Jorida Tabaku: Ja pse shqiptarët paguajnë 40% më shtrenjtë për produktet krahasuar me vendet e BE-së

10 Nëntor 2024, 13:10Politika TEMA
Jorida Tabaku: Ja pse shqiptarët paguajnë 40% më shtrenjtë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jordia Tabaku thotë se ka tre arsye pse shqiptarët paguajnë 40% më shtrenjtë për produktet krahasuar me vendet e Bashkimit Europian.

“Ka tre arsye të thjeshta dhe të qarta se pse shqiptarët paguajnë 40% më shtrenjtë për produktet krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, kryesisht për produktet ushqimore.

Arsyeja e parë është taksimi socialist, i cili vendos një taksë të lartë që përfshin akcizën për karburantin, TVSH-në dhe mbështetjen për produktet e shportës.

Arsyeja e dytë lidhet me tregjet e kapura, të cilat kontrollohen nga një numër i vogël kompanish. Ky fakt e bën të pamundur për operatorët e vegjël dhe bizneset e vogla që të hyjnë dhe të konkurrojnë në treg.

Arsyeja e tretë janë të ardhurat e disponueshme, të cilat po bien gjithnjë e më shumë, duke zvogëluar fuqinë blerëse të konsumatorëve. Megjithëse shifrat zyrtare të inflacionit mund të jenë të ulëta, realiteti në xhepat e njerëzve është krejtësisht ndryshe.

Ky është realiteti që duhet të ndryshojmë: shitjet e produkteve me çmime të larta për shkak të tregjeve të kapura, mungesën e konkurrencës dhe kapjen e tregut”, shprehet deputetja e PD.

9 Komente

  1. N
    Nafta

    Shpifse profesioniste. Cili produkt ushqimore qenka 40% me shume ne Evrope se ne Shqiperi? Keta i dine njerezit budallenj. Te gjitha fruta e perimet dhe buka jane me lire ne Shqiperi, shume me lire te pakten 50% me lire. Ato qe jane njesoj si ne BE me cmimet jane ato qe Shqiperia nuk prodhon por duhet ti importoj si oriz, sheqer, makarona, pije e te tjera. Por nuk jane 40% me shtrenjte, jane gati njesoj.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Po si se mbylle ate buçe moj shurre e qelbur , gjithmon te leket e ke mendjen , po jep nje alternative se si mund te behet moj debile se vetem ne nje vrime di ti biesh fyellit .Mjaft se na çave bythen , hajdute , anti shqiptare .

      Përgjigjjuni
      1. d
        drejtesia

        Mblidh moj mendjen se po behesh gaz i botes,po bjen aq poshte sa nuk e kemi imagjinuar! Per nje vend deputete po humb respektin e te gjitheve! Hidhi syte nga Majlinda Bregu,zonje grua qe nuhati se me çfare llumi kish te bente,me inteligjenc ecet perpara jo me uturak dhe domate te fishkur!

        Përgjigjjuni
        1. J
          JONELI

          Pse nuk jep disa shembuj? Apo krahasimet I bënë duke marë parasysh pagën. Po të bësh llogaritje të tilla del se ne duhet të ishim Gjermania, Franca apo Brutania. Mos spekullpo moj ekonomiste! Se nuk janë të gjithë budallenj!

          Përgjigjjuni
          1. .
            .

            Eshte e vertete qe produktet e shportes jane me te larta se ne evrope por kjo nuk eshte per shkak te taksimit socialist por per shakak te monopoleve te tregjeve te kontrolluara nga oligarke te cilet u krijuan dhe u fuqizuan ne kohen e liderit tend. Ti ishe askushi atehere, zevendesja pjeshke e Majlindes dhe pervec ndonje gojoreje te vogel tek tuk nuk para kishe kontakt me vemdimmarresit kryesor te qeverise asokohe. Tani ti prape ate pune ben thjesht gojoret po i ben per vend te sigurt liste deputeti e jo me si krye konkubina e gocave qe conte per pune Majlinda. E dime qe ka probleme por nuk jeni ju me ate malokun gjakatar e te neveritshem qe keni ne krye zgjidhja e problemeve. Me mire ia jap voten atij qe te pallonte ty ne bashki kur ishe zevendese pavaresisht mangesirave ne shumezim.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lulka

              Me genjeshtra moj shpifese kujton se fitoni, paloco se zonje titullin e ke humbur qe kur del e thua genjeshtra

              Përgjigjjuni
              1. N
                Ndoci

                hahahaha..dolen patronazhistet per te mbrojtur qeverine...

                Përgjigjjuni
                1. m
                  mirel

                  Po he mo Ndoci, lere c'thone patronazhistet por ti si Salisumlepires na e thua dot se cili produkt ushqimor ne Shqiperi eshte 40% me shtrenjte se ne Europe?

                  Përgjigjjuni
                2. P
                  Poseidon

                  PO PRA JU TE DJATHTET DONI SOCIALIZEM E KOMUNIZEM,POR NE KAPITALIZEM ,,,KERKESE OFERTA ESHTE RREGULLUESI NUMER NJE DHE JO NDERHYRJET E SHTETIT,SEPSE NUK TE LEJON FONDI MONETAR NDERKOMBETAR DHE BANKA BOTERORE TE NDERHYSH..........

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje