Gjykata e Strasburgut i jep të drejtë Thoma Gëllçit dhe konfirmoi që arrestimi i tij ishte i paligjshëm

25 Shkurt 2025, 12:12Politika TEMA

Gjykata e Strasburgut i jep të drejtë Thoma Gëllçit dhe

 

 

Thoma Gellci, ish-drejtor i RTSH u arrestua ne tetor 2021 për akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me nje tender. Ai u vendos në paraburgim me vendim të GJKKO me pretendimin se ekzistonte dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e tij në veprime të paligjshme.

Por Gjykata e Strasburgut konstaton se argumentet per arrestimin ishin te pambeshtetura dhe shume te pergjithshme. SPAK nuk dha prova konkrete as se cilat prova duhej të mblidheshin dhe pse nuk ishin mbledhur më parë, si dhe rreziku i arratisjes nuk ekzistonte. Gjykata e Strasburgut shtoi dhe se zgjatja e paraburgimit ishte e pajustifikuar, pasi autoritetet hetimote nuk treguan "kujdes të veçantë" për hetimin.

Sipas Gjykates se Strasburgut, Shqipëria shkeli Konventen duke mbajtur Gellcin në paraburgim për një periudhë të pajustifikuar dhe pa dhënë prova.

Duke e konsideruar si nje fitore te rendesishme morale, Strasburgu ofroi nje shume simbolike demshperblimi moral, por pa harruar qe te ngarkoje mbi shtetin edhe kostot avokatore te Gellcit.

Reagimi i avokatit të Thoma Gëllçit:

Gjykata e Strasburgut i dha te drejte sot Thoma Gellcit dhe konfirmoi qe arrestimi i tij ishte i paligjshem.

Arrestimet jane bere buke e djathe per SPAK (dhe jo vetem), te cileve u intereson me shume shfaqja e cirkut televiziv te lajmeve ditore me arrestime e prerje kokash sesa respektimi i standardeve evropiane.

Thoma Gellci, ish-drejtor i RTSH u arrestua ne tetor 2021 për akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me nje tender. Ai u vendos në paraburgim me vendim të GJKKO me pretendimin se ekzistonte dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e tij në veprime të paligjshme.

Gjykata e Strasburgut konstatoi se argumentet per arrestimin ishin te pambeshtetura dhe shume te pergjithshme.

SPAK nuk dha prova konkrete as se cilat prova duhej të mblidheshin dhe pse nuk ishin mbledhur më parë, si dhe rreziku i arratisjes nuk ekzistonte. Gjykata e Strasburgut shtoi dhe se zgjatja e paraburgimit ishte e pajustifikuar, pasi autoritetet hetimote nuk treguan "kujdes të veçantë" për hetimin.

Sipas Gjykates se Strasburgut, Shqipëria shkeli Konventen duke mbajtur Gellcin në paraburgim për një periudhë të pajustifikuar dhe pa dhënë prova.

Duke e konsideruar si nje fitore te rendesishme morale, Strasburgu ofroi nje shume simbolike demshperblimi moral, por pa harruar qe te ngarkoje mbi shtetin edhe kostot avokatore te Gellcit.

Tani do vijoje beteja ne gjykatat tona per te vene ne vend drejtesine evropiane qe e shtremberoi nevoja revolucionare e SPAK, me mbeshtetjen e hapur te mazhorances qeverisese.
P.s…

Avokatura e shtetit, qe eshte ne varesi direkte te Kryeministrit, luftoi fort qe Gellci mos ta fitonte kete kauze morale ne Strasburg, duke insistuar se arrestimi ishte i rregullt dhe i bazuar mbi prova.

Ndersa sot Kryeministri shqetesohet per standardet e arrestimit kur SPAK, nje monstruozitet i prodhuar prej frymes se tij politike, ka nisur te sharroje dege afer vete Kryeministrit.

Tani, une si avokati qe hengra dynjane per tre vjet e gjysem per te luftuar shejtan-budallenjte e bashkuar te SPAK dhe qeverise, e ftoj ta perdore te “sy m’sy-ja” e vet precedentin Gellci ne Strasburg, por me kushtin qe te pranoje te lepije ate qe vartesit e tij, avokate te shtetit, kane peshtyre deri tani kunder Thoma Gellcit.

https://hudoc.echr.coe.int/eng#{%22itemid%22:[%22001-241981%22]}

 

16 Komente

  1. K
    Kureshtar

    Shume e drejte. Nje veprim i shemtuar dhe me prova qesharake! Po a marin ndonje penalitet gjykatesit ne keto raste? Psh tju mbahet rroga e tre muajve dhe keto para ti kalojne te denuarit me te pa drejte?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Nuk di qe Shqiperia vs Viktima, te kete fituar ndonjehere Shqiperia/shteti shqiptar, pra, ...dhe kerkojne te hyjne ne Evrope Afganet e Ballkanit...lol

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Përveç kundërvleftës së dëmit material, së pari ndaj prokurorit/prokureres dhe gjyqtatarit/gjyqtares së çështjes në fjalë për dhe për çdo rast, ILD, Inspektirati i Lartë i Drejtësisë, duhet të njihet me dosjen "Gëllçi" dhe referuar edhe vendimit të Strasburgut, të propozojë KLP dhe KLGJ, masë disiplinore ndaj tyre deri në largim nga sistemi. Me çka po shohim këto janë pasoja të një vettingu me shumë të meta prej të cilit, jo rrallë herë, për mos rakordim i të ardhurave të magjistratëve, duke anashkaluar aftësitë, ato më të rëndësishmet për cilësinë e veprimtarisë së tyre, u larguan të aftë dhe me integritet. Institucionet përgjegjëse që dolën nga Reforma si KLP, KLGj dhe ILD, duhet t'i shohin me shumë përgjegjësi të metat e konstatuara dhe të marrin masa për koregjimin e tyre dhe njlherazi të propozojnë dhe përmirësim të legjislacionit penal. Njerëzit së pari, janë më shumë të ndjeshëm ndaj padrejtësisë, ndaj jo më kot thuhet 'më mirë një vaft më pak, sesa një padrejtësi !'.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lex-Ligj-Lidh-Lig

          Vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) për çështjen Gëllçi kundër Shqipërisë lidhet me paraburgimin e zgjatur të tij, jo me dënimin përfundimtar nga gjykatat shqiptare. ✅ A ishte dënuar nga gjykata shqiptare? Po, zoti Gëllçi u dënua me një vit e katër muaj burg për shpërdorim detyre, pasi përfitoi ulje dënimi nga gjykimi i shkurtuar. Vendimi i GJEDNJ-së nuk e hedh poshtë këtë dënim, por trajton vetëm ligjshmërinë e paraburgimit të tij. ✅ Çfarë vendosi GJEDNJ për paraburgimin? Gjykata vendosi se paraburgimi i tij për më shumë se shtatë muaj ishte i pajustifikuar, sepse: Gjykatat shqiptare nuk dhanë arsye të forta përse duhej të mbahej në burg për aq gjatë. Nuk treguan qartë se cilat prova rrezikoheshin ose se ai mund të ndikonte te dëshmitarët. Nuk shqyrtuan masa më të lehta, si ndalimi i daljes nga vendi apo mbikëqyrja me detyrim paraqitjeje. Për këtë arsye, GJEDNJ vendosi se Shqipëria kishte shkelur të drejtën e tij për liri dhe i dha 500 euro dëmshpërblim për vuajtjen morale dhe 5000 euro për shpenzime gjyqësore. ✅ Po për dyshimin e arsyeshëm? Gjykata e pranoi se kishte dyshim të arsyeshëm që ai kishte kryer shpërdorim detyre, prandaj paraburgimi i tij fillimisht ishte i ligjshëm. Por me kalimin e kohës, ky dyshim nuk mjaftonte më për ta mbajtur në burg, sepse nuk kishte prova të reja dhe nuk u vërtetua që ai rrezikonte hetimin. ???? Përfundimi Vendimi i GJEDNJ-së nuk e ndryshon dënimin e tij penal, por tregon se qëndrimi i tij në paraburgim për kaq gjatë ishte i padrejtë. Shqipëria tani duhet të paguajë dëmshpërblimin që vendosi Gjykata Evropiane.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Tahip Erdogani

          Po tani cfare do na thone gjenite e SPAK-ut? Do vazhdojne me kete praktiken "rrasu ne burg sa te gjejme ne ca prova qe te bejne fajtor"??? Jemi bere si ne kohe te Enverit, kur te fusnin ne burg para se te dinin se per cfare dreqin do futeshe. O SPAK, heto, verifiko, provo, fajeso, BIND gjykaten, dhe pastaj kerko burgim. Se jeni bere si sigurimsa qe i shkoni nga pas njerezve deri sa ti gjeni ndonje te zeze ne te shkuaren. profesionistet e leshit

          Përgjigjjuni
          1. s
            spaku para gjyqit

            spaku identik me hetuesine e enver hoxhes. Nqse nuk shkrihet duhen ndrruaar urgjentisht shume nga ata, qe po poshterojne ligjin dhe njeriun dhe i bejne te vuajne personalitete pa faj dhe familjet e tyre, dhe shperndajne indinjate te madhe ne popull,

            Përgjigjjuni
            1. H
              Haka Tekizoti

              SPAKU tani e tutje duhet të quhet Spakhane. A duhet të japin shpjegime zotrinjtë e GJKKO-së dhe vetë prokurori që ka propozuar arrestimin? A ndiejnë këta zotrinj ndonjëfarë përgjegjësie për mutësirat e tyre? A kanë ndonjë biçim integriteti profesional e moral këta të qëmtuar me veting? Të gjithë ata që u janë shkelur të drejtat nga SPAK-u duhet t'i drejtohen Strasburgut, nuk ka rrugë tjetër për të vënë drejtësinë dhe dinjitetin e qytetarëve në vend. Ndofta zotërinjtë e SPAK-ut kanë urrejtje edhe për Strasburgun me që i detyroi të hetojnë nga e para vrasjet e Sali Berishës në bulevard dhe nga kjo urrejtje, për karshillëk, bëjnë të kundërtën e urdhërimeve ligjore.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lex-Ligj-Lidh-Lig

                Vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) për çështjen Gëllçi kundër Shqipërisë lidhet me paraburgimin e zgjatur të tij, jo me dënimin përfundimtar nga gjykatat shqiptare. ✅ A ishte dënuar nga gjykata shqiptare? Po, zoti Gëllçi u dënua me një vit e katër muaj burg për shpërdorim detyre, pasi përfitoi ulje dënimi nga gjykimi i shkurtuar. Vendimi i GJEDNJ-së nuk e hedh poshtë këtë dënim, por trajton vetëm ligjshmërinë e paraburgimit të tij. ✅ Çfarë vendosi GJEDNJ për paraburgimin? Gjykata vendosi se paraburgimi i tij për më shumë se shtatë muaj ishte i pajustifikuar, sepse: Gjykatat shqiptare nuk dhanë arsye të forta përse duhej të mbahej në burg për aq gjatë. Nuk treguan qartë se cilat prova rrezikoheshin ose se ai mund të ndikonte te dëshmitarët. Nuk shqyrtuan masa më të lehta, si ndalimi i daljes nga vendi apo mbikëqyrja me detyrim paraqitjeje. Për këtë arsye, GJEDNJ vendosi se Shqipëria kishte shkelur të drejtën e tij për liri dhe i dha 500 euro dëmshpërblim për vuajtjen morale dhe 5,000 euro për shpenzime gjyqësore. ✅ Po për dyshimin e arsyeshëm? Gjykata e pranoi se kishte dyshim të arsyeshëm që ai kishte kryer shpërdorim detyre, prandaj paraburgimi i tij fillimisht ishte i ligjshëm. Por me kalimin e kohës, ky dyshim nuk mjaftonte më për ta mbajtur në burg, sepse nuk kishte prova të reja dhe nuk u vërtetua që ai rrezikonte hetimin. ???? Përfundimi Vendimi i GJEDNJ-së nuk e ndryshon dënimin e tij penal, por tregon se qëndrimi i tij në paraburgim për kaq gjatë ishte i padrejtë. Shqipëria tani duhet të paguajë dëmshpërblimin që vendosi Gjykata Evropiane.

                Përgjigjjuni
              2. H
                Haka Tekizoti

                SPAKU tani e tutje duhet të quhet Spakhane. A duhet të japin shpjegime zotrinjtë e GJKKO-së dhe vetë prokurori që ka propozuar arrestimin? A ndiejnë këta zotrinj ndonjëfarë përgjegjësie për mutësirat e tyre? A kanë ndonjë biçim integriteti profesional e moral këta të qëmtuar me veting? Të gjithë ata që u janë shkelur të drejtat nga SPAK-u duhet t'i drejtohen Strasburgut, nuk ka rrugë tjetër për të vënë drejtësinë dhe dinjitetin e qytetarëve në vend. Ndofta zotërinjtë e SPAK-ut kanë urrejtje edhe për Strasburgun me që i detyroi të hetojnë nga e para vrasjet e Sali Berishës në bulevard dhe nga kjo urrejtje, për karshillëk, bëjnë të kundërtën e urdhërimeve ligjore.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  ABC-ja

                  Mos u habisni!! Ky nuk do jetë rasti i parë. Nga mënyra se si po vepron kjo strukturë në plotë raste tregon se kjo më shumë bën venting se sa kërkon prova. Në fund shteti shqiptar pasi ka paguar me rroga të larta këtë strukturë për të bërë drejtësi do ti duhet që të paguajë dhe dëmshpërblim për "viktimat", pra taksapaguesit do paguajnë dy herë.!!!. Autorët përsëri do gëzojnë pronat si ata që u larguan nga vetingu, u hoqën nga puna poo jetojnë më mirë tani duke administruar bizneset pa u lodhur shumë!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Turi

                    Spaku dhe GJKO të paguajë dëmshpërblimin dhe kostot e avokatëve të Thoma Gellcit,nuk mundet të vazhdojë kjo histori duke futur njerëz në burg për dyshime ,me në fund dikush duhet të mbaj përgjegjësi se tjetrit i ikin vite në burg dhe i shkatërruan jetën. Dumani dhe GJKO do ja kthej kohën e humbur dhe jetën e shkatërruar? Kush do mbaj përgjegjësi?

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Li

                      Sa kam qesh u dhi nusja (SPAK) mbi kalë. Po spaska patur faj Meta kur lebetiteshe posht e perpjet SPAK-u tarallaku. Berishi do e zhbej celulen kriminale. Dhe ne nuk na mbetet gje tjeter se te presim si dhelpra kur ti bien ato dashit që Skapi te bej drejtesi nepermjet notereve që qenkan reabilituar si prokuror special nga dashnoret e tyre që i ben vetingun. Kam 30 vjet ne Europ kurrë s’kam degjuar që noteri mund te punoj si prokuror. Pik e zezë ç’e ka gjetur vendin tonë. Kisha shpres te këthehesha nje dit po ku?

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Realisti

                        Prokurori I SPAK të pushohet nga puna!

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pëllumb Kulla

                          Urime z. Thoma Gëllçi! Ky eshte nje lajm qe nuk gezon vetem ne, miqte e tu. Shoqeria shqiptare e diteve tona te ka borxhe trajtimin, dëmshpërblimin dhe duke qënë se eshte fjala per nje njeri qe punoi ne fushen e mediave dhe drejtoi televizionin shteteror, te ka borxh dhe publicitetin e gjere te ketij lajmi qe vjen nga Strasburgu!

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Aron

                            SPAK eshte kthyer qesharak. Per te ardhur keq se sa besim vuri populli tek keta. Por jo me kot tha nje ish prokuror, eshte drejtesi e re me vegla te vjetra. Keta po i kushtojne me teper taksapaguesve shqipetare me kete mos-profesionalizem. I kushton leke per paraburgimin pa limit dhe pastaj edhe demshperblimin qe marrin keta qe dalin te demtuar, mos te flasim per milionat qe marrin keta bicim prokuroresh. Duan nje dru te mire. Duket po e cojne popullin me qellim te marri drejtesine ne dore vete.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mirësia

                              Për gjykimin e gabuar detyrimet për të gjitha duhet t'i paguaj ato që gabuan, që në këtë rast është ekipi që mori përsipër këtë ekzekutim, pra gjyqtari së bashku me prokurorin, sepse detyrimi nuk ka pse të paguhet nga buxheti i shtetit pra taksat e qytetarëve.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje