë bashkë nuk bëjnë dot sa zullumet e tij. Vetëm zbërthimi i motiveve të ShBA-ve, që e sanksionuan me përcaktimin "non grata" familiarisht si: "minues i demokracisë, korrupsion madhor dhe kërcënues i drejtësisë", mjaftojnë për ta kalbur këtë monstër në burg. Por, shqiptarët sidomos nuk ia harrojnë krimet dhe më së shumti për ato e urrejnë. Ndaj janë shpresëshumë tek SPAK, sepse menduan, ende dhe ca kohë, se ai do ta shpaguaj për ato që ky përbindësh i ka bërë këtij populli e këtij vendi. Ata që i shërbejnë, për qorrllëk apo interesa të ulta i shkojnë ende pas, janë një pakicë që me milionat që familiarisht ka grumbulluar në këto 35 vjet, i harxhon për propogandë në dobi të imazhit të vetë të nxirë, duke u bërë asaj pjese lavazh truri. Të tjerët, pjesë e propagandës, e bëjnë këtë sepse paguhen, pra thjesht janë mercenarë, të cilët me fundin e merituar të atij që i shërbejnë, shkrijnë vet vetiu.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Larg tuart nga diaspora

                      Saliu ka per te ngelur si simbol i turpit te viteve te brishta te demokracise,qe nuk njeh asnje ligj te nje shteti ligjor por njeh vetem shpifjen dhe shantazhin per te arritur qellimet e tija djallezore.E ka lodhur kete popull me keto veprime shtazarake,te nje megalomani te pashpirt,qe ben pakt dhe me djallin per hallet personale dhe familjare.Mire opinionin publik ne shqiperi e ka helmuar,por kerkon te fuse kthetrat dhe ne diaspore me nje grup sherbetoresh,qe e mbeshesin per te perfituar ndonje llomke.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje