Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka patur një përplasje mes Arlind Qorit dhe Adriatik Lapajt, të cilët kanë qasje të ndryshme për mënyrën se si e mendojnë rrëzimin e qeverisë së Ramës.
Lapaj tha se të gjithë duhet të bashkohen në shesh duke lënë mënjanë logot e partive, për të rrëzuar Ramën, ndërsa Qori refuzon kategorikisht çdo bashkim me forca të tjera si PD, apo edhe partitë e reja, pasi thotë se nuk janë të ndershme.
Arlind Qori: Na kërkohet të bashkohemi me parti të tjera. Kam thënë që partitë e tjera nuk kanë ndershmërinë dhe nivelin e seriozitetit tonë. Fatmirësisht nuk e bëmë gabimin të bashkoheshim me ta, sepse do të bëheshim gazi i botës me tezen apo me dajën që lufton për mandat. Të gjithë partitë e tjera përveç Lëvizjes Bashkë janë në koalicion me Sali Berishën për zgjedhjet e Tiranës. Çdo parti ka lirinë dhe të drejtën të bëjë çdo aksion që ka qejf, çdo lloj proteste që dëshiron. Ne qëndrojmë larg këtyre aventurave.
Adriatik Lapaj: Në lidhje me tryezën e zotit Berisha, jemi në shesh po protestojmë prej 32 ditësh pa ndërprerje. Në këtë kuptim, nuk është normale të ulemi sallave të konferencave të diskutojmë në lidhje me protestat. Protesta është këtu, sheshi është i hapur për të gjithë.
Kemi thënë ka një kohë për partinë dhe ka një kohë për Shqipërinë. Asnjë nga ne veç e veç, në këtë moment që ndodhet vendi nuk e mund dot Edi Ramën. Ai ka një sistem montruoz të projeksionimit të votës, është “monstër politike”, që prodhon rezultat në disfavor të ndryshimit dhe Shqipërisë. Nuk do të shkojmë në atë tryezë, pasi ajo ka logo partie. Po të qe për tryeza partie, e shtroja unë një dhe i ftoja të gjithë. Po ndenjëm brenda gardheve nuk krijohet dot kohezioni social për të detyruar Ramën të ikë.
Ylli Rakipi: Ju ndryshoni shumë edhe me njëri tjetrin te forcat e reja. Ju mbeteni si shoqata. Këtë a ma shpjegoni dot?
Adriatik Lapaj: Ju aty zoti Rakipi, ndoshta nuk doni ta kuptoni por unë sapo ta shpjegova, thashë ka një kohë për partinë dhe një kohë për Shqipërinë. Ne nuk jemi si parti politike këtu. Ne e kemi lënë egon mënjanë, partinë mënjane te selia dhe po themi e kemi ulur gardhin partiak për ta hapur veten ndaj shoqërisë, qytetarëve. Nuk kemi siklet të rrimë në këtë shesh edhe me qytetarë që kanë votuar lëvizjen e Qorit, partine e Shehajt, PD-në. Mjafton të kuptojmë që edhe pse nuk e përlqejmë njëri tjetër halli i përbashkët, Edi Rama, është më i madh. Problemi më i madh është Edi Rama. Veç e veç të ndarë, gjtihmonë humbasim ne. Askush të mos ketë sikletin e logove dhe partive, ne themi, nuk jemi këtu si Shqipëria Bëhet dhe të mos vijnë të tjetër si parti, por si shqiptarë. Edi Rama me bandën që drejton duhet të ikë. Ndaj them, ka një kohë për partine, ka një kohë për Shqipërinë. Këta mund të mos më duan mua, edhe pse nuk kam ndonjë problem me këta, por nuk mund të jenë egoistë, për të bërë çdo gjë, përveçse të përballen me Edi Ramën. Edi Rama e ka zyrën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Arlind Qori: Politika duhet bërë në emër të të drejtës dhe vërtetës. Kush gënjen i bën dëm shoqërise. Një kryetar partie nuk mund të thotë nuk veproj si kryetar i një parti politike. Të thuash jam kryetar dhe jam pa logo, është nonsense. Në vitin 2018 gjatë protestave të studentëve, kryetarja e LSI ishte Monika Kryemadhi, tha grisa teserën e LSI dhe tani po shkoj si qytetare. Nëse thua nuk vij si kryetar partie, duhet të pranosh që edhe Berisha do të vijë si qytetar. Edhe bashkimi yt me Berishën. Nuk është koalicoon partiak por na qenka bashkim popullor... Kjo nuk është e vërtëtë. Kjo është hipokrizi. Kemi nevojë për të vërtetën dhe ata që merren me politikë të kenë përgjegjësinë të thonë të vërtetën.
Adriatik Lapaj: Është hall i madh, por nuk e lë pa pëgjigje. E para, e di gjithë Shqipëria që ne vendosëm listat e mbyllura njerëz për ti djegur për të garuar me listë të hapur dhe unë kam garuar me listë të hapur, nuk u fsheha te lista e mbyllur. Tezet dhe hallat, ne i vendosëm për ti djegur, por ju i keni vendosur nëpër lista, motrat dhe vëllezërit.
Arlind Qori: Ata janë aktivistë. A e di kush është deputeti i Lëvizja Bashkë? E njohin të gjithë për mirë. Deputeten tuaj nuk e njeh njeri. Ju u tallët me popullin. Si pretendoni që pasi u bëtë gazi i botës të tërhiqni edhe të tjerët.
Adriatik Lapaj: The një pretendim që nuk bashkohen njerëz. Të dielën kur janë arrestuar katër persona, duhet të dilje krah tyre, sepse gjykata tha u arrestuan në mënyrë të paligjshme. Ka patur 3 mijë qytetarë.
Arlind Qori: A mos u tall? Po si mo 3 mijë qytetarë?
Adriatik Lapaj: Kjo qasje i shërben Edi Ramës. Bashkohu në shesh kundër Edi Ramës!
Arlind Qori: Ti ke hapur lokal në shesh.
Adriatik Lapaj: Të gjtihë bashkë të rrëzojmë Ramën! Nuk ka nevojë Shqipëria për dënglat e tua dhe të mijat, por ka nevojë të ikë Rama sot, jo nesër!
Arlind Qori: Si e heq ti Ramën, duke u bërë qesharak? Duke zënë atë vend?
Adriatik Lapaj: Të kam kursyer kaq kohë. Bashkohu në shesh kundër Edi Ramës. Ti dhe gjithë të tjerët. Bashkohuni kundër Ramës, lëri tezet dhe dajot. Bashkohu kundër Ramës dhe pastaj futu në zgjedhje.
Arlind Qori: Ju jeni në koalicion me njëri tjetrin, nuk ju ndjek njeri, nuk keni reputacion.
Adriatik Lapaj: Mos më bridh nëpër Tiranë, bashkohu kundër Edi Ramës, që drejton regjimin. Shefi i Ballukut është Rama. Klptokracinë e drejton Edi Rama.
Arlindi eshte me serioz. Kurse sharlatanet dhe delirantet jane shtuar pak keto kohe.
Sipas ketij LLAPES " Edi Rama me banden e tij duhet te iki " ( deri ketu e ka drejt ) dhe ne vend te tij duhet te kthehet Sali Berisha me banden e tij, dhe me ca bandite anesore si Llapaj. Jo ore jo ! Ai/Ata qe duhet te vijne pas " rrezimit " te Rames nuk duhet te kene asnje lidhje me Non-graten dhe banden e tij. Perndryshe, Shqiperia rrotullohet ne nje rreth vicioz, pa dalje dhe pa shpetim.
Eh as cibane mban ky vend si lloji I Llapaj
Pjellë e Saliut
Arlindi eshte djal king I zgjuar dhe i pastwr .
Perse e shkruani Lapaj?... Ai e LLAPAJ ...me 2 l
I futa Baben, dajen, hallen dhe tezen ne lista te mbyllyra per ti djegur?!!!!!!?????? Po Tezja ta futi nuk u dogj por u poq or Tik Llapa. Turp .
Plehra gazeta vendi eshte mbytur ju merreni me vogelsira. Ndyresira Balluku sot ne mbledhjen e qeverise.
Shhhhhh se po flet Taulant iiiiiiiiiii.
O lapaj,llapaj ,per cfar rri aty e kerkon te besh pulitike ? Per te shtuar rracen tende neper lists? Tani do te fusesh edhe ata qe po behen gati per ne boten tjeter? E kap deputetetllekun kollaj pasi,te paret qe besove ta futen mire e,Te lane me gjisht ne gole! Tani ik andej mos na be me Teatro zhduku rrace e keqe se po qelb dinjane,dhjakonare mender M,,i Thirri mendjes o i marre ,kur sta dhane te tute ,bota o ta fusi me dysh!
Z.Llapaj kerkon ndryshim te Shqiperise kur ajo po ploteson endrren shekullore te Shqiptareve per tu konfirmuar si Europeane? Degjo mer kokeboshi: Ndryshimi me I madh cilsore dhe epokal qe mund ti ndodh Shqiperise eshte futja e saj si anetare e BE. Pas zgjedhjeve lokale te 5 Kryetareve, ku Ustai nongrata e shpetoj bithen duke thene " se Pd nuk mori pjese" ti tashme je thjeshte nje Fatmir Mehdiu nr 2.
Te rrezohet Rama qe te vish ti me Saliun?shit qen e blej kelysh i thone kesaj.
Llapaj eshte nje perpjekje diabolike , nje perpjekje ekzistenciale , e kriminelit komunist , Sali Berisha . Llapain e Kane nxierre si qen aty , e ushqejne dhe e paguajne mire , sigurisht , qe ai te lehe dhe vetem te lehe duke na e bere me dije se Shqiperia eshte " E pushtuar " nga " Alieni " E. Rama , prandaj : Te gjithe me kembe ! ( " Nen komanden e Berishes !" , kete , edhe pse nuk e thote , eshte shume e qarte ) . Njerez , mos I besoni keto patetizma poshteruese prej krimbaceve te Berishes ! Berisha dhe berishizmi eshte kreu I se keqjes 33 vjecare , eshte strumbullari I kesaj ngrehine . Cmontimi I kesaj te keqje , duhet te filloje nga Berisha . Per fat te mire Ajo ka filluar , pavaresisht se mediat tona zjgarravina e propogandjne , e mbajne gjalle me retoriken e tyre te krimbur .
Po si mendon ta rrezoje Ramen ky kokebosh?!. Shko mor ne zgjedhje. Fut edhe dajen, burrin e tezes , dhe Babin tend ne liste dhe e sigurt se ke per te rrezuar Ramen. A ka ndonje me mend ne fis te vet, qe ti flasi ketij budallai, se po behet gazi i botes. Pa le por hap edhe fjale se Edi Rama na i paska propozuar per ta vene zevendes te vet?!.por nuk na paska pranuar se do qe te jete ky KM. Thone se njeriu roit ne trute, por ky mender jush, qe mund ti lexoni keto rjeshta ; paska pjerdhur fare.
O Zot çfarë niveli ky Llapaj!!! A ka lexuar ndonjë libër ndonjëherë ky Llapaj?! Flet si rrugaç rruge, jo si një njeri aspirant për të drejtuar një vënd. Zero nivel intelektual, zero fjalor, zero bashkërendim llogjik te asaj çfarë thotë. Krahasuar 25 vjet më parë, degradim skandaloz i ligjerates dhe oratorise politike! Nivel ordiner!
Nuk krahasohet Qorri me Llapen. Se votoje kurre Qorrin por nuk munde ta baltosesh. Qorri ndjek nje idéologji te gabuar por eshte njeri i lexuar . Llapa eshte débil njeri pa moral pa verbe eshte kopje e keqe Bufit te kenetes. LLapa ne vocabulaire ka vetem 4 fjale ( hajdut , i korruptuar , burge, largohu) me keto kater fjale formone kater fjali dhe i ripersetit. ...
eshte momenti qe te mbeshtetet Arlin Qorri, i vetmi nga partite me program e qendrim te qarte ne mebshteteje te popullit dhe demokracise. Te gjithe drejtuesit e tjere duan t'i vene partite e tyre ne sherbim te Berishes dhe Rames, te cilet bashkjepunojne prej 2008 bashke dhe duan qe me sofizma te tipit Lapaj te vazhdojne ta rjepin rehat kete popull.
Pamvaresisht qe ideologjia e Arlind Qorrit nuk perkon me ideologjine time e them me plot gojen se ai sot eshte politikani me i sinqerte e me serioz nga te gjithe politikanet qe ka sot Shqiperia. Ndersa persa i perket ketij Adriatik Lapajt e them me bindje te plote qe eshte individ euforik e karagjos, genjeshtar e mashtrues, llafazan si gore e delirant, shkurt muhabeti nje kopje e Berishes. Shqiperia ka vuajtur nga njerez te tille dhe prandaj populli i perbuz individe te tille.
Z.Llapaj ju kritikoni z.Qori ,po ju vete jini nje vegel e Berishes per ti nxjerre geshtenjat nga zjarri .Ne keto raste kur i sherben dikujt vetem humbet,sepse o geshtenjat o duart do te digjen.
po si nuk u loth se ngreni. nje mender m m m ky llapa qeni. se eshte ber te trembur. qente qe i ven naten ta ruajn aty ri mos ik se na fike. se nuk kemi me ke te tallemi
ky llapa duket si nxenesi ngeles i arlindit me mir nji hajdut sesa nji hajdut dhe kriminel bashke o llapa , sa te keni saliun aty , edhe 1 vit te rrish n shesh nuk t vjen njeri po ik m mirse po behesh gazi i botes