“I merrni të keqen patronazhistëve!” Rama: I kanë në SHBA dhe BE, por pseudopartitë këtu s'i kuptojnë

25 Shkurt 2025, 09:11Politika TEMA
“I merrni të keqen patronazhistëve!” Rama: I kanë

Patronazhistët janë më të fortë se kurrë dhe më të angazhuar për zgjedhjet e 11 majit. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’Sy” në Facebook mëngjesin e sotëm, duke njoftuar edhe nisjen e bisedimeve me grupet e punës për zgjedhjet.

Duke folur për patronazhistët Rama theksoi se ata i kanë të gjitha partitë serioze në botë. Sipas tij nëse do t’i kishin edhe partitë e tjera, atëherë betejat e tyre do të ishin më të vështira.

“Dje kemi pasur disa biseda shumë interesante me grupet tona të punës dhe të patronazhistëve. Patronazhistët janë më të mobilizuar se askush tjetër dhe janë të angazhuar që në 11 maj ti japin emrit të tyre një kuptim drithërues për të gjithë kundërshtarët dhe sidomos për ata që i përflasin e përqeshin dhe kam shumë besim se do t’ia dalin.

I merrni te keqen patronazhistëve, janë një armatë njerëzish që janë pjesë e armatës sonë politike dhe si në gjithë botën atje ku ka parti serioze dhe jo këneta e jo kua...kua...kua...

Patronazhistët bëjnë punën që bëjnë të gjithë në parti serioze në të gjithë botën. Shkojnë derë më derë. Ata janë më të fortë se asnjëherë tjetër. Kshu që patronazhistët bëjnë punën që bëjnë të gjithë te partitë e tjera, si në SHBA apo Europë, bëjnë punën e tyre, bëjnë listat, rishkojnë prapë.

Të tjerët nuk dinë se çfarë janë ata. O ti kishin edhe të tjerët, do e kuptonin, mbase do i kishin edhe ata patronazhistët dhe do kuptonin punën tona”, tha Rama. 

 

5 Komente

  1. B
    Baba

    Na rrufsh karin ti dhe patronazhistave i qifsha eshe kalamajt o xhepist kurv

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      lol, e ke qa!... = Akoma me Leninin e Marksin , e na skuptojna ...lol = LOL = ME E BUKURA SE JANE TE QUT.....KUR SHAN rAMEN, JE ME bERISHEN THONE...LOL

      Përgjigjjuni
    2. P
      Populli

      Patronazhistet me te forte I ka partia e dreqit se ato merren me te paudhet ose si I thone me te fortit dhe ushtrojne presion votuesve por sot ka ndryshuar votohet me lirshem

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nje shqiptar

        Ti dhe Sala, Likja etj duhet te rruani me cdo cmim (edhe sikur te vdese Shqiperia) partite. Pa ato ne humbasim gjithe kokat e karit qe ka ky vend.

        Përgjigjjuni
        1. n
          noname

          te besh canvassing ne usa dhe te patronazhosh tek ajo vrima atje jane gjera te ndryshme o toç.....ka limite mbi ate cfare ben nje canvasser ndersa ti ju vjedh te dhenat pa i pyetur fare mor legen ,njesoj si saliu kur beri biometriket.....ti je nje nevrastenik asgje me shume .ne ate vend jeni cmendur pas parasece as e llogarisni stressin qe ju jeq minuta jete cdo dite ......shpetofshi mire

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje