Dado e quajti 'ndyrësirë' Veliajn, Rama: Prokuroria të mësojë të respektojë ‘tjetrin’, duhet profesionalizëm dhe integritet

25 Shkurt 2025, 09:47Politika TEMA
Dado e quajti 'ndyrësirë' Veliajn, Rama: Prokuroria të

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën "Sy më sy" në Facebook, foli ndër të tjera edhe për procesin që ka nisur SPAK ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Rama ka komentuar edhe materialet e publikuara dje, ku prokurori i SPAK Olsi Dado i ishte drejtuar me fjalën “ndyresirë” Veliajt brenda sallës së gjyqit. 

Kreu i qeverisë theksoi se SPAK u krijua nga vullneti i PS, dhe sot kemi provën e padiskutueshme të pavarësisë së saj. Por theksoi se vetëm pavarësia nuk mjafton, por duhet edhe profesionalizmi e integriteti i SPAK. 

“PS e ka krijuar SPAK, që ka vullnetin e popullit shqiptar. Ne duam që SPAK të jetë aty, që të fuqizojë veten dhe jemi këtu për të ushtruar këtë vullnet. Sot kemi provën e padiskutueshme të pavarësisë së SPAK.

Ama, pavarësia nuk mjafton. Duhet edhe profesionalizmi e integriteti. SPAK duhet të luftojë me veten dhe të ketë parasysh që pavarësia duhet vënë në funksion të një drejtësie të drejtë, që nuk sheh majtas ose djathtas.

Ama, duke ruajtur të gjitha principet e kulturës europiane. Është një pikë problematike tek aktiviteti i SPAK, që ka të bëjë me respektin për tjetrin, me respektin për prezumimin e pafajësisë, me respektin për këdo që bëhet pjesë e një procesi, qoftë edhe që pyetet si person që mund të dijë diçka, se cilido qoftë është i barabartë me këdo.

Kushdo që merr në pyetje këdo aty te Stacioni i Trenit, duhet të ketë parasysh se duhet ta respektojë”, tha Rama.

 

6 Komente

  1. E
    Edhe toni edhe beni

    Ti je per vete me keq se lal plehu o llum. Ikni mor patronazhista moterqira ju qifsha faren e fisin. Leket e vjedhura i befshi qefin e kimio terapi ne kalamajt tuaj.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sqepari

      Ja, Toni dhe Beni jane kundershtaret e t'u Rama! E gezofsh pushteti deri ne 2030!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Titaniku

        Po ky Edvini a e kuptoi pse prokurori mermeriti neper dhembe fjalen "ndyresire" per zdromsin e Ures Vajgurore? Sepse kete askush nuk e thote....Pse?! Sepse: Zbuloi adresen e banimit te nje prokurori.....ndaj dhe ai e shau..... Ky prokuror nuk e ve fare ne dyshim qe eshte nje tjeter ndyresire, ne mos edhe me keq se sa lali, por ama, per shkak te kesaj detyre dhe kembore qe keta socialistet vete i kane varur ne qafe, nga bandat e krimit i rrezikohet jeta e tij dhe ajo e familjareve. E per kete arsye fjalen "ndyresire" e ka pak ai zgjebs! O Olsi Dado, aman mos u ndal, deri sa t'jua marresh te gjitha miliardat qe i kane vjedhur ketij populli e kesaj Shqiperie, te gjithe keta: Edi, Saliu, Likja, Erjoni, Ballukja, Noka, Balla..... e te gjithe zagaret qe lehin dhe shqyejne popullin.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Stop it

        Po ti qe i shan vartesit e tu me rob shtepie. Kam marre pjese ne disa evente me dyer te mbyllura dhe jam lemerisur nga goja jote e ndyre.

        Përgjigjjuni
        1. d
          devolliti

          Mos be avokatin e te pandehurit sepse ndyhesh vete dhe tregon me shume se sa dukesh…po behesh edhe ti kenete si Berisha me sa duket…..ne mos je….

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tironci

            Zoteri Rama, nuk kane pse te denoncojne tek ty qytetaret qe te seleksionosh ti kush duhet denuar ose jo. Ku i ka qeveria task forcat per te luftuar korrupsionin? Ke kemi ne ne Shqiperi? KLSH? Per te qeshur. Nuk merret vesh pse Amerika por dhe Europa nuk ju ka detyruar te krijoni ekipe brenda qeverise por te pavarura nga qeveria per fonded qe te luftojne korrupsionin? Pse te mos kete ekip per te verifikuar etiken e politikaneve duke filluar me familjet e tyre, bizneset qe kane dhe parate e fituara dhe pronat? Pse te mos kete ekip qe te kontrolloje tenderat dhe procedurat qe jane ndjekur per ate qe fiton? Mendojme se ashtu luftohet korrupsioni jo duke luftuar SPAK. Por po ta mendosh kush do qe te shkoje ne burg keshtu qe kjo pune keshtu do te vazhdoje deri sa dikush te dali me te vertete i pakorruptuar per te krijuar gjithshka permendur me siper dhe kete nuk mund ta beni ju se jeni vete i perlyer.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje