"Jemi në fazë bashkëpunimi me 'Nismën Thurje'", Shabani reagon pas deklaratës së Bashës: Ka zero shanse të jemi bashkë në zgjedhjet e 2025-ës

9 Nëntor 2024, 11:39Politika TEMA
"Jemi në fazë bashkëpunimi me 'Nismën

Kreu i nismës “Thurje”, Endri Shabani ka përgënjeshtruar ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha, i cili tha se janë në fazë të avancuar diskutimi me njëri-tjetrin për bashkëpunim elektoral në zgjedhjet e 2025.

Në një postim në rrjetet sociale, Endri Shabani shkruan se ka zero shanse që “unë apo Nisma Thurje të jemi bashkë me Lulzim Bashën në zgjedhjet e 2025-ës”.

“Ka zero shanse që unë apo Nisma Thurje të jemi bashkë me Lulzim Bashën në zgjedhjet e 2025-ës. Pikë”, shkruan Shabani në postimin e tij.

Kujtojmë se Basha, i ftuar në emisionin ‘Log.’ në News24 mbrëmjen e së premtes, është shprehur se ka individë që besojnë se vendit nuk mund ti mohohet një alternative e vërtetë.

“Me Shabanin dhe aktorë të tjerë politikë jemi në fazë të avancuar të diskutimit të bashkëpunimit elektoral në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ka individë që kanë dhënë kontribut në kohë të vështira të Shqipërisë dhe besojnë se vendit nuk mund ti mohohet një alternative e vërtetë dhe të mbetet në kafazin e zotit Rama dhe kë ai do të ketë përballë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Basha.

7 Komente

  1. Z
    Zgjedhjet e lira

    E ke gabim z. Shabani. Ju duhet te jeni bashke me te gjithe forcat politike qe duan zgjedhje t elira e demokraci te vertetet. Vetem me Berishen dhe lakejt e tij, Noka, Bardhi, Sula, Paloka, Vokshi, e plehra te tjere si Nallbani, qe i shkojne pas, qw djegin karriget e xhaketat, hedhin benzine vetem te fitojne nje vend deputeti mos u bashkoni kurre.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tuttifrutti

      e luli dashka zgjedhje te lira ..........

      Përgjigjjuni
    2. b
      basha ne Burg para Zgjedhjeve

      duke qen se i ka ardhur Fundi jovetem si nji Dordolec ne Politike qe si parazite e qylaxhi ka qen deri me sot, i ka ardhur edhe Fundi ,si nji ishPusht i inkriminuar ne Liri . Nji mbetje Toksike si basha ,kudo qe mund te kapet do ishte Fatale . Dordoleci duhet te shkoje ku ka vendin nji Antishqiptare e Sharlatan

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kosovari PS

        Pergenjeshtron dhe shpif ky plera Basha

        Përgjigjjuni
      2. a
        astrit

        Djale kurajoz! Dhi e zgjebosur e bishtin perpjete!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lule genjeshtari

          Ky genjeshtrar nuk heq dore nga vesi genjeshtres.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dardani i Ri

            Si mund të bashkohet "Thurja" me një njeri të shthurur si Basha? Kush është Basha tani!? Askushi. Ik o Lul, mbathja për Holandë sa nuk je vonë. 14 mln € i more nga Rama për kasollen e vjehrrit në Vlorë. Ik tani, merru me flokët, o infantil.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje