VIDEO/ Berisha “harron” primaret

9 Nëntor 2024, 14:32Politika TEMA
VIDEO/ Berisha “harron” primaret

Kanë mbetur më pak se gjashtë muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ndërsa Berisha ende nuk ka asnjë plan për organizimin e primareve në PD. Në përgjigje të pyetjes gjatë daljes së sotme publike, Berisha nuk dha një datë konkrete: "Koha nxiton, por do të zhvillohen në momentin më oportun. Ne jemi shprehur për primaret, janë mekanizëm themelor dhe do të zbatojmë statutin,” tha Berisha.

Në procesin e zgjedhjeve vendore të vitit 2023, primaret kishin përfunduar rreth 9 muaj para zgjedhjeve. Në atë kohë, Berisha tha: “Përfundimi i primareve dëshmon përpjekjet tona më serioze dhe përpjekjen më serioze që një forcë politike ka bërë ndonjëherë për të respektuar liritë, dinjitetin dhe votën e anëtarëve të vet. Kjo përbën vendosjen e një praktike që ka në themel votën e lirë, të cilën e përdorin partitë më moderne, më demokratike në Europë dhe botë. Kjo praktikë përmbys praktikat e mëparshme të përzgjedhjes dhe përfaqësimit të qeveritarëve qendrorë dhe vendorë të forcave politike."

2 Komente

  1. S
    Shpend

    Mashtruesi non grata , akoma nuk eshte bindur ne se duhen futur ne listen e sigurte beqiri Gaze me tufen e tij . Eshte i bindur se pas zgjedhjeve duan tja dredhin dhe ta bejne lanet . Dhe ka te drejte se Gaze majmuni keshtu eshte shprehur dikur , po Berisha nuk harron kurre .

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Kur do nisi hetimi per pasurine e familjes Berisha?..dhe me kryesorja ajo e EDDrames e Veliaj?...lol===jo, mo jo, po baja shaka....lol

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje