Sali Berisha sulmon drejtësinë amerikane nga ballkoni: Narkoprokurorë që bashkëpunojnë me krimin!

9 Nëntor 2024, 19:53Politika TEMA
Sali Berisha sulmon drejtësinë amerikane nga ballkoni:

Sali Berisha ka mbajtur edhe këtë të shtunë protestën e tij nga ambientet e banesës ku ndodhet nën arrest shtëpie.

Berisha e ka nisur fjalën e tij me një përshëndetje speciale për aleatin e tij, Ilir Metën si dhe ish-deputetin e tij Ervin Salianji, të dy të burgosur.

“Përshëndes në emër tuaj, të demokratëve në mbarë vendin, kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta për qëndresën e tij të pamposhtur në qelitë e narkoregjimit.

Përshëndes nënkryetarin e grupit parlamentar të PD, deputetin guximtar Ervin Salianji që qëndron si luan në burgjet e regjimit dhe që e garantoj se nuk është e largët dita kur vendin e tij ta zënë kriminelët e pushtetit dhe bashkëpunëtorët e tyre”, u shpreh ai.

Berisha hodhi më tej akuza të rënda ndaj prokurorëve amerikanë, duke i quajtur si “narko prokurorë” dhe tha se se 70% e tyre u shkarkuan pas fitores së Donald Trump.

Berisha akuzon drejtësinë dhe Departamentin e Shtetit në SHBA si të kapur nga Geore Soros dhe se si rrjedhojë e kanë shpallur atë “non-grata”. Ai shpreson se kjo do të zhbëhet me ardhjen e Donald Trump në pushtet.

“Miqtë e mi, me këtë rast dua t’u jap një lajm tjetër, se 70 përqind të narkoprokurorëve të Xhorxh Sorosit me datën 5 nëntor, i thanë lamtumirë detyrës.

30 prej tyre u shkarkuan me votë ekzemplare nga qytetarët amerikanë, të tjerët janë shkarkuar për flagranca bashkëpunimi me krimin dhe SHBA shpëtuan nga dhjetëra Dumanër, Kraja, kriminelë, zuzarë të Xhorxh Sorosit që sponsorizonte kriminalitetin dhe krimin, drogën, grabitjet, plaçkitjet me akte të hapura armiqësore, publike ndaj popullit amerikan, rendit, rregullit dhe qetësisë së atij vendi”, deklaroi Berisha.

3 Komente

  1. r
    robi

    Mos ja vini re , eshte ne ekstazi delirante halucionante histerike. Sheh endrra me sy hapur se do riciklohet perseri. Aq sa mund te riciklohet perseri Hu Xhintao 81 vjecar ne Kine mund te riciklohet perseri perbindeshi i molotovit ne Shqiperi, imam haxhi dede sali dumbaba me 40 hajdute.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tetovari2

      Edhe unë kam një lajm të mirë nga Trump për ty!Pasi 70%të "narkoprokurorëve" i shkarkoi,vendosi që Sali nongratës t'ia hjek këtë pusullë pas 70 vitesh!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trimi

        Ky eshte kar me nyje cdo dite nzjerr ndonje gjo te re qe te shpetoj lemure e qelbur prej nje krimineli ordiner

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje