Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi theksoi se Sali Berisha nuk ka si objektiv të fitojë zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ai theksoi se PD-ja në këto zgjedhje e ka të vështirë të kapte vlerën e 30% të elektoratit.
“Nuk ka objektiv për të fituar zgjedhjet Sali Berisha. PD është besnike e familjes së Berishës. Berisha e ndërmerr gjithë sulmin e vet ndaj partive të reja.
I rrezikojnë për t’i marrë votat. Demokratët nuk duan ta shohin me sy Beleri. Ai ka një qasje antishqiptare dhe në deklaratat e tij. PD e ka shumë të vështirë të kapte vlerën e 30%”, pohoi Elezi.
Elezi, i ftuar në “Ora e fundit” tha se koalicioni Shehi-Alibeaj mund të përfaqësojnë të larguarit nga Partia Demokratike.
“Koalicioni Shehi-Alibeaj mund të përfaqësojnë të larguarit nga Partia Demokratike. Këto vota janë vota që nuk kanë besim më as tek Berisha dhe as te Rama”, tha ai.
Ai theksoi se afrimi i mundshëm i Lulzim Bashës te koalicionin LZHK-Djathtas 1912” do t’u prishte punë.
“Basha më tepër do t’ju prishte punë. I gjithë ky establishment janë përfaqësues i së keqes. Ku vë dorë Basha, aty nuk mbin bari më”, tha ai.
Të lumtë Ibsen Elezi! Elezi gjithnjë analizë lakonike, të qartë, argumentuese dhe më se të plotë.
Të lumtë Ibsen Elezi! Elezi gjithnjë analizë lakonike, të qartë, argumentuese dhe më se të plotë.